Printo!
Kategoria: Hutbet
Lexuar: 1347 herë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Burrëria?

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 



Një prej cilësive me të cilat duhet të karakterizohet morali dhe personaliteti i besimtarit musliman është burrëria. Është një koncept që kohëve të fundit po i zbehet, po madje edhe po i ndërrohet kuptimi me atë të kundërtën e tij. All-llahu xh. sh. në Kur`an thotë:

“Nga besimtarët ka burra që e mbajtën me të vërtetë besën me Allahun, prej tyre disa e plotësuan detyrimin dhe disa po presin akoma, por ata nuk e kanë ndryshuar aspak vendosmërinë (në besën e dhënë All-
llahut)”, (el-Ahzab : 23).Ndërsa në një ajet tjetër thotë: “(Ata janë) Burra të cilët nuk i mashtron as tregtia (shitja) as blerja nga përmendja e All-llahut, nga falja e namazit dhe nga dhënia e zekatit. (Ata) i druhen ditës kur zemrat dhe sytë rrotullohen e do të përmbysen (nga tmerri i ndëshkimit të Ditës së Llogarisë)”, (en-Nur : 37).

Po kështu, edhe Muhammedi a.s. i vetëdijshëm për rëndësinë që ka, i kushtonte një interesim të veçantë burrërisë, e cila do t`a përkrahte dhe forconte atë në misionin me të cilin ishte i ngarkuarJa se si ai i lutej All-
llahut xh.sh.: (“O Zot, forcoje fenë- Islame) me burrin më të dashur tek Ti, Ebu Xhehlin ose Umer ibnu’l- Hattabin.” Përcjellësi i hadithit shton: “Dhe më i dashuri nga të dy tek All-llahu xh.sh., qeUmeri r.a.”, (Tirmidhiu).

Kështu, vetëm pasi ai futet në radhët e besimtarëve u bë e mundur që ata të dilnin e t`a shprehnin haptas besimin e tyre. Abdullah ibni Mes`udi r.a. thotë: “Që nga momenti kur Umeri e përqafoi fenë Islame, ne e ndjenim veten krenarë”,(Bukhariu).

Vetëm me besim të patundur dhe me edukatë të mbarë dhe duke ndjekur shembullin e mirë rrënjoset, pastrohet dhe zhvillohet burrëria e vërtetë.

Tek njerëzit, në përgjithësi, burrëria matet dhe shikohet vetëm nga pamja e jashtme. Nëse ndonjëri është i pashëm, i fortë, pasanik atëherë në sytë e njerëzve paraqet njeriun e mirë, burrin e vërtetë. Por në vlerësimin që i jep feja Islame, burrat e vërtetë janë ata që kryejnë vepra të lëvdueshme dhe që i karakterizon morali (sjellja) e mirë. Ndërsa një njeri po kalonte pranë Pejgamberit a.s., ky i pyeti shokët që kishte pranë:“Ç`mendoni për këtë njeri?” Ata i thanë: “E ka hak (e meriton) të martohet po qe se kërkon, t`i pranohet ndërmjetësimi nëse ndërmjetëson dhe t`i dëgjohet fjala nëse flet”. Pejgamberi a.s. heshti ca çaste. Pas pak pranë tyre kaloi një musliman i varfër. Edhe për këtë Pejgamberi a.s. i pyeti: “Ç`mendoni për këtë njeri?”. I thanë: “Nëse kërkon të martohet nuk e meriton, nëse ndërmjetëson nuk i takon (pranohet) e nëse flet nuk meriton të dëgjohet”. Pejgamberi a.s. tha: “Ky ëshë më i mirë sesa të gjithë ata që mban toka mbi shpinë si puna e atij të parit.”

Burrëria e vërtetë është tek mendimi i drejtë, fjala e mirë, edukata e pastër, përkrahja dhe bashkimi! Burrëria është ajo që bart përgjegjësinë e nështrimit ndaj All-
llahut xh.sh. si dhe këshillimit për hir të Tijin.

Burrëria është forca e fjalës, paraqitja e së vërtetës, tërheqja e vërejtjes nga përçarjet dhe kundërshtimet duke ruajtur gjakftohtësinë dhe zgjuarsinë.

Burra të vërtetë janë ata që flasin drejtë, i mbajnë premtimet dhe qëndrojnë të patundur në rrugën e tyre: “Nga besimtarët ka burra që e mbajtën me të vërtetë besën dhënë All-
llahut”, (el-Ahzab:23).

