Printo!
Kategoria: Muezinllëku
Lexuar: 1372 herë

Parathënie

 

 

 

 

 

Lexues të nderuar, es-selamu alejkum!

Që moti është ndjerë nevoja për një libër apo broshurë që do t'i përfshinte rregullat dhe parimet që duhet t'i ketë parasysh çdo person që e kryen punën e muezinit, qoftë ai të jetë muezin i rregullt qoftë jo i rregullt.

Andaj ne në këtë broshurë do të mundohemi që, përveç rregullave të muezinit e të muezinllëkut, sidomos për fillestarët të ofrojmë thuajse të gjitha tekstet që duhet t'i këndojë muezini, si në namazin ditor, ashtu edhe në namazet e tjera, si në: xhuma, bajram, teravi, etj.

Teksti do të jetë edhe me alfabet arab edhe me alfabet latin, i ndjekur vende-
vende me përkthimin në gjuhën shqipe, me çka mëtojmë t'u ndihmojmë më shumë profileve të njerëzve, si fëmijëve, të rriturve, atyre që dinë të lexojnë arabisht, atyre që nuk dinë të lexojnë arabisht si dhe atyre që duan ta dinë kuptimin e asaj që e këndon muezini në raste të ndryshme.

Duhet theksuar se për bazë e kemi marrë formën e përgjithshme se si zbatohet muezinllëku nëpër xhamitë tona shqiptare në vendlindje dhe këtu në Perëndim. Prandaj, ne kërkojmë fuqishëm prej secilit që e merr përsipër muezinllëkun, ta ketë parasysh formën e muezinllëkut që zbatohet në xhaminë përkatëse dhe të mos shkaktojë tollovi duke sjellë forma të tjera nga xhami apo vise të tjera, pra të ruhet specifika e çdo xhamie.

Me shpresë se do të kemi kontribuar diçka në këtë drejtim dhe për fund e lusim All-
llahun fuqiplotë që këtë vepër ta pranojë si shenjë përkushtimi ndaj Tij!

 

 

 

 

 

 


 

Mr. Rejhan Neziri
Imam në Kreuzlingen
Zvicër, 2008