TË GJITHA SJELLJET TONA REGJISTROHEN
Për njeriun, i cili është zotëria i dunjasë dhe më i nderuari prej të gjitha krijesave, bota paraqet një vend pushimi disaditësh, sepse është i bindur se kjo botë është e kufizuar dhe se një ditë do t’i vijë fundi dhe se do të dalë përpara All-
“(Mbani mend) se dy marrësit (melekët shkrues të veprave tuaja) marrin (çdo njeri), të vendosur një në të djathtë dhe një në të majtë. Nuk ka fjalë që njeriu ta nxjerrë nga goja e që për të të mos ketë një vëzhgues pranë tij i gatshëm (për ta shënuar atë)” , (Kaf:17-
“Por pa dyshim që mbi ju janë ruajtësit për t’ju vëzhguar juve. (Ata janë) Kiramen Katibin – të nderuarit që shkruajnë – (veprat tuaja)”, (Infitar :10-
Mbasi për këtë mbikëqyrje të veprave e sjelljeve tona na lajmëron All-
Si duket kjo vjen nga mungesa e besimit se Krijuesi ynë mund të na shohë e vrojtojë neve në çdo hap tonin. Pra, nuk besojmë se ky Zot, që na ka krijuar ne në këtë mënyrë e na ka lënë të lirë të veprojmë, mund të shohë çdo imtësi tonën dhe të jetë i informuar po bile edhe për idetë tona që na sillen nëpër mend, e lëre më për ato sjellje e lëvizje që i manifestojmë përjashta dhe që i sheh çdokush. Kurse për këtë shpërfillje e moskujdes, All-
“Apo mos mendojnë se Ne nuk i dëgjojmë të fshehtat e tyre dhe bisedat e tyre të ngushta? (Patjetër që Ne dëgjojmë gjithçka) dhe të dërguarit tanë (melekë të caktuar me përgjegjësi për njerëzit që të shënojnë çdo punë të tyre) janë pranë tyre duke shkruar”, (Zuhruf:80).
“Dhe (kujto) Ditën kur armiqtë e All-
“Sot (Ditën e Gjykimit) Ne ua mbyllim gojët atyre; Neve na flasin duart e tyre, kurse këmbët e tyre dëshmojnë për atë që punuan (në dunja)”, (Jasin:65).
Pra, Ditën e llogarisë, kur ne do të ballafaqohemi me punët e sjelljet tona që i kemi kryer në këtë botë, për mëkatet tona kundër nesh do të flasin vetë gjymtyrët tona me të cilat i kemi kryer ato mëkate, do të flasin pra: veshët tanë, sytë tanë, duart tona, këmbët tona, mbi të gjitha, lëkura jonë që e kaplon gjithë trupin.
E tani, mbasi u informove për këtë të vërtetë të madhe, zotohu se nuk do të bësh mëkat, se nuk do t’i shkelësh porositë e Zotit e të Pejgamberit të Tij, se nuk do t’i shkelësh parimet e përgjithshme njerëzore që janë ruajtur e kultivuar me çmimin më të lartë, pra me jetën e dhënë për to! Zotohu se tani e tutje do ta respektosh Krijuesin tënd, vetveten tënde dhe çdo krijesë tjetër të Zotit! Zotohu se do ta kryesh misionin tënd që e ke mbi supet tua, e që është ‘të jesh rob i përkulur e i përkushtuar i Zotit dhe zëvendës e mëkëmbës i Tij në faqen e dheut’!
Apo mos pret ndonjë ditë më të përshtatshme për këtë zotim e betim?! Apo mos ndoshta edhe s’ke vendosur fare të zotohesh e ta japësh fjalën për pendim e rregullim të vetvetes?!