Më 1 nëntor 2015, e diel, pas namazit të drekës, në xhaminë tonë në Kreuzlingen u mbajt mbledhja për themelimin e Forumit të Grave Muslimane, të lajmëruar paraprakisht. Në praninë e një numri të konsiderueshëm të vajzave, të grave të reja e më të moshuara, u lexua një raport i hollësishëm rreth letërnjoftimit, synimeve dhe projekteve të këtij Forumi. Pas disa pyetjeve sqaruese lidhur me këtë Forum, të pranishmet e zgjodhën kryesinë e Forumit me këtë përbërje:

Më 28 shkurt 2015 në xhaminë tonë "Hëna e re" në Kreuzlingen u mbajt një tribunë fetare, me ç'rast ligjërues ishte Mr. Ferit ef. Zekiri, imam në Regensdorf dhe njëkohësisht arkëtar i Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër.

Doktor Omer Xhemali i shërben komunitetit në mënyra të ndryshme. Specialisti i sëmundjeve të zemrës në Spitalin e Cyrihut dhe ligjërues në universitete të botës, para dy ditësh ishte i ftuar nga xhamia «Hëna e Re» në Kreuzlingen.

Më 29 nëntor 2014 pas namazit të jacisë ne xhaminë shqiptare “Hëna e re” në Kreuzlingen u zhvillua një tribunë islame me temë “Borxhet me kamatë/interes në Perëndim”. Ligjërues ishte Dr. Bashkim ef. Aliu, imam në Wetzikon të Zvicrës.

Më 21 gusht 2012, e martë, Bashkësia Shqiptare Islame “Hëna e re” në Kreuzlingen të Zvicrës priti për së dyti herë me radhë të krishterët e qytetit dhe të rrethinës me rastin e Fitër Bajramit.

Në vazhdën e këmbimit të imamëve shqiptarë të Zvicrës, më 6 qershor 2014, imami i Xhamisë së Bardhë në Aarburg, Nehat ef. Ismaili ishte prezent në Xhaminë "Hëna e re" në Kreuzlingen. Pas ligjëratës, ai e mbajti edhe hutben e xhumasë si dhe fali namazin e xhumasë ...

Më 1 qershor 2014 Xhamia jonë "Hëna e re" nga Kreuzlingeni organizoi festivalin e mundësve që në qytetin Weinfelden organizohet tanimë qe 14 vjet me radhë. Sponsor kryesor i këtij festivali ishte pronari i firmës "Ardival", z. Samet Iseini, i cili ka qenë edhe organizator i saj vite me radhë.