GJASHTË DITËT E SHEVVALIT



 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Vëllezër të nderuar!

Sot janë mbushur 4 ditë që nga përfundimi i muajit të bekuar të Ramazanit dhe që kur po e festojmë gëzimin tonë të madh, Fitër Bajramin. Është kjo një festë që vjen menjëherë mbas kryerjes me sukses të një ibadeti të madh fetar, që është agjërimi. E si të mos gëzohet besimtari agjërues dhe i përkulshëm i Zotit, kur drejtpërdrejtë për të All-
llahu xh.sh. thotë në ajetin e Kur’anit fisnik që e lexuam në fillim të hutbes:

“All-
llahu bleu prej besimtarëve shpirtrat dhe pasurinë e tyre me Xhennet... (Xhennetlinj janë) ata që pendohen, që sinqerisht bëjnë ibadet, që falënderojnë, që agjërojnë, që bien në ruqu e në sexhde, që urdhërojnë për të mira e ndalojnë nga të këqijat dhe ata që i ruajnë kufijtë (porositë) e All-llahut. Pra, përgëzoji (jepu myzhde) besimtarëve!” (et-Teubeh:111-112).

Rëndësia e kësaj dite të madhe festive shihet edhe nga ndalesa e të agjëruarit që e ka sjellë Islami për ditën e parë të Bajramit. Kjo duhet të jetë një ditë që duhet të shijohen të mirat dhe begatitë e All-
llahut xh.sh. dhënë njerëzimit, edhe atë në mënyrë të përbashkët e vëllazërore me gjithë muslimanët.

Mirëpo, kjo gjithsesi se nuk nënkupton edhe mbarimin e të gjitha punëve e detyrave që njeriu i ka ndaj vetvetes, ndaj të tjerëve e ndaj Zotit. Besimtari i sinqertë duhet të jetë mbushur me plot energji e entuziazëm ndaj punëve të fesë, ngase ka dalë prej agjërimit i freskuar e i ripërtërirë si në aspektin fizik ashtu edhe në atë shpirtëror. Dhe kjo gjithsesi nuk do ta lërë këtë musliman ashtu të ngathët e të mbushur me krenari e vetëbindje se ja, unë mbarova me këto punët e fesë dhe insha’allah takohem me xhaminë e me fenë në Ramazanin e vitit të ardhshëm. Jo. Muslimani nuk është musliman vetëm një muaj, ai nuk është njeri e rob vetëm një muaj, e që pastaj të pavarësohet prej Zotit, të mos ketë nevojë për fe e Zot dhe të jetë i vetëmjaftueshëm. Ai vazhdon edhe më tej të ketë nevojë për Zotin dhe fenë e Tij.

Andaj, si një vazhdimësi e ibadetit të madh të agjërimit, Pejgamberi a.s. na ka lajmëruar se për ta shpërndarë efektin e Ramazanit në tërë vitin që pason, është mirë të agjërohen edhe 6 (gjashtë) ditë të muajit Shevval, në të cilin gjendemi tani, e që vjen menjëherë mbas muajit të Ramazanit. Në një hadith të tij, ai thotë: „Kush e agjëron muajin e Ramazanit dhe atij ia bashkëngjit edhe 6 ditë të Shevvalit, do t’i llogaritet sikur të kishte agjëruar tërë vitin”.

A ka më mirë se gjithë vitin të jesh i përkulur ndaj Zotit tënd, gjithë vitin të jesh musliman, gjithë vitin ta ndiesh nevojën për Zotin e që Ai Zot gjatë gjithë vitit të të ketë nën kujdesin dhe mëshirën e Vet?

Si mund që 30 ditë të Ramazanit plus 6 të Shevvalit të llogariten sa një vit i plotë?

Në një hadith që e transmeton Theubani, thuhet: “Agjërimi i muajit të Ramazanit vlen sa 10 muaj, kurse 6 ditët e Shevvalit sa 2 muaj. Këto gjithsej bëjnë 12 muaj”.

Kjo mbështetet në fjalën e vërtetë e të saktë të cilën e ka thënë Vetë All-
llahu xh.sh. në Kur’an: “Kush vjen me një (punë) të mirë, ai (në ditën e gjykimit) shpërblehet dhjetë fish...” (el-En’am:160). Që do të thotë se 30 ditë të Ramazanit nga 10 fish është e barabartë me 300, kurse 6 ditë të Shevvalit gjithashtu nga 10 fish është e barabartë me 60, që gjithsej bëjnë 360 ditë, pra një vit të plotë.

Është mirë që këto 6 ditë të Shevvalit të agjërohen menjëherë mbas ditës së parë të Bajramit, por ka mundësi që ato të agjërohen edhe veח e veח, ose nga dy ditë për secilën javë.

All-
llahu xh.sh. mos e ndaltë mëshirën dhe dhembshurinë e Vet ndaj nesh dhe na bëftë prej robërve të Tij që gjatë gjithë jetës sonë ta njohim Atë si Zot e t’i përkulemi Atij, ashtu siח e meriton. AMIN!