Xhamia 'Hėna e re' nė Kreuzlingen, Zvicėr

Kėrko

Shko te permbajtja e faqes

Forumi rinor

Forumi rinor



Themelimi i Forumit Rinor Islam nė Kreuzlingen dhe rrethinė




Pas njė ftese paraprake qė iu bė tė rinjve muslimanė tė Kreuzlingenit dhe rrethinės, pėrfundimisht mė 17. 02. 2007 nė praninė e 22 tė rinjve, kryetarit dhe imamit tė xhamisė, u themelua Forumi Rinor Islam nė Kreuzlingen dhe rrethinė.

Takimin e udhėhoqi kryetari i xhamisė z. Faredin Xhaferi i cili pasi i uroi tė rinjtė prezentė pėr interesimin e tyre treguar ndaj Islamit dhe xhamisė sė Kreuzlingenit, i njoftoi ata me procedurėn e rrjedhjes sė takimit.

Mė pas ia dha fjalėn imamit tė xhamisė mr. Rejhan ef. Nezirit, i cili pasi e falėnderoi Zotin dhe pasi shprehu mirėnjohje pėr interesimin e kėtyre tė rinjve rreth themelimit tė njė forumi tė kėtillė, ndėr tė tjera u shpreh: "Ky forum ose kjo shoqatė do tė jetė organ i Bashkėsisė Islame Shqiptare
"Hėna e re" nė Kreuzlingen dhe do tė veprojė nė bazė tė parimeve dhe frymės sė pėrgjithshme tė saj. Ai nuk do tė jetė i pavarur porse do ta njohė pėr tė vetin edhe statutin e kėsaj Bashkėsie Islame dhe nė bazė tė tij do tė pėrpilojė edhe statutin e vet mė tė veēantė, ku do t'i shtrojė qėllimet dhe formėn mė tė qartė tė organizimit e tė veprimtarisė sė saj.

Anėtarė tė kėtij forumi mund tė bėhen tė gjithė tė rinjtė myulimanė qė jetojnė nė Kreuzlingen dhe rrethinė. Tė mirėseardhur do tė jenė edhe ata nga qytetet tjera, edhe pse ne preferojmė qė ata tė anėtarėsohen nė forumin rinor islam mė tė afėrt qė e kanė. Kėta anėtarė mund tė jenė me pėrkatėsi kombėtare tė ndryshme, mjafton qė ata kėtė forum ta ndiejnė pėr tė vetin...

Anėtarė tė kryesisė sė kėtij forumi duhet tė jenė personat qė do tė mund tė shėrbejnė si model pozitiv islam pėr tė rinjtė tjerė, ata ėshtė mirė ta njohin sadopak Islamin dhe leximin e Kur
'anit nė gjuhėn arabe, duhet tė jenė komunikues tė mirė me njerėz, do tė jenė tė medh'hebit (shkollės juridike) hanefijj si dhe kritere tė tjera pozitive qė duhet t'i kenė ata...

Qėllimi i krijimit tė njė forumi tė kėtillė ėshtė qė ta organizojė mė mirė jetėn dhe veprimtarinė e tė rinjve muslimanė nė kėtė rreth, qė kėta tė rinj ta mėsojnė mė mirė Islamin dhe kulturėn si dhe bagazhin e madh tė tij. Tė njėjtėn pastaj ta pėrcjellin te tė rinjtė tjerė muslimanė qė kanė probleme tė ndryshme jetėsore e shpirtėrore, tė bashkėpunojnė me xhaminė amė nė Kreuzlingen si dhe me xhamitė tjera tė rajonit, t
'i respektojė nėpunėsit fetarė, kryesitė dhe organet pėrcjellėse tė atyre xhamive, t'i respektojė e tė bashkėpunojė me Lidhjet e Bashkėsive Islame nė Zvicėr si DIGO etj., tė krijojė marrėdhėnie tė mira me forumet e ngjashme nė rajon, tė merret me aktivitete tė ndryshme fetare, kulturore, sportive etj., tė respektojnė ligjet e vendit dhe tė kontribuojnė nė rruajtjen e rendit dhe tė qetėsisė sė qytetarėve, t'i ikin ndikimit tė rrymave e organizatave radikale, fanatike e joproduktive pėr jetėn fetare tė muslimanėve qė jetojnė nė Zvicėr..."

Mė pas e morėn fjalėn edhe disa tė rinj, tė cilėt dhanė sugjerimet e tyre se si do tė dukej ky Forum dhe ēfarė aktivitetesh do tė duhej tė ndarėmarrė ai nė tė ardhmen.

Kryetari Xhaferi mė pas u tha tė pranishmėve se
"ju qė jeni sonte kėtu jeni edhe themeluesit e parė tė kėtij forumi" dhe u sugjeroi atyre ta zgjedhin kryesinė e forumit qė do tė ishte mirė tė pėrbėhej prej 7 (shtatė) anėtarėve: kryetarit, nėnkryetarit, sekretarit, arkėtarit etj., ēka edhe u bė.

Pas kandidimit tė anėtarėve tė kryesisė dhe pas votimit tė hapur, u zgjodh kryesia e kėtij Forumi si vijon:

1. Kryetar
- Elgadaf Aziri
2. Nėnkryetar
- Lulzim Bilalli
3. Sekretar
- Rami Alili
4. Zv. sekretar
- Muhamet Selmani
5. Arkėtar
- Afrim Beluli
6. Zv. arkėtar
- Basri Kurtishi
7. Pėrgjegjės biblioteke
- Rejhan Memeti

Pas urimit tė kryetari dhe imamit tė xhamisė pėr postet dhe pėr angazhimin serioz tė tyre nė kėtė drejtim, i sugjeruan Forumit qė sa mė shpejt qė tė jetė e mundur tė fillonin mė pėrgatitjet pėr hartimin e Statutit tė tyre dhe planifikimit tė aktiviteteve qė duhet tė ndėrmerren nė tė ardhmen.




Kliko kėtu pėr ta vizituar web faqen e Forumit tė tė Rinjve Muslimanė nė Kreuzlingen .






Ballina | Xhamia jonė | Aktivitete | Fondi i xhenazes | Forumi rinor | Muezinllėku | Jasini | Derse | Video | Hutbe | Pyete imamin | Pėrgjigjet | Xhamitė tjera | Emra fėmijėsh | Kontakt | Harta e faqes

Aktualizuar mė: 23 Apr 2012
info@el-hikmeh.net

Kthehu te permbajtja e faqes | Kthehu te menyja kryesore