Menyja kryesore
Xhamia jonė
Bashkėsia Islame Shqiptare "Hėna e Re" nė Kreuzlingen tė Zvicrės
Qyteti i Kreuzlingenit shtrihet nė verilindje tė Zvicrės, nė kufi me Gjermaninė, buzė liqenit Boden, dhe bashkė me qytetin gjerman tė Konstanzės pėrbėn njė aglomerat prej afro 100 000 banorėsh. Nga aspekti administrativ Kreuzlingeni bėn pjesė nė kantonin Thurgau (TG), njėri prej 26 kantoneve sa ka krejt Zvicra. Ėshtė formuar me njėsimin e vendbanimeve Kreuzlingen-Egelshofen me Kurzrickenbachun (1927) dhe me Emmishofen (1928). Nė vitin 1947 Kreuzlingeni bėhet qytet (me mbi 10 000 banorė). Nė fund tė janarit 2005 Kreuzlingeni ka numėruar 17 565 banorė, 44.7 % e tė cilėve (7 858) janė me origjinė tė huaj. Ēdo i shtati banor (2 590 persona) posedon pasaportė gjermane. Qyteti ka njė sipėrfaqe prej 11.79 km². ( mė tepėr)
Xhamia "Hėna e Re" nė Kreuzlingen (fillimisht Shoqata "Hėna e Re") bėn pjesė ndėr xhamitė e para shqiptare qė janė hapur nė Zvicėr. Zyrtarisht ėshtė hapur mė 1 janar 1993, fillimisht nė njė hapėsirė prej afro 82 m² nė njė sallė tė ndėrtesės sė Vėllezėrve Hager nė Kirchstrasse 5 f. Brenda tė njėjtit vit, bashkė me faltoren, me pėrpjekjet dhe flijimet mė tė mėdha tė xhematit tė kėsaj Xhamie akomodohet edhe njė hapėsirė prej afro 32 m² si ēajtore e Xhamisė, e cila asokohe kishte edhe zyrėn e saj prej 8 m². Nė mesin e nėnshkruesve tė kontratės sė parė tė qirasė sė kėtij objekti figurojnė emrat e z. Servet Qazimit-kryetar, z. Imer Mislimit dhe z. Besir Ziberit - anėtarė kryesie.
Nė krye tė dy viteve kjo hapėsirė fillon tė mos i plotėsojė nevojat e xhematit, pas ēka ngjitas me kėtė objekt, merret me qira edhe njė pjesė e konsiderueshme prej afro 100 m², brenda sė cilės krijohet edhe klasa pėr mėsimin fetar tė fėmijėve shqiptarė, me ēka kjo xhami kishte njė hapėsirė prej afro 215 m².
Sot ky institucion fetar quhet Bashkėsia Islame Shqiptare "Hėna e Re" dhe ka Statutin e saj, kryesinė e xhematit prej nėntė anėtarėsh, imamin e rregullt, mr. Rejhan Nezirin si dhe njė numėr prej 264 anėtarėsh tė rregullt. Struktura aktuale e kryesisė sė kėsaj xhamie ėshtė si vijon, kliko kėtu.
Juridikisht, por jo edhe financiarisht, kjo Bashkėsi, pėrmes Kėshillit Koordinues tė Bashkėsive Islame tė vendlindjes me seli nė Zürich, vepron nė kuadėr tė aktiviteteve tė pėrgjithshme tė Bashkėsisė Fetare Islame tė Republikės sė Maqedonisė dhe kultivon marrėdhėnie tė ngushta me Bashkėsinė Islame tė Kosovės. Ajo, nė tė njėjtėn kohė ėshtė edhe anėtare e Lidhjes sė Bashkėsive Islame tė Zvicrės Lindore dhe Principatės sė Lihtenshtajnit, shkurt e njohur me emrin DIGO.
