Xhamia 'Hėna e re' nė Kreuzlingen, Zvicėr

Kėrko

Shko te permbajtja e faqes

Fjalimi i Reisit tė BIM-it

Aktivitete




Fjalimi i Reis ul Ulemasė H. Sulejman ef. Rexhepi me rastin e lėshimit
tė xhamisė “Hėna e Re" nė Kreuzlingen tė Zvicrės






Bismil-lahir-rahmanir-rahim. I nderuari kryetar i kėsaj qendre islame nė kėtė vend, i respektuari imam i kėtij xhemati nė kėtė vend, tė nderuar kolegė qė ndodheni sė bashku nė kėtė vend, mė i dashuri xhemat, mė lejoni qė nė emrin tim dhe nė emrin e Bashkėsisė Islame tė R. sė Maqedonisė t’ju pėrshėndes edhe njė herė me pėrshėndetjen absolute islame e cila predikon paqe, qetėsi dhe perspektivė nė shoqėrinė njerėzore: es-selamu alejkum ve rahmetulla.

Me tė vėrtetė nė kėtė ditė gjendemi nė kėtė vend kėtu, konkretisht nė kėtė bejtullah ku bashkėrisht e pėrjetojmė gėzimin tonė tė pėrbashkėt nė rezultatet e arritura rreth riparimit tė kėtij tempulli tė shenjtė.

E vėrtetė e madhe e pamohueshme tė cilėn e dėshmon Kurani Famėlartė ėshtė ajo se xhamitė i ndėrtojnė, xhamitė i meremetojnė dhe i riparojnė vetėm ata qė kanė iman tė paluhatshėm nė Allahun Fuqiplotė, ata tė cilėt me dinjitet tė plotė i kanė besuar dhe i besojnė Muhamedit a.s., ata tė cilėt fare nuk kanė pozicion dyshimi nė shpirtin e tyre pėr ēėshtjen e besimit nė jetėn e pėrhershme, ata tė cilėt e falin namazin me bindje, ata tė cilėt e japin zeqatin me kėnaqėsi, janė kategori e njerėzve tė cilėt askujt nuk i pėrkulen dhe askujt nuk i frikohen, vetėm madhėrisė sė Zotit i nėnshtrohen dhe ata janė nė rrugėn e drejtė.

Rruga e tyre ėshtė rruga e perspektivės, jetojnė me nder nė jetėn e kėsaj bote dhe ndjehen tė lumtur e tė avancuar nė jetėn e pėrhershme. Prandaj kėnaqėsi e madhe e jona ėshtė sot qė jemi kėtu me ju dhe nė mesin tuaj qė na e keni afruar kėtė kėnaqėsi me riparimin dhe pėrvetėsimin e kėtij objekti, tė kėtij tempulli tė shenjtė, dhe dua tė theksoj se me tė vėrtetė ėshtė kėnaqėsi e madhe t’i kalosh disa ēaste me besimtarėt e kėtij tipi, kėtij lloji tė cilėt praktikisht nuk ka nevojė askush t’i proklamon, por praktikisht demonstrojnė imanin e paluhatshėm nė Allahun fuqiplotė.

Pra, vėllezėr tė dashur, urime tė pėrzemėrta dhe dhėntė Zoti qė kėtė tempull tė shenjtė dhe shumė objekte tė kėtij karakteri tė hapen, tė funksionojnė dhe tė jenė nė shėrbimin e popullatės tonė dhe tė jenė nė shėrbim tė shoqėrisė njerėzore nė tėrėsi. Sepse nė xhami, ashtu siē u potencua, adhurohet vetėm Allahu Fuqiplotė, nė xhami demonstrohet realiteti i Islamit, nė xhami edukohen brezat e ardhshėm, nė xhami edukohet ardhmėria dhe perspektiva e popullit musliman e umetit tė Muhammedit s.a.v.s.

Prandaj, gjithashtu kam obligim qė duhet tė prononcohet me kėnaqėsinė time tė posaēme qė ndjej kur nė mesin tonė ėshtė prezent prefekti i kėtij vendi, kur nė mesin tonė janė subjekte tė ndryshme prezent qė merren me edukimin dhe ardhmėrinė e gjeneratave tė ardhshme.

Tė nderuar vėllezėr, ky vend ka dėshmuar qė ėshtė njė shtet demokratik me plot kuptimin e fjalės. Kėtu nė Zvicėr siē e dini ju mirė, janė hapur rreth 60 qendra. Kemi hapur 60 xhami ku predikohet kultura islame, falė mirėkuptimit tė kėtij shteti. Regjimi demokratik i kėtij shteti ka lejuar qė muslimanėt tanė tė mos ndjehen tė vetmuar, mos tė ndjehen tė rrezikuar, por tė ndjehen si me jetuar nė vendlindje.

