Printo!
Kategoria: Aktivitete
Lexuar: 1088 herë

Më 15 dhe 16 shkurt 2014 në sallën e sportit të shkollës Egelsee në Kreuzlingen të Zvicrës, xhamia jonë bashkë me Forumin e të rinjve të xhamisë sonë organizuan turnirin e tretë të futbollit, në të cilin morën pjesë 13 ekipe fëmijësh dhe 24 të të rriturve.

Nga mesi i fëmijëve, që kryesisht ishin nxënës që e ndjekin mësimin islam nëpër mektebe xhamish ose në shkollat publike, tri vendet e para i zunë ekipet në vijim:

1. "Die Aussergewöhnlichen"
2. "Spongebob Schwamkopf"
3. "La Galaxy"

 

Kurse nga mesi i të rriturve tri vendet e para i zunë këto ekipe:
1. “Noncos”
2. “Forumi i të Rinjve Muslimanë”
3. “Xhamia shqiptare e Cyrihut”

 

Ne i falënderojmë të gjithë ata që në çfarëdo forme kontribuan për realizimin e suksesshëm të këtij turniri, e në veçanti i falënderojmë dy sponsorët tanë kryesorë:


1. Garage Memeti – www.garage-memeti.ch
2. IK Transporte – www.ikt-transporte.ch

Ju mirëpresim edhe në turniret e ardhshme...