PUSHIMET DHE ARGËTIMI
„O ju që keni besuar! Kini frikë dhe përkushtim ndaj All-
Vëllezër të nderuar!
Si muslimanë, jemi të obliguar që gjatë gjithë kohës të jemi të përkushtuar e të nënshtruar ndaj All-
Kudo që të shkojmë, kudo që të ndodhemi, duhet ta tregojmë vetveten se cilës fe, cilit sistem i takojmë. Nuk është përkushtim dhe bindje e plotë ndaj All-
Pushimet dhe argëtimi janë pjesë e pandashme e jetës. Muslimani punëtor dhe i përkushtuar, ndjen nevojën që, për t’i realizuar detyrat dhe obligimet të cilat lypen prej tij, të jetë i gjallë, i freskët, i çlodhur e jo si i vdekur, i molisur e i këputur, sepse me këtë rast e humb efikasitetin dhe prodhueshmërinë. Ky njeri i lodhur e i këputur në këtë mënyrë, një ditë nuk do të ketë mundësi t’i shërbejë bile edhe vetvetes, e lëre më të tjerëve. Nga ky aspekt, Islami është për ruajtjen e baraspeshës midis punës dhe pushimit, në mënyrë që të mos teprohet asnjëra, as puna e as pushimi. Ashtu siç kërkohet prej nesh që punën e fitimin ta kemi të ndershëm e hallall, po kështu kërkohet që edhe pushimin dhe kohën e lirë e argëtimin t’i kalojmë me nder e hallall. Pikërisht për këtë Pejgamberi a. s. thotë:
“Shfrytëzoji pesë gjëra para se të të paraqiten pesë të tjera: Shfrytëzoje jetën para vdekjes, shëndetin para sëmundjes, kohën e lirë para se të zihesh me punë, rininë para pleqërisë dhe pasurinë para varfërisë”.
Po mirë, si t’i shfrytëzojmë këto gjëra? Si t’ua shohim hajrin? Si të tjerët? Si jomuslimanët e si jobesimtarët? Si popujt e pakulturuar e primitivë të Afrikës e të viseve të tjera të botës? A do ta kemi shfrytëzuar jetën nëse nuk e dimë përse jetojmë dhe si duhet ta shfrytëzojmë? A do ta kemi shfrytëzuar shëndetin në qoftë se nuk dimë si ta ruajmë e ku ta përdorim? E kemi ruajt apo e kemi shpërdoruar shëndetin me konsumimin e duhanit, të alkoolit, të drogës e të lëndëve të tjera? E kemi shfrytëzuar kohën e lirë në qoftë se atë e kalojmë pa kurrfarë kriteri e rendi, pa mos pasur kujdes për të tjerët, pa mos na prekur se duhet ose jo t’u ndihmojmë të tjerëve? Duhet ose jo t’i vizitojmë të tjerët? Duhet ose jo të lexojmë diçka? Duhet ose jo t’i kundrojmë bukuritë natyrore që i ka dhuruar All-
Prandaj, pushimet verore dhe kohën e lirë ta shfrytëzojmë për t’u çlodhur e për të fituar gjallëri për punë e prodhim e jo për t’u lodhur akoma më tepër! Ta shfrytëzojmë për të mësuar diçka të re e të panjohur e jo për t’i harruar edhe ato që i kemi ditur duke vrapuar pas qejfeve të dunjasë! T’i vizitojmë të afërmit dhe farefisin tonë, t’i pajtojmë e t’i afrojmë ata! Të njoftohemi me njerëz të rinj e me gjenerata të reja sepse ata janë tanët e jo të huajt!
Me një fjalë, kohën e lirë të mos e bëjmë qëllim në vete por si një rrugë për të arritur diçka më të mirë e më të lartë, si një rrugë për ta forcuar vetveten, për ta përsos moralin, për t’u stërvitur në burrëri e seriozitet, për të hapur horizonte të reja pune e diturie dhe kurrsesi të mos ndodhë e kundërta. Sepse muslimanit edhe koha e lirë dhe argëtimi që i kalon brenda suazave dhe kufijve të Islamit do t’i quhet e llogaritet ibadet, adhurim dhe sevab.
All-