Printo!
Kategoria: Hutbet
Lexuar: 2849 herë

 

PËRGOJIMI – GIBETI


 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Vëllezër të nderuar!

Njëra prej veseve të këqija e të padëshirueshme që mund ta ketë njeriu është përgojimi (gibeti). Sqarimin më të mirë të fjalës gibet (përgojim) e bën vetë Muhammedi a.s. në një hadith që e transmeton Ebu Hurejreja:

“Pejgamberi a.s. një herë i kishte pyetur shokët e vet: ‘A e dini se ח’është përgojimi (gibeti)?’. Dikush tha: ‘All-
llahu dhe Pejgamberi i Tij këtë e dinë më së miri’. Pas חka ai deklaroi: ‘T’a përmendësh vëllanë tënd me një gjë që ai nuk e dëshiron’, Dikush tha: ‘Po חka nëse ai e ka atë që ia themi?’ Pejgamberi a.s. i tha: ‘Nëse ia thua atë që ai vetëm se e ka, ke bërë gibet. E nëse nuk e ka atë që ia thua, atëherë ke bë biftan (shpifje, i ke ngjitur një gjë që s’e ka, që është më e rëndë se gibeti)’”.

Për peshën që e ka ky ves i keq flet shumë rëndë edhe vetë Kur’ani a.sh.. Në suren el-
Huxhurat, ajeti 12, të cilin e lexuam në fillim të hutbes, All-llahu xh.sh. thotë: “O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit dhe mos përgojoni njëri-tjetrin! A mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Këtë, pra, e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i All-llahut, e All-llahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin (teuben)”.

“Mos përgojoni njëri-
tjetrin!” është urdhër i prerë i All-
llahut xh.sh. dhe njëkohësisht është një gjë shumë e pistë dhe e fëlliqur sikur të hash mishin e vëllait tënd të vdekur. Sa trishton njeriu nga ngrënia e mishit të njeriut të vdekur, po aq duhet të trishtojë edhe nga përgojimi, sepse ai po e merr nëpër gojë, po e përtyp në gojë një fjalë shumë të fëlliqtë sa mishi i njeriut të vdekur. Ndërkaq edhe vetë njeriu me nderin e tij edhe mishi i tij janë të shenjta e të paprekshme dhe është gjynah të lëndohet nderi dhe mishi i tij.

Hulumtimi i të metave dhe mangësive të njerëzve me qëllim që t’u tregohen njerëzve të tjerë dhe këto fjalë pastaj të bëhen ushqim muhabetesh e bisedash nëpër ndeje e kafene, është gjë e patolerueshme dhe është sulm direkt ndaj së drejtës elementare të njeriut, që është ruajtja e nderit dhe e personalitetit individual.

Aisheja r.a. transmeton se një herë i ka thënë Pejgamberit a.s.: “Çka të duhet Safija e tillë siח është?” (Me këtë ka dashur të thotë: ‘Safija trupshkurtër’). Pejgamberi a.s. atëherë i thotë Aishes: “Ke thënë një fjalë të madhe e cila do ta hidhëronte edhe detin, sikur ta përzieje me të” (Pra, sikur këtë fjalë t’ia kishe thënë Safijes dhe detit, jo vetëm Safija po edhe deti do të ishte hidhëruar).

Sa ka gjunah njeriu i cili i merr të tjerët nëpër gojë, po aq ka gjunah edhe ai që e dëgjon dhe nuk ndërhyn ta pengojë përgojuesin. Pejgamberi a.s. në një hadith thotë: “Përgojuesi dhe ai që e dëgjon përgojuesin janë shokë të barabartë në gjunah!”

Vëlla i dashur dije se, nëse ky shoku yt tani po e merr nëpër gojë një njeri tjetër, kur do të jetë me një tjetër në bisedë, do të të marrë nëpër gojë edhe ty. Atë që tani ia bën dikujt tjetër, herën tjetër do të ta bëjë ty.

All-
llahu na ruajttë prej këtyre të ligave dhe na begatoftë me virtytet e vlerat më të larta! AMIN!