SËMUNDJA E ZEMRËS

 


 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Vëllezër të nderuar!

Vazhdojmë me serinë e hutbeve ku i trajtojmë sëmundjet e zemrës dhe rrugët për shërimin e saj. Nuk kemi për qëllim shërimin e organit të vogël e të rrumbullakët që gjendet në gjoksin e njeriut, sepse me të drejtpërdrejtë merret një shkencë e quajtur kardiologji, porse kemi parasysh atë që e quajmë shpirt, frymë, ego, mendje, vetëdije etj., pra botën e brendshme të njeriut.

Që të mund trupin, dorën, këmbën, syrin dhe organet tjera t’i kemi të shëndosha, duhet që secila prej këtyre organeve ta bëjë punën për të cilën edhe është krijuar. Që të mund zemra të jetë e shëndoshë sikurse këmba që ec mirë dhe syri që sheh mirë, duhet që asaj t’i vijë lehtë dhe ta dojë bëjë punën për çka është krijuar. Kurse zemra këtë e arrin nëpërmjet dy sendeve: vullnetit dhe fuqisë.

Me anë të vullnetit ajo nuk do asgjë më tepër sesa All-
llahun xh.sh. Sepse, ashtu si gjella që është ushqim i trupit, edhe njohja dhe dashuria ndaj Zotit është ushqim i shpirtit. Një trup që nuk dëshiron të hajë gjellë ose që pak dëshiron të hajë, ai trup është i sëmurë. Po kështu, edhe një zemër që nuk bart dashurinë ndaj All-llahut ose që pak e bart, edhe ajo është e sëmurë. All-llahu xh.sh., në ajetin të cilin e lexuam në fillim të hutbes, thotë: „Thuaj (o Pejgamber): Në qoftë se baballarët tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e keni fituar, tregtia që frikoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se All-llahu, se pejgamberi i Tij, atëherë pritni derisa All-llahu të sjellë vendimin (dënimin) e Tij. All-llahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur“ (et-Teubeh:24).

Me anë të fuqisë zemrës i vjen lehtë dhe kollaj t’i realizojë e t’i çojë në vend urdhrat e All-
llahut xh.sh. Për t’iu bindur këtyre urdhrave, kësaj zemre të shëndoshë nuk i duhet detyrim nga jashtë. Përkundrazi, asaj zemre i vjen lezet dhe qetësohet kur ta dëgjojë urdhrin dhe porosinë e All-llahut xh.sh. Prandaj edhe Pejgamberi a.s., që kishte zemrën më se të shëndoshë në një hadith të tijin thotë: “Qetësinë dhe lezetin e zemrës sime e ndjej në namaz” (pra, në atë që më ka urdhëruar Zoti).

Njeriu që me zemrën e tij nuk e do Zotin më shumë se gjithçka dhe që me qetësi nuk mund t’i kryejë urdhrat e Zotit, ai ka zemër të sëmurë. Ai duhet të mundohet ta shëndoshe atë. Herë-
herë njeriu mendon se i ka këto cilësi të mira të zemrës, mirëpo ai mashtrohet, sepse shpeshherë ai vetë nuk mund t’i shohë të metat e shpirtit të vet.

Njeriu, të metat dhe mangësitë e tij mund t’i njohë nëpërmjet 4 rrugëve:

1. Duke lexuar me vëmendje të plotë Kur’anin a.sh. dhe fjalët e Pejgamberit a.s., sepse ata janë mësuesit dhe këshilluesit më të mirë për zemrën e njeriut.

2. Duke e marrë për shok e mik një njeri shpirtbutë e të këndshëm. Sepse kur ky të bëjë një punë të pahijshme, ai nuk ia mbulon apo nuk ia zmadhon atë, porse ia thotë në fytyrë se ka bërë punë të pahijshme. Me këtë ai i përmirëson sjelljet e veta të pahijshme. Davud et-
Taiun (një musliman alim dhe shpirtpastër) e kanë pyetur: “Pse nuk shoqërohesh me njerëzit?” Ai është përgjigjur: “Çka të bëj me shoqërimin e njerëzve të cilët të metat dhe mangësitë e mia i fshehin prej meje?!” (Pra, nuk m’i tregojnë gabimet që të mund t’i përmirësoj ato).

3. Duke i dëgjuar fjalët dhe qortimet që i thonë armiqtë e tij. Sepse armiku i shikon vetëm të metat dhe mangësitë. Edhe pse në të vërtetë armiku shpeshherë i zmadhon punët, mirëpo ka shumë gjëra të vërteta e të sakta në fjalët e tij.

4. Duke i shikuar punët e pahijshme të të tjerëve dhe duke u larguar prej atyre sjelljeve me mendimin se mund edhe unë t’i kem ato. E kanë pyetur Isain a.s.: “Nga e mësove këtë sjellje të hijshme dhe fisnike?” Ai u është përgjigjur: “Prej askujt. Vetëm duke u larguar prej punëve të këqija e të shëmtuara që i bënin të tjerët”.

All-
llahu na ruajttë prej të ligave dhe na e begatoftë zemrën me dashuri ndaj Tij dhe pejgamberit e fesë së Tij! AMIN!