Nuk janë burra ata të cilët enden pas epsheve të tyre duke u mashtruar nga kjo kënaqësi e përkohshme. Më thoni, pash Zotin, a është burrëri ta tradhtosh gruan tënde apo ta ruash e mbrosh nderin tënd dhe të sajin? A është burrëri të konsumosh pijet alkoolike apo pijet që i ka lejuar All-
llahu xh.sh.? A është burrëri të vjedhësh e plaçkitësh apo të fitosh me djersën tënde hallall? A është burrëri ta rrahësh e nënçmosh atë që e mundën apo t’i ndihmosh e ta udhëzosh atë në të mbarën? A është burrëri të rresh e mashtrosh apo ta flasësh të drejtën e të vërtetën? Mos është burrëri të mendosh vetëm për vetveten apo të jesh zemërgjerë e gjoks hapur për të gjithë? Dhe së fundi, a është burrëri ta dëgjosh shejtanin e mallkuar apo All-llahun Mëshirëplotë, i cili të ka krijuar ty dhe gjithçka tjetër, po edhe shejtanin që po e ndjek ti? 

Me sa shoh, në mesin tonë kohëve të fundit po na paraqiten do burra që askush në histori të tillët s’i ka quajtur burra. Na paraqiten me do punë e sjellje, që thamë, janë të shejtanit, kurse ai vetë ato i quan punë burri. Ka të tillë që kurvërinë e quan burrëri dhe azgënllëk dhe për më tepër mburret me të. Ka të tillë që vjedhjen, rrenën, plaçkitjen, nënçmimin etj. i quan aftësi, zotësi e burrëri që duhet çdokush t’i ketë, sepse ai shejtan njeri dëshiron të ketë shokë si vetveten. Ai zhytet në veprime të ndyta vetëm për hir të asaj që t`i thonë burrë. 

Ku është vallë burrëria e këtij para burrërisë së atij që e ka zemrën tek xhamia, apo atij që e thërret një grua e bukur dhe me pozitë e i thotë asaj: ‘Unë i frikem All-
llahut!’, apo atij që jep sadaka fshehtas, apo atyre që duhen për hir të All-llahut xh.sh.. Pikërisht, këta janë burrat që i ruan All-llahu xh.sh. dhe i strehon ata nën hijen e Arshit të Tij ditën kur s`do të ketë hije tjetër veç hijes së Tij.

Muslimanët i ka edukuar burrëria e vërtetë duke i ngritur ata në lartësi, kjo burrëri që nuk pranon shtrembërim apo shmangie. E keqja më e madhe është që njeriu të dalë nga natyra e tij e vërtetë në të cilën e krijoi All-
llahu xh.sh., e kjo ndodh kur burri preferon të sillet si grua, ndërsa gruaja si burrë.

Sjellje të tilla janë bërthama e së keqes, paralajmërimi i shthurjes së mbarë shoqërisë, pasi tregojnë që natyra e vërtetë e krijesave është përçudnuar dhe shtrembëruar. E gjithë kjo, padyshim, dëmton rëndë sjelljet dhe moralin e bashkësisë muslimane. Për këtë, Pejgamberi a.s. i ka mallkuar ata burra që u ngjasojnë grave si dhe ato gra që u ngjasojnë burrave. (Bukhariu).

Disa metoda edukative sterile e të huazuara i kanë çuar disa nga bijtë e muslimanëve deri në atë shkallë saqë ata të mos njohin detyrimet që kanë burrat, e nëse i mësojnë e kanë të pamundur t`ua japin hakun atyre ashtu siç duhet. Ky është rezultati i projektit të studiuar që ka për qëllim përzierjen e dy gjinive (femra me meshkuj) që kështu detyrimet fetare të cilat i veçojnë burrat nga gratë të mos gjejnë vend për t`u zbatuar.

E kur vetitë e burrërisë humbasin si pasojë e krimit që ia bëjnë njerëzit vetvetes, shoqërinë do t`a kaplojë shthurja, familja do t`a humbasë rolin dhe rëndësinë e saj, ndërsa muslimanët do t`i përfshijë poshtërimi dhe përçmimi. All-
llahu xh.sh. thotë: “Burrat janë mbrojtësit dhe mbajtësit e grave, sepse Allahu e ka krijuar njërën palë prej tyre të shquhet mbi tjetrën…”, (En-
Nisa : 34).