BARTJA E FJALËVE TË HUAJA (EN-NEMIMEH)
Vëllezër të nderuar!
Një prej veseve e hujeve të këqija të cilave duhet t’u ikë muslimani e të ketë kujdes të mos e dëmtojnë me to të tjerët, është bartja e fjalëve të huaja – nemimellëku. All-
Pejgamberi a.s. në një hadith të tij thotë: “Nuk do të hyjë në Xhennet ai që bart fjalë të huaja”. Nga Ibni Abbasi r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. një herë kishte kaluar me shokët e tij pranë dy varreve dhe u kishte thënë atyre: “Këta dy njerëz që janë në këto varre e vuajnë dënimin, e nuk e vuajnë për mëkate të mëdha. Njëri prej tyre ka bartur fjalë të huaja, ndërsa tjetri nuk është ruajtur nga urina”. Nga ky hadith nënkuptojmë se ekziston dënim për njerëzit e këqij edhe në varr bile. Madje dënim për çështje e punë që njerëzit në këtë botë nuk i quajnë aq të mëdha, për mëkate e gjunahe që ata i konsiderojnë të vogla e të parëndësishme.
Në një rast tjetër Pejgamberi a.s. kishte thënë: “A dëshironi t’ju them se cili prej jush është më i prishur?” I janë përgjigjur shokët: “Po, gjithsesi”. Ai u thotë: “Janë ata që bartin fjalët e huaja, ata që i ndajnë njerëzit të cilët duhen për hir të Zotit dhe ata që shpifin kundër të pafajshmëve”.
Bartja e fjalëve të huaja dhe përhapja e tyre në mesin e njerëzve me qëllim të futjes së çrregullimit, përçarjes, grindjes e urrejtjes, është njëra nga vetitë më të këqija të cilat njeriu mund t’i posedojë, ngase kjo nxit huti, i këput lidhjet, mbjell urrejtje, shkatërron bashkësinë, miqtë i shndërron në armiq dhe vëllezërit në të huaj. Ai që e bën këtë është sikurse miza e cila e bart virusin e një sëmundje të rëndë e marramendëse.
Ai në veshët e të cilit arrin bartja e fjalëve të huaja është i obliguar të veprojë si më poshtë:
1. Të mos i besojë atij që i bart ato fjalë, ngase është njeri i pabesueshëm. Për këtë fliste ajeti të cilin e lexuam në fillim të hutbes.
2. Të ndalohet ai që e bën këtë punë, të këshillohet dhe t’i tregohet se kjo që e bën ai është prapësi.
3. Të përbuzet në emër të All-
4. Të mos dyshohet vëllai në mungesë të tij, ngase kjo është gjunah, siç thotë All-
5. Nëse dikush ta sjell një lajm të këtillë nuk duhet të interesohesh në detaje e duke i pyetur njerëzit e tjerë, se vërtet a ka folur dikush kundër meje, sepse Zoti thotë në Kur’an: “...dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-
Hasan el-
All-