Xhamia 'Hėna e re' nė Kreuzlingen, Zvicėr

Kėrko

Shko te permbajtja e faqes

Dua hatmeje e grave

Aktivitete


Pėr herė tė dytė…


Dua hatmeje e grave nga Kreuzlingeni


Mė 15 maj 2011, e diel, pas namazit tė drekės, nė xhaminė tonė “Hėna e re” nė Kreuzlingen u mbajt njė program me rastin e pėrmbylljes sė leximit tė Kur’anit (hatmes) nga ana e katėr grave nė mėsimin fetar tė organizuar vetėm pėr gra tė rritura pranė mektebit tė xhamisė sonė, nėn kujdesin e mualimes Ibadete Neziri.

Gratė qė e pėrfunduan hatmen ishin: Hasibe Memeti (Amriswil), Hatije Asipi (Kreuzlingen), Sermijete Qazimi (Amriswil) dhe Arife Neziri (Wagenhausen).

Programi filloi me fjalėn pėrshėndetėse tė mualimes, e cila foli pėr vullnetin dhe suksesin e kėtyre grave nė mėsimin e Kur’anit fisnik; pėr rėndėsinė e mėsimit tė kėtij Libri tė shenjtė duke e mbėshtetur me ajete dhe hadithe tė Pejgamberit a.s. si dhe pėr gatishmėrinė e saj pėr tė vazhduar me kėtė mėsim apo kurs edhe me tė gjitha ato gra tė tjera qė kanė interesim pėr kėtė.

Mė pas gratė qė kishin bėrė hatmen e lexuan suren Jasin si dhe 10 suret e fundit tė Kur’anit duke u pėrmbyllur me duanė e hatmes qė u bė nga ana e mualimes.

Pastaj programi vazhdoi me ndarjen e diplomave si dhe tė dhuratave nga ana e xhamisė pėr gratė qė e kishin mbaruar hatmen.

Pas kėsaj pike, fjalėn e mori motra Razije Emini, e cila hatmen po nė kėtė xhami e kishte mbaruar vitin e kaluar, pėr tė recituar njė poezi kushtuar mėsimit fetar islam nė xhami dhe mualimes pėr punėn qė ajo e bėn nė kėtė drejtim.

Mė nė fund, familjet e kėtyre katėr grave shtruan ushqim pėr mbi 150 gra tė pranishme nė kėtė manifestim.

Mė poshtė keni mundėsinė t’i shikoni disa foto nga ky rast.

Ballina | Xhamia jonė | Aktivitete | Fondi i xhenazes | Forumi rinor | Muezinllėku | Jasini | Derse | Video | Hutbe | Pyete imamin | Pėrgjigjet | Xhamitė tjera | Emra fėmijėsh | Kontakt | Harta e faqes

Aktualizuar mė: 23 Apr 2012
info@el-hikmeh.net

Kthehu te permbajtja e faqes | Kthehu te menyja kryesore