Te namazi i xhumasë


Sa hyn koha e xhumasë, muezini e thërret ezanin si për çdo namaz tjetër, pastaj i falin 4 sunnet të xhumasë, dhe pasi imami (hatibi) të hipë në minber, muezini e thërret edhe një herë ezanin brenda në xhami, e kur hatibi ta përfundojë hutben, muezini bën ikamet dhe gjithçka tjetër vazhdon si në namazet tjera.



 

Te namazi i Bajramit

 

Në fillim thirret ezani i sabahut, falet sunneti dhe farzi i sabahut si çdo ditë tjetër, pastaj imami mban ligjëratën (dersin) e Bajramit. Në fund të këtij dersi imami i njofton xhematin për mënyrën se si falet namazi i Bajramit. E falin namazin ashtu si e tregon imami, pas selamit muezini thotë: "All-llahumme entes-selamu ve minkes-selamu tebarakte ja dhel xhelali vel ikram" dhe bashkë me xhematin i lexojnë me zë 3 herë tekbiret:

 

"All-llahu ekberull-llahu ekber. La ilahe il-lall-llahu vall-llahu ekber. 
All-
llahu ekberu ve lil-lahil hamd".

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Imami e mban hutben dhe përderisa ai zbret nga minberi për të shkuar 
te mihrabi për ta bërë duanë e bajramit, muezini lexon:

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

"Ve ma erselnake il-la rahmetel lil alemin"

 

Kur imami përfundon duanë dhe e lëmon fytyrën, muezini thotë):

"Vel hamdu lil-lahi rabbil alemin el-fatihah".