BRENGAT DHE VËSHTIRËSITË E JETËS
All-
Te njeriu i kohës së sotme vërehet një ngarendje e madhe pas sigurimit të pasurisë së kësaj bote, të cilën botë sikur po e kupton si të vetmen botë pas së cilës nuk ka Ahiret. Tek ai vërehet një brengë dhe shqetësim i madh për ta siguruar lumturinë e kësaj jete. Atë e shohim të depresionuar, të molisur e të lodhur fare nga gajlet e jetës, nga gajlet e fitimit dhe shtimit të pasurisë dhe nga garat e pamëshirshme që bëhen në këtë drejtim. Përfundimisht atë e shohim te mjeku, te psikiatri ose në spitalin e të çmendurve.
Përderisa shumica e makinave kanë nevojë për vaj, për ta zbutur fërkimin e pjesëve të tyre e për ta mbajtur atë të padëmtuar, edhe trupi e shpirti i njeriut kanë nevojë për një lloj vaji, i cili do ta zbutë fërkimin e ashpër midis njeriut dhe realitetit që e rrethon.
Një mjek i quajtur Harldson Habin thotë: “Kam studiuar 176 raste të njerëzve të punësuar të moshës 44 vjeçare dhe kam konstatuar se më tepër se 1/3 prej tyre vuan prej njërës nga këto tri sëmundje të shkaktuara prej shqetësimit dhe depresionit nervor, e ato janë: çrregullimi i ritmit të zemrës, të thatët në lukth dhe shtypja e gjakut”. Tani po pyes: a është ky çmimi i suksesit, që gjithsesi duhet ta paguajmë?A quhet sukses realizimi i një qëllimi duke fituar të thatët ose sëmundjen e zemrës? Ç’të duhet kjo dunja me zemër të sëmurë e me të thatë në bark? Sikur dikush ta kishte gjithë dunjanë në dorë, përsëri do të flinte në një krevat dhe do të hante e pinte aq sa ka nevojë e mundësi, aspak më tepër.
Një psikolog tjetër shkruan: “37 vjet kam jetuar në Nju Jork dhe asnjëherë askush nuk më trokiti në derë e të më paralajmëronte për sëmundjen e quajtur shqetësim e depresion, që është një sëmundje që për këto 37 vjet ka shkaktuar dëm 10 mijë herë më tepër sesa fruthi”.
Në dritën e këtyre rasteve të hidhura që sot po e mbështjellin dhe kaplojnë jetën e njeriut modern, dëshiroj t’i përmend disa fjalë të All-
Mu’min (besimtar) i vërtetë është ai që beson se All-
Dashuria ndaj pasurisë krijon një lakmi aq të fortë sa mund të shkaktojë edhe çrregullimin e vetëdijes e të organizmit. Një psikolog thotë: “Është fakt i pamohueshëm rasti se kur në bursën e aksioneve bien çmimet, te aksionarët rritet sasia e sheqerit në gjak dhe urinë”.
A ka ilaç më të mirë për këtë sëmundje sesa fjala e Pejgamberit a.s., kur thotë: “Vërtet që pasuria e kësaj bote është e bukur dhe e ëmbël. Ajo do të jetë e bereqetshme dhe e bekuar për atë që e fiton me zemërgjerësi dhe me duar bujare, kurse e mjerueshme dhe e pabereqetshme për atë që e fiton vetëm për ngritjen personale dhe ky do të jetë sikur ai që ha vazhdimisht e nuk ngopet dot”.
Në një rast tjetër ai thotë: “O njerëz! Zenginllëku nuk vjen prej pasurisë së madhe e të tepërt, por prej zenginllëkut të zemrës. Vërtet All-
Në këto dhe në shumë hadithe të tjera të Muhammedit a.s flitet për këtë lloj kënaqësie – pra të pajtohesh me atë që ke – si burim i lumturisë dhe i kënaqësisë. Me këto Pejgamberi a.s. nuk nënkupton gjë tjetër pos kontrollimit të përpjekjeve gjatë kërkimit të nafakës dhe qortimit të dëshirave të pafund, të cilat mund të bëhen shkak për krijimin e armiqësive e të ligave të shumta individuale e shoqërore. Kjo, kurrsesi nuk nënkupton ndejën duarkryq dhe pritjen e nafakës të bjerë nga qielli, por fitimin e pasurisë në mënyrë të ndershme e hallall dhe harxhimin e saj po në këtë mënyrë.
Ebu Seid el-
Dikush mund të kujtojë se duaja (lutja) është një qëndrim negativ ndaj jetës, sipas tyre duaja thjesht është një paraqitje e nevojave dhe pritje që ato të realizohen vetvetiu!
Në qoftë se duaja fiton këtë kuptim, atëherë ajo nuk është gjë tjetër pos paraqitje e nevojave dhe pritje që ato të realizohen nga një e nesërme e panjohur. Një dua e tillë është e pakuptimtë dhe nuk ka kurrfarë vlere tek All-