Ne si bashkėsi Islame nė Republikėn e Maqedonisė dhe institucionet fetare i janė mirėnjohės Qeverisė Zvicerane dhe regjimit demokratik tė kėtij vendi, por kam bindje se edhe ju gjithashtu i jeni mirėnjohės. Nga ana tjetėr, u theksua se ne vijmė nga Maqedonia, vijmė nga Kosova, por sidoqoftė, tash janė proceset ku shtetet tona qoftė Maqedonia, qoftė gjitha shtetet tjera, njė ndėr ta edhe shteti mė i ri i botės - Kosova, bėjmė pėrpjekje qė tė integrohemi si nė NATO ashtu edhe nė Bashkimin Evropian.

Prandaj, BIM-i mburret dhe krenohet qė ne kah moti kemi hyrė nė Bashkimin Evropian, por ka mbetur vetėm bashkėsia shoqėroro-politike ende pa u inkuadruar, qė do tė thotė Shteti i Maqedonisė. Pėrndryshe ne si Bashkėsi Islame pėrmes jush, pėrmes qendrave tona, pėrmes popullit tonė qė e kemi nė diasporė, kėtu nė Zvicėr dhe nė shtetet tjera tė Evropės, ne vetėm jemi kah moti nė Evropė.

Prandaj, jemi tepėr tė kėnaqur, tė lumtur dhe krenarė qė kemi arritur tė hasim nė mirėkuptim nė tė gjitha shtetet demokratike tė Evropės. Ata na kanė mirėkuptuar, na kanė ndihmuar dhe ato janė sė bashku me ne. Prandaj tė mirat e Islamit vetėm duhet t’i kultivojmė, tė mirat e Islamit vetėm duhet t’i demonstrojmė dhe ta mbrojmė fenė tonė me veprimet tona praktike, sepse shpesh herė ata tė cilėt nuk e njohin Islamin nė aspektin tonė, e identifikojnė Islamin me sjelljet tona praktike. Shpeshherė veprimi ynė praktik dhe realiteti i Islamit nuk kanė asgjė tė ngjashme.

Njė ndėr ato dukuri negative prej tė cilave shqetėsohet bota, frikohet bota me plot tė drejtė, janė sjelljet barbare, radikale, terroriste tė cilat nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me Islamin. Islami qė nga fillimi jo vetėm qė i ka demantuar, por i ka ērrėnjosur me fundamentet e veta. Prandaj, vėllezėr tė nderuar, mė lejoni edhe njė herė t’ju pėrgėzoj duke e pėrsėrit fjalėn e tė madhit Muhamed a.s. i cili thoshte: “Ē’do kush qė merr pjesė sadopak nė ndėrtimin, rrumbullakėsimin e njė tempulli tė shenjtė siē janė xhamitė, le ta dijė se si kundėrshpėrblim nė jetėn e amshueshme do tė kenė pallate nė xhenet”.

Pra, Zoti tė gjithė atyre qė morėn pjesė nė pėrfundimin e punėve nė kėtė tempull tė shenjtė Allahu fuqiplotė i shpėrbleftė me tė mirat e Tij nga thesari i Tij i pashtershėm, me kėnaqėsitė mė tė mėdha tė cilat ndoshta nuk jemi nė gjendje t’i kuptojmė dhe t’i pėrjetojmė a qė i ka madhėria e Tij, pra njė ndėr to janė edhe pallatet nė xhenet.

Pra edhe njė herė ju pėrgėzoj pėr gjithė kėtė punė dhe ju them se Bashkėsia Islame e Maqedonisė gjithmonė do tė jetė nė pėrkrahjen tuaj dhe nė shėrbim tė popullit, sepse nuk kemi mandat qė ndryshe tė sillemi dhe ndryshe tė veprojmė. Zoti ju shpėrbleftė, Allahu i Plotfuqishėm ju bekoftė. Ves-selam alejkum ve rahmetullahi ve berakatuhu.



12 prill 2008
Kreuzlingen, Zvicėr





Ballina | Xhamia jonė | Aktivitete | Fondi i xhenazes | Forumi rinor | Muezinllėku | Jasini | Derse | Video | Hutbe | Pyete imamin | Pėrgjigjet | Xhamitė tjera | Emra fėmijėsh | Kontakt | Harta e faqes

Aktualizuar mė: 23 Apr 2012
info@el-hikmeh.net

Kthehu te permbajtja e faqes | Kthehu te menyja kryesore