TË JESH MBJELLËS I SË MIRËS APO I SË KEQES
Kush vjen me një (punë) të mirë, ai (në ditën e Gjykimit) shpërblehet dhjetëfish, e kush vjen me (vepër) të keqe, ai ndëshkohet vetëm për të. Atyre nuk u bëhet e padrejtë“ (el-
Vëllezër të nderuar!
Të shtunën e kaluar kemi hyrë në muajin Sha’ban, që është muaji për të cilin Pejgamberi a.s. thoshte se ishte muaji i tij, dhe dalëngadalë i afrohemi muajit të shenjtë të Ramazanit për të cilin Pjgamberi a.s. thoshte se ishte muaji i ummetit të tij.
Edhe pse gjendemi në muajt e bekuar kur All-
Çka është më e keqja, sot shumë muslimanë po garojnë se cili do të bëjë më tepër gjynah, cili do të pijë më tepër alkool, cili do të bëjë më tepër zina, cili do të tradhtojë më tepër, cili do të vjedhë më tepër...Bile mundohen të garojnë edhe në atë se kush do të zbulojë e shpikë ndonjë mëkat të ri, me të cilin pastaj do të mburren e krenohen. Ata në vend që të mbjellin një punë të mirë, të mbarë e të dobishme për popullin e vet, që të mund pastaj për חdo të mirë të fitojnë nga dhjetë sevape – siח thoshte ajeti në fillim të hutbes, ata shkojnë e mbjellin punë e sjellje të këqija me të cilat mundohen që, duke dashur të përfitojnë vetë, t’i mashtrojnë sidomos të rinjtë me sendet që All-
Një prej këtyre garave të fëlliqta që sot po bëhet këtu në këtë mes ku jetojmë, është edhe hapja e njëpasnjëshme e lokaleve kinse për pushim, por në të cilat po mbillet fara e së keqes, ku me të madhe konsumohet alkooli e me të madhe po ekspozohen femrat e ardhura ose të sjella nga Evropa Lindore, me חka atyre të rinjve që i vizitojnë ato lokale tërthorazi u imponohet ideja kinse vetëm ato janë të bukura, se vetëm me të tillat mund të jetohet dhe të cilëve u ftohet jeta e tyre familjare, bashkëshortore... Pronarët e atyre lokaleve, me qëllim që t’i mbushin xhepat e vet, mundohen t’i mashtrojnë të rinjtë e t’ua lajnë trutë duke u sjellë shërbyese të zhveshura thuajse lakuriq. Le të thotë ndonjëri pronar i këtyre lokaleve, se ato i ka sjellë për diחka tjetër, e jo për ta mbushur qesen e vet! Le të thonë se nuk janë shkaktarë për shkatërrimin e familjeve të tëra shqiptare! Le të thonë se nuk janë shkaktarë për shkurorëzimet në rritje e sipër që po kryhen te të rinjtë kurbetqarë, me garën që ia bëjnë njëri-
Një gjë duhet ta dimë qartë, se All-
Në një shoqëri ku kryhen të këqijat e gjynahet dhe me gjithë fuqinë që e ka ajo shoqëri për t’i ndaluar ato, rri duarkryq e nuk ndërhyn, shpejt vjen koha kur Zoti do t’i dënojë të gjithë ata së bashku (edhe të mirët edhe të këqijtë)!”.
Për njerëzit që nuk ia kanë frikën dënimit të All-
Sa janë përgjegjës ata që i kryejnë gjynahet e të ligat, po aq janë përgjegjës edhe ata që bëhen shkaktarë për punimin dhe përhapjen e atyre gjynaheve e të ligave. Pejgamberi a.s. thotë: “Në Islam, kush hap një rrugë të hajrit, ai do të ketë shpërblimin që do ta kryejë vetë dhe shpërblimin e atyre që do të shkojnë asaj rruge pas tij; kurse kush e hap një rrugë të sherrit (të së keqes), ai do ta ketë dënimin e punës që e kryen vetë dhe dënimin e gjithë atyre që do të ecin asaj rruge të keqe që e ka trasuar ky, pa mos iu pakësuar asnjërit as shpërblimi e as dënimi”.
Duke qenë se jemi në muajt e bekuar, shpresoj që këto të vërteta do të kuptohen sinqerisht e do të vihen në praktikë duke u penduar për gabimet që i bëjmë e duke kërkuar falje me gjithë mend që të mund Zoti të na i pranojë ato e ta gjejmë shpëtimin dhe lumturinë në këtë dhe në botën tjetër.
Zoti na mbarësoftë në rrugën e drejtë e na faltë gabimet, sepse vetëm Ai mund të na falë! AMIN!