Xhamia "Hëna e re" - Kreuzlingen
Toggle Navigation
  • Ballina
  • Kryesia e xhamisë
  • Historiku i xhamisë
  • Kontakti
  • ndares
  • El-Hikmeh
  • Die Moschee
  • Mektebi
  • Ju ndodheni te:  
  • Ballina
  • Aktivitetet në xhaminë tonë

Dua hatmeje e grave nga Kreuzlingeni, 2017

  • Printo!
  • E-Mail
Detajet
Kategoria: Aktivitete
Publikuar më: 20. shkurt 2017
Lexuar: 3352 herë

Më 19 shkurt 2017, e diel, pas namazit të drekës, në xhaminë tonë “Hëna e re” në Kreuzlingen u mbajt një program me rastin e përmbylljes së leximit të Kur’anit (hatmes) nga ana e 12 grave në mësimin fetar të organizuar vetëm për gra të rritura pranë mektebit të xhamisë sonë, nën kujdesin e mualimes Ibadete Neziri.

Lexo më tej...

Konfirmandët e vizitojnë xhaminë tonë, 2017

  • Printo!
  • E-Mail
Detajet
Kategoria: Aktivitete
Publikuar më: 25. janar 2017
Lexuar: 1755 herë

Si çdo vit, edhe sonte, xhaminë tonë e vizitoi një grup prej 17 nxënësve të kl. 9, të cilët përgatiten për "konfirmacionin" sipas botëkuptimit të kishës së reformuar evangjeliste në Kreuzlingen nën udhëheqjen e priftit Dr. Damian Brot dhe famullitarit Tobias Günter. Pas sqarimit të inventarit të xhamisë nga ana e imamit Rejhan Neziri, mysafirët patën mundësinë ta ndjekin drejtpërdrejtë edhe namazin e jacisë.

I falënderojmë për vizitën dhe i mirëpresim edhe herave të tjera!

Festimi i njëvjetorit të Forumit të Grave Muslimane në Kreuzlingen

  • Printo!
  • E-Mail
Detajet
Kategoria: Aktivitete
Publikuar më: 30. nëntor 2016
Lexuar: 3125 herë

Më 27 nëntor 2016 Forumi i Grave Muslimane (FGM) pranë xhamisë shqiptare “Hëna e re” në Kreuzlingen festoi njëvjetorin e themelimit të tij. Të pranishme ishin afro 30 gra muslimane dhe jo-muslimane.

Lexo më tej...

Festë e dyfishtë në xhaminë tonë

  • Printo!
  • E-Mail
Detajet
Kategoria: Aktivitete
Publikuar më: 03. tetor 2016
Lexuar: 1838 herë

Sot, më 2 tetor 2016, xhamia jonë festoi dyfish:

1. Vitin e ri hixhrij 1438
2. Pagesën e borxhit ndaj bankës

Në ora 10 nisi, si zakonisht, mësimi fetar me fëmijët e mektebit. Sot nuk pati mësim, sepse ishte ditë feste. Nxënësit ngjyrosën shkrime të ndryshme me mesazhe urimi për vitin e ri islam, frynë ballonë, ngjitën figurën e devesë nëpër mure e dritare, si simbol i përkujtimit të hixhretit të Muhammedit a.s., bashkë me Forumin e Grave të xhamisë nxënësit përgatitën brumin e biskotave ...

Lexo më tej...

Ftesë për tubim informativ në gjuhen shqipe të organizuar nga zyra për këshillime profesionale në Thurgau

  • Printo!
  • E-Mail
Detajet
Kategoria: Aktivitete
Publikuar më: 11. maj 2016
Lexuar: 1931 herë

E nderuara familje

A jeni ju të interesuar për një të ardhme të suksesshme e profesionale për fëmijët tuaj?

Shfrytëzojeni këtë mundësi që të informoheni falas për mundësitë e ndryshme që ju ofron sistemi arsimor zviceran për të vazhduar shkollimin e mëtutjeshëm për fëmijët tuaj.