Aktivitetet: Pėrpos 5 namazeve ditore, xhumasė e bajrameve, nė kėtė xhami mbahen edhe njė sėrė ligjėratash e takimesh me xhemate tė moshave tė ndryshme. Pos ligjėratės sė zakontė qė mbahet para namazit tė xhumasė; tė shtunave mbas namazit tė jacisė mbahen takime me tė rinjtė ku diskutohen tema fetare tė cilat zgjidhen sipas kėrkesės sė vetė tė rinjve; tė dielave pas namazit tė drekės sėrish vijojnė ligjėratat fetare pėr tė rritur. Pėr ēdo ditė brenda javės, zakonisht pas namazit tė jacisė, zhvillohet mėsim fetar pėr tė rritur, ku mėsohet leximi i Kur'anit. Njė herė nė muaj, tė dielave pas namazit tė drekės, mbahet nga njė ligjėratė enkas pėr gratė nga mual-limja Ibadet Neziri. E njėjta zhvillon mėsimin e Kur'anit pėr gratė muslimane tė martave e tė dielave nė klasėn e xhamisė. Mėsimi fetar pėr fėmijėt mbahet nė klasėn e xhamisė ( Mekteb ) ditėve tė mėrkura pas dite dhe tė shtunave e tė dielave para dite. Momentalisht kėtė mėsim janė duke e ndjekur afro 80 nxėnės, djem dhe vajza. Ata janė tė ndarė nė gjashtė grupe, sipas gjinisė dhe moshės sė tyre. Nė shkallėn e parė ata mėsojnė duatė (lutjet) kryesore, mėnyrėn praktike tė faljes sė namazit si dhe parimet bazė tė fesė islame. Nė shkallėn e dytė mėsojnė shkronjat arabe dhe nė tė tretėn kėndimin e Kuranit nė gjuhen arabe. Kohė pas kohe nxėnėsve u jepet nga njė leksion mbi kulturėn fetare tė shkruar nė gjuhėn shqipe, me njė fjalorth shqip-gjermanisht si dhe me pyetjet si detyrė shtėpie, me ēka mėtohet qė fėmijėve t'u mėsohet feja pėrmes njė shqipeje tė pastėr. Nxėnėsit e kėsaj xhamie marrin pjesė rregullisht edhe nėpėr manifestime e programe tė veēanta pėr ta qė organizohen nga xhamitė e rajonit, si pjesėmarrja nė turnirin e futbollit pėr djemtė, pjesėmarrja nė kuizin e diturisė etj. Xhamia "Hėna e Re" mundohet qė vazhdimisht t'i shėnojė mė denjėsisht e solemnisht edhe festat fetare, netėt e ditėt e mėdha qė kanė peshė e rėndėsi tė veēantė nė bagazhin e madh fetar e kulturor islam.
Nė mars tė vitit 2007 ėshtė blerė njė objekt i ri pėr xhami nė Romanshornerstrasse 16 po nė Kreuzlingen. Pas gjashtė muajve nga nėnshkrimi i kontratės, pikėrisht mė 1 tetor 2008 filluan punimet pėr renovimin dhe pėrshtatjen e brendshme tė objektit pėr nevojat e kėsaj qendre. Nė krye tė gjashtė muajve mbaruan punėt nė kėtė drejtim dhe pikėrisht mė 2 mars 2008 xhemati i kėsaj xhamie e pėrjetoi njė ditė feste e gėzimi, kalimin nga objekti i vjetėr i xhamisė qė gjendej nė Kirchstrasse 5 f nė kėtė objekt tė ri, i cili pėrpos faltores pėr burra prej afro 180 m², ka edhe pjesėn e ndarė enkas pėr femrat me njė madhėsi prej afro 30 m². Pastaj ka kafenenė, zyrėn e kryesisė e tė imamit si dhe klasėn pėr mėsimin fetar qė gjithsejt kap njė hapėsirė prej mbi 300 m². Objekti nė fjalė ka edhe njė hapėsirė tė gjerė pėr parkimin e veturave si dhe dy banesa permbi faltoren. Shkurt, pėr momentin ky objekt nė mėnyrė optimale i plotėson nevojat e kėsaj bashkėsie islame shqiptare kėtu nė Kreuzlingen dhe xhemati ėshtė i kėnaqur me punėn qė ka bėrė dhe me vetė objektin e pėrshtatur sipas shijes sė mė tė bukurės. Mė 12 prill 2008 u bė hapja solemne e xhamisė sė re ku morėn pjesė Reisul-Ulemaja i Bashkėsisė Fetare Islame tė Maqedonisė, Sulejman ef. Rexhepi, Kryetari i Bashkėsisė Islame tė Kosovės, Naim ef. Tėrnava, muftiu i Tetovės Alifekri ef. Esati, muftiu i Gostivarit Shaqir ef. Fetahu, pėrgjegjėsi pėr shtyp pranė Bashkėsisė Islame tė Kosovės Ahmet ef. Sadriu, perfekti i komunės sė Kreuzlingenit z. Andreas Netzle, prifti katolik Matthias Loretan, hoxhallarė nga Zvicra e Gjermania si dhe shumė besimtarė muslimanė nga kėto troje. Mė tepėr pėr hapjen solemne tė xhamisė klikoni kėtu.