Xhamia 'Hėna e re' nė Kreuzlingen, Zvicėr

Kėrko

Shko te permbajtja e faqes

Dua hatmeje e grave nga Kreuzlingeni

Aktivitete


Pėr herė tė parė…


Dua hatmeje e grave nga Kreuzlingeni


Mė 27 qershor 2010, e diel, pas namazit tė drekės, nė xhaminė tonė “Hėna e re” nė Kreuzlingen u mbajt njė program me rastin e pėrmbylljes sė leximit tė Kur’anit (hatmes) nga ana e tri grave nė mėsimin fetar tė organizuar vetėm pėr gra tė rritura pranė mektebit tė xhamisė sonė.

Mėsimin fetar kėto motra e filluan para dy vitesh dhe pėr njė kohė rekorde ato arritėn ta pėrfundojnė alfabetin arab (Elifbanė) si dhe leximin e tėrė Kur’anit nė gjuhėn arabe, nėn kujdesin e mualimes Ibadete Neziri.

Gratė qė e pėrfunduan hatmen ishin: Zinepe Ziberi, Razije Emini dhe Haxhije Kastrati.

Programi filloi me fjalėn pėrshėndetėse tė mualimes, Ibadete Neziri, e cila pasi e falėnderoi Zotin pėr arritjen e kėsaj dite tė madhe pėr tė dhe pėr motrat qė e pėrfunduan hatmen, shprehu kėnaqėsinė dhe gėzimin qė e pėrjetonte ajo personalisht dhe tė pranishmet me suksesin qė motrat nė fjalė e kishin treguar pėrgjatė dy viteve tė kaluara. Mė pas ajo citoi disa thėnie tė Muhammedit a.s. lidhur me rėndėsinė e mėsimit dhe kėndimit tė Kur’anit fisnik:

Muhammedi a.s. ka thėnė:
“Lexojeni Kur’anin, sepse ai nė ditėn e Gjykimit do tė bėjė shefat (ndėrmjetėsim) pėr ata qė e kanė lexuar atė nė dunja”.

Nė njė hadith tjetėr ai thotė:
“Lexuesit tė Kur’anit do t’i thuhet nesėr nė Ahiret: ‘Lexo dhe lartėsohu e lartėsohu. Lexo siē lexoje nė dunja, sepse grada jote nė Xhennet do tė jetė aty ku do tė ndalesh sė lexuari ajetin e fundit tė Kur’anit”.

Ai po ashtu e tregon vlerėn e mėsimit tė Kur’anit dhe mėsimin e tė tjerėve me kėtė lexim, kur thotė: “
Mė i miri prej jush (ose mė e mira prej jush) ėshtė ai (apo ajo) qė e mėson vetė Kur’anin dhe ua mėson tė tjerėve”.

Ibadeti e pėrmbylli fjalimin e saj me sa vijon: “Unė shpresoj se kėto 3 motra sot janė ato qė e kanė mėsuar Kur’anin, Fjalėn e bukur tė Zotit, dhe se do tė jenė tė gatshme tė njėjtin Kur’an t’ua mėsojnė edhe tė tjerave. E lus Zotin xh.sh. qė kėtyre motrave t’u japė shėndet e lumturi nė dunja dhe ahiret dhe tė vazhdojnė edhe mė tutje me leximin e Kur’anit sa tė jenė gjallė dhe tė mundohen tė jetojnė sipas rregullave tė tij, me qėllim qė ta arrijmė lumturinė nė dunja dhe shpėtimin e xhennetin nė ahiret.”

Nė tė njėjtėn kohė, kėtė mėsim janė duke e ndjekur edhe katėr motra tė tjera: Hasibja, Hatija, Sermijeti dhe Arifja. Nė ndėrkohė janė lajmėruar edhe motra tė tjera qė dėshirojnė pas Ramazanit tė fillojnė me tė njėjtin mėsim.

Programi vazhdoi me leximin e sures Jasin nga ana e pėrmbyllėseve tė hatmes, kėndimin e pjesėve tė para tė Mevludit nga ana e mualimes, leximin e 10 sureve tė fundit tė Kur’anit fisnik nga ana e hatmebėrėseve, duanė e hatmes dhe shpėrndarjen e diplomave e tė dhuratave tė xhamisė nga ana e mualimes dhe shtrimin e ushqimit pėr tė pranishmet nė kafeterinė e xhamisė nga ana e familjeve tė tri motrave qė kishin mbaruar hatmen.

Mė poshtė keni mundėsinė t’i shikoni disa foto nga ky manifestim.

Ballina | Xhamia jonė | Aktivitete | Fondi i xhenazes | Forumi rinor | Muezinllėku | Jasini | Derse | Video | Hutbe | Pyete imamin | Pėrgjigjet | Xhamitė tjera | Emra fėmijėsh | Kontakt | Harta e faqes

Aktualizuar mė: 23 Apr 2012
info@el-hikmeh.net

Kthehu te permbajtja e faqes | Kthehu te menyja kryesore