Lexo më tej...

Ligjëratë për gratë: "Gruaja dhe Islami"

  • Printo!
  • E-Mail
Detajet
Kategoria: Aktivitete
Publikuar më: 26. prill 2016
Lexuar: 2119 herë

Në organizim të Forumit të Grave Muslimane pranë Bashkësisë Islame Shqiptare "Hëna e re" në Kreuzlingen, më 5 mars 2016, pas namazit të akshamit, në xhaminë tonë në Kreuzlingen u mbajt një ligjëratë fetare enkas për gratë me temën "GRUAJA DHE ISLAMI".

Ligjëruese ishte mr. Zelije Sulejmani-Bunjaku nga Cyrihu.

Në ligjëratë morën pjesë një numër i konsiderueshëm i grave dhe vajzave, të cilat pos ligjëratës patën mundësinë të dëgjojnë edhe disa ilahije, të parashtrojnë pyetje që i tangojnë gratë dhe natyrisht për fund edhe shërbimi me pije dhe ëmbëlsira në kafenenë e xhamisë, e cila për këtë kohë ishte e rezervuar vetëm për gratë...

 

Ligjëratë: "Misvaku në Islam dhe në shkencë"

  • Printo!
  • E-Mail
Detajet
Kategoria: Aktivitete
Publikuar më: 24. janar 2016
Lexuar: 2190 herë

Më 23 janar 2016, pas namazit të jacisë, patëm rastin që ligjërues në xhaminë tonë në Kreuzlingen ta kemi Dr. Naim Alilin, dentist i diplomuar dhe doktor i stomatologjisë.

Tema e ligjëratës ishte: "Misvaku në Islam dhe në shkencë".

Temën rreth misvakut ai e ka pasur edhe punim doktorature në Universitetin e Baselit.

Në fjalën hyrëse të takimit, imami i xhamisë Rejhan ef. Neziri, pasi foli për rëndësinë e pastrimit në Islam, ai citoi edhe disa hadithe të Muhammedit a.s. rreth përdorimit të misvakut, duke theksuar se me këtë rast Muhammedi a.s. e ka preferuar misvakun si mjetin më të efektshëm atëherë dhe në ato vende për pastrimin e dhëmbëve. Këtu më me rëndësi është pastërtia dhe ruajtja e shëndetit sesa mjeti pastrues.

 

Lexo më tej...

  1. Takim informativ i FGM dhe ligjëratë fetare
  2. Integrim e jo asimilim
  3. Në xhaminë „Hëna e re“ në Kreuzlingen themelohet Forumi i Grave Muslimane
  4. Tribunë islame me Mr. Ferit ef. Zekirin
  5. Kur "zemërohet" zemra!

Faqja 2 nga gjithsej 6

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • ...
  • 6

Kryesore

  • Aktivitetet në xhaminë tonë
  • * * *
  • Ezani dhe ikameti
  • * * *
  • Video
    • Të rinjtë muslimanë
    • Përgatitja për ahiret
    • 7 grupet nën hijen e Zotit
    • I këtillë ishte Muhammedi a.s.
  • * * *
  • Derse - ligjërata
    • Derse mbi Ramazanin në mp3
  • * * *
  • Hutbe të Rejhan ef. Nezirit
  • * * *
  • Përgjigjet e imamit R. Neziri
    • Përgjigje mbi akiden
    • Përgjigje mbi fikhun
    • Përgjigje mbi ahlakun/moralin
    • Përgjigje për tema të ndryshme
  • * * *
  • Xhamitë shqiptare në Zvicër
  • * * *
  • Emra fëmijësh
  • * * *
  • Poezi për xhaminë tonë

Vizitorët tanë:

Flag Counter


Shko lart

© 2023 Xhamia "Hëna e re" - Kreuzlingen