Xhamia 'Hėna e re' nė Kreuzlingen, Zvicėr

Kėrko

Shko te permbajtja e faqes

Hapja e xhamisė sė re

Aktivitete


Hapja e xhamisė sė re



Mė 2 mars 2008 pėr xhematin e Kreuzlingenit ishte njė ditė e veēantė, ditė feste, ngase atė ditė u kurorėzua puna pesėmujore e mjeshtėrve tanė tė shkathtė nė rinovimin e objektit tė blerė pėr xhami.

Qė nga 1 tetori 2007 e deri mė 1 mars 2008, kėta dashamirė tė xhamisė e tė fesė, pėrjashtuar tė dielat, kanė punuar pėr ēdo ditė tė Zotit, duke sakrifikuar vetveten, familjen e miqtė e tyre, vetėm e vetėm t'i pėrfundojnė punėt qė i kishin filluar te kjo xhami.

All-llahu qoftė i kėnaqur me punėn e kontributin e tyre dhe i shpėrbleftė me Xhennetul-Firdeus!


* * *



Aty kah ora 12:15 minuta (2 mars '08), imami i xhamisė bashkė me tė pranishmit e shumtė e bėnė njė dua me rastin e hapjes sė xhamisė sė re dhe deri nė namazin e drekės e vizituan kėtė objekt tė ri mahnitės, ku do t'i bėhet ibadet All-llahut xh.sh., do tė mėsohet feja e Zotit dhe ku do tė qahen dertet e muslimanėve tė kėtushėm.

Pak para namazit kryetari i xhamisė Faredin Xhaferi ua uroi tė pranishmėve hapjen e xhamisė dhe njėherazi i falėnderoi pėrzemėrsisht tė gjithė ata qė nė ēfarėdo forme kishin kontribuar nė arritjen e kėsaj dite festive pėr kėtė xhemat.

Pas namazit tė drekės, imami mbajti ligjėratėn e tij tė rregullt tė sė dielave me ē'rast gjithė xhematit ia uroi kėtė xhami, i falėnderoi pėr punėn e bekuar qė kishin bėrė dhe foli pėr rėndėsinė e ndėrtimit dhe mirėmbajtjes sė xhamisė, pėr shpėrblimet qė i meritojnė njerėzit qė, secili nė formėn dhe mundėsinė e vet, kontribuojnė nė ndėrtimin e xhamive, duke iu bashkėngjitur duasė sė Ibrahimit dhe tė Ismailit a.s. kur ata e ndėrtuan Qabenė dhe iu lutėn Zotit qė ta pranonte atė faltore tė ngritur nga ata dy pėr t'i shėrbyer Krijuesit...

Nė fund tė ligjėratės u bė njė dua e pėrgjithshme pėr disa hatme tė kėnduara nga familjet muslimane shqiptare tė Kreuzlingenit.

Mė pas tė pranishmit patėn rastin ta vizitonin edhe mė mirė kėtė objekt dhe tė shėrbeheshin me ėmbėlsirat qė i kishin pėrgatitur enkas pėr kėtė rast duart e vyera tė motrave e nėnave muslimane. Kjo vazhdoi kėshtu deri nė kohėn e namazit tė ikindisė.

Pjesa e kohės nga ora 16:00 e deri mė 17:30 ishte ndarė pėr gratė qė edhe ato tė kishin mundėsinė ta vizitonin objektin e ri tė xhamisė dhe njėherazi ta shikonin mjeshtėrinė e burrave, djemve dhe vėllezėrve tė tyre tė shfaqur nė ēdo kėnd tė xhamisė, mjeshtėrinė e njerėzve qė pėr pesė muaj radhazi u kishin munguar nė sofrat e darkės, kur ato ėshtė dashur tė darkonin vetė me fėmijėt, pa burrat e shtėpisė, tė cilėt pas orarit tė punės sė rregullt i gjeje te objekti qė po pėrgatitej pėr xhami. Besojmė qė kėto motra, gra e nėna muslimane t'ua kenė bėrė hallall burrave, djemve e vėllezėrve tė tyre kėtė mungesė dhe kėtė sakrificė tė paparė nė vende tė tjera. All-llahu qoftė i kėnaqur me tė gjithė!


* * *


Hapja solemne e xhamisė do tė bėhet aty kah mesi i prillit pėr ēka do t'ju informojmė sėrish me kohė.

Kini kujdes adresėn e re tė xhamisė sonė.




Disa foto nga ky manifestim mund t'i ndiqni mė poshtė.



Ballina | Xhamia jonė | Aktivitete | Fondi i xhenazes | Forumi rinor | Muezinllėku | Jasini | Derse | Video | Hutbe | Pyete imamin | Pėrgjigjet | Xhamitė tjera | Emra fėmijėsh | Kontakt | Harta e faqes

Aktualizuar mė: 23 Apr 2012
info@el-hikmeh.net

Kthehu te permbajtja e faqes | Kthehu te menyja kryesore