Më 1 qershor 2014 Xhamia jonë "Hëna e re" nga Kreuzlingeni organizoi festivalin e mundësve që në qytetin Weinfelden organizohet tanimë qe 14 vjet me radhë. Sponsor kryesor i këtij festivali ishte pronari i firmës "Ardival", z. Samet Iseini, i cili ka qenë edhe organizator i saj vite me radhë.

Më 15 dhe 16 shkurt 2014 në sallën e sportit të shkollës Egelsee në Kreuzlingen të Zvicrës, xhamia jonë bashkë me Forumin e të rinjve të xhamisë sonë organizuan turnirin e tretë të futbollit, në të cilin morën pjesë 13 ekipe fëmijësh dhe 24 të të rriturve.

Në kuadër të “Javës së feve”, që është një manifestim ndërfetar i organizuar në nivel zviceran nga IRAS-COTIS, më 3 nëntor 2013 Bashkësia Islame Shqiptare “Hëna e re” në Kreuzlingen të Zvicrës pati rastin të festojë trefish:

- Fillimin e “Javës së feve” në Kreuzlingen

Përfundoi me sukses turniri i futbollit që u mbajt në sallën sportive Egelsee, më 25 dhe 26 maj 2013, organizuar nga xhamia "Hëna e re" në Kreuzlingen. Në të moren pjesë 4 ekipe juniorësh dhe 20 të të rriturve. I falënderojmë të gjithë për pjesëmarrjen.

Më 7, 8 dhe 9 janar 2011 nëpër disa xhami shqiptare u zhvilluan takime fetare me teologë të njohur nga RM. Krahas ligjëratave, në këto takime u kënduan edhe ilahije dhe u zhvilluan biseda të lira.

Më 26 janar 2013 në Xhaminë tonë "Hëna e re" në Kreuzlingen u mbajt një tribunë islame lidhur me ditëlindjen e Muhammedit s.a.v.s. Ligjërues ishin Faredin ef. Bunjaku, imam në Schwamendingen të Cyrihut si dhe Nehat ef. Ismaili, imam në Aarburg të kantonit Aargau. Të pranishëm ishin edhe Alivebi ef. Mediu (Rorschach), Taxhedin ef. Misimi (Salmsach), Sami ef. Misimi (Frauenfeld), Emin ef. Odai (Kradolf) si dhe Muhamed ef. Jaja (Diessenhofen).

Më 12 dhe 13 maj 2012 në organizim të Bashkësisë Islame Shqiptare "Hëna e re" nga Kreuzlingeni u mbajt turniri i futbollit për juniorë dhe seniorë. Turniri u mbajt në sallën sportive të shkollës Egelsee në Kreuzlingen të Zvicrës. Në këtë turnir morën pjesë tri ekipe juniorësh dhe i zunë vendet në vijim: