Printo!
Kategoria: Hutbet
Lexuar: 1247 herë

 

NË PRITJE TË RAMAZANIT

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


 

„Muaji i Ramazanit është muaji në të cilin (filloi) të zbresë Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i së vërtetës nga e pavërteta).. All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim...” (el-Bekara:185).

Vëllezër të nderuar!

Jemi në pritje të muajit të bekuar të Ramazanit, i cili fillon ditën e hënë, pra me 01 shtator 2008. Të dielën do ta falim namazin e parë të teravisë, kurse atë natë do ta bëjmë edhe syfyrin e parë.

Ramazani është muaji në të cilin Muhammedit a.s. ka filluar t’i shpallet Kur’ani derisa ai ishte në shpellën Hira, është muaji në të cilin është zhvilluar lufta e parë për ngritjen e fesë së Zotit dhe për mbrojtjen e jetës dhe identitetit të muslimanëve-
 pra lufta e Bedrit, është muaji në të cilin gjendet një natë që është më e vlefshme se njëmijë muaj dhe së fundi është muaji gjatë të cilit muslimanët e shëndoshë fizikisht dhe ata që janë në vendlindje apo të vendosur për gjatë kohë në një vend janë të obliguar ta kryejnë kushtin e tretë të fesë islame, që është agjërimi.

Kur afrohej muaji i Ramazanit, Pejgamberi a. s. përgatitej në të gjitha aspektet: agjëronte shumë ditë në muajin Shaban, shumë net të tij i kalonte me ibadet, u fliste shokëve të vet për vlerën e muajit të Ramazanit etj. Kështu nga Selman Farisiu transmetohet se: “Pejgamberi a. s. ditën e fundit të muajit Shaban ka mbajtur një fjalim duke thënë: ‘O njerëz, jeni në prag të një muaji të madh e të bekuar. Është muaji në të cilin gjendet një natë më e vlefshme se njëmijë muaj. All-
llahu në ditët e këtij muaji e ka bërë farz agjërimin, kurse netët të kalohen me ibadet nafile. Kushdo që në këtë muaj bën ndonjë punë të mirë ( ibadet nafile), do t’i llogaritet sikur të ketë kryer një farz jashtë muajit të Ramazanit. Kushdo që e kryen ndonjë farz gjatë Ramazanit, do t’i llogaritet sikur të ketë kryer 70 farze jashtë Ramazanit. Ky është muaji i sabrit, kurse sevapi për sabrin është Xhenneti. Është muaji i ndihmës reciproke të muslimanëve, muaji i shtimit dhe rritjes së rizkut (bereqetit) të muslimanëve. Gjatë Ramazanit në veçanti të keni kujdes për katër gjëra: me dy prej tyre do ta kënaqni Zotin tuaj, kurse dy të tjerat janë për ju. Dy gjërat me të cilat ju e kënaqni Zotin tuaj janë: Shehadeti (deklarimi) se s’ka zot tjetër përveç All-llahut dhe t’i kërkoni falje (për gjynahet tuaja). Kurse dy gjërat për të cilat ju keni nevojë janë: t’i luteni Al-llahut t’ju japë Xhennetin dhe të kërkoni prej Tij të mos ju dënojë me zjarr Xhehennemi”.

Në një hadith tjetër Pejgamberi a. s. ka thënë: “Sikur ta dinin njerëzit se çfarë të mirash sjell Ramazani, do të kishin dëshiruar që i gjithë viti të ishte Ramazan. Në dhjetë ditët e para të këtij muaji All-
llahu xh. sh. e lëshon rahmetin ( mëshirën) e Vet mbi njerëzit, në dhjetë ditët e mesme All-llahu xh. sh. ua fal gjynahet robërve të Tij, kurse në dhjetë ditët e fundit All-llahu xh. sh. i fal edhe ata që e kanë merituar dënimin me zjarr Xhehennemi”.

Ta presim, pra, këtë mysafir të Zotit me të gjitha bekimet e bereqetet që i sjell me vete dhe ta përcjellim të falur prej gjynaheve e gabimeve tona që aq shumë na rëndojnë qafën. All-
llahu xh. sh. na dhëntë jetë e shëndet që këtë Ramazan ta fillojmë e mbarojmë ashtu siç e lyp prej nesh All-llahu xh. sh. dhe ashtu si na mëson Pejgamberi a. s.! AMIN!