Në kuadër të “Javës së feve”, që është një manifestim ndërfetar i organizuar në nivel zviceran nga IRAS-COTIS, më 3 nëntor 2013 Bashkësia Islame Shqiptare “Hëna e re” në Kreuzlingen të Zvicrës pati rastin të festojë trefish:

- Fillimin e “Javës së feve” në Kreuzlingen
- Shënimin e 20 vjetorit të ekzistimit të xhamisë shqiptare në Kreuzlingen, si dhe
- Shënimin e vitit të ri hixhrij 1435

Pas ushqimit të drekës që për mysafirët e shumtë myslimanë e jomyslimanë u shtrua nën tendën festive në oborrin e xhamisë, imami i xhamisë Mr. Rejhan ef. Neziri mysafirëve zviceranë ua prezantoi lokalet e xhamisë, duke nisur nga mësonjëtorja e xhamisë ku foli për mësimin fetar që zhvillohet aty si dhe për mësimin fetar që zhvillohet qe katër vjet me radhë edhe në shkollat publike të Kreuzlingenit. Pjesën e faltores së xhamisë të pranishmëve të shumtë ua prezantoi me elokuencën e tij Mr. Bekim ef. Alimi, imam në Wil të SG.

Më pas, në pjesën e fundit të programit, u shënua 20 vjetori i themelimit të xhamisë. Kjo pjesë filloi me këndimin e një pjese të Kur’anit nga imami i xhamisë turke në Kreuzlingen Erdogan ef. Er.

Programin e moderoi imami i xhamisë Rejhan ef. Neziri, i cili pas përshëndetjes së të pranishmëve dhe shprehjes së mirëseardhjes për mysafirët jomyslimanë, shkurt foli për rëndësinë e zhvillimit të takimeve ndërfetare.

Fjalë përshëndetëse për të pranishmit në emër të xhamisë u drejtoi kryetari i saj z. Faredin Xhaferi, i cili u dëshiroi mirëseardhje dhe njëkohësisht i falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar për këtë xhami që nga themelimi i saj.

Rreth historikut të xhamisë foli z. Xhelal Qazimi, përfaqësues i xhamisë në Tryezën e Rrumbullakët të Feve në Kreuzlingen.

Të pranishmit më pastaj i përshëndeti znj. Susanne Dschulnigg, koordinatore e Tryezës së Rrumbullakët të Feve në Kreuzlingen dhe njëherësh kryetare e Kishës Evangjeliste në Kreuzlingen.

Më pas në foltore u lut të dalë kryetari i komunës së Kreuzlingenit z. Andreas Netzle, i cili kishte qenë prezent edhe me rastin e inaugurimit të këtij objekti të xhamisë më 12 prill 2008. Ai foli për peshën që ka Islami dhe myslimanët në botë po edhe këtu në Kreuzlingen dhe tha që zhvillimet botërore ndikojnë për së keqi te njerëzit e painformuar mirë, andaj ky takim i sotëm duhet t’i shërbejë afrimit të banorëve të këtushëm si dhe shembjes së paragjykimeve te popullata vendase ndaj Islamit dhe myslimanëve...

Të pranishmit më pastaj i përshëndeti e deleguara për integrim pranë komunës së Kreuzlingenit znj. Zeljka Blank-Antakli, e cila vuri theksin në rëndësinë e “Javës së feve” në raport me integrimin e pjesëtarëve të feve të ndryshme në shoqërinë e këtushme.

Në emër të Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër të pranishmit i përshëndeti Mr. Bekim ef. Alimi.

Më në fund, imami Neziri e shfrytëzoi rastin t’i falënderojë të gjithë ata të cilët që nga themelimi i xhamisë e deri më sot, secili në formën e vet të veçantë, ka kontribuar për mirëmbajtjen, kujdesin dhe kultivimin e kësaj qendre islame këtu në Kreuzlingen.

Me këtë rast ai fillimisht i falënderoi imamlerët që kishin qenë të angazhuar në këtë xhami, qoftë vetëm gjatë muajve të Ramazanit qoftë edhe më gjatë, e që ishin:

1. Vejsel ef. Xhaferi nga f. Çajle e Gostivarit
2. Ujkan ef. Sejdini nga f. Bellovisht i Gostivarit, momentalisht imam në Mynih
3. Ahmet ef. Ahmeti nga Shkupi
4. Fadil ef. Ramadani nga f. Saraj i Shkupit
5. Naim ef. Ferati nga f. Zherovjan i Tetovës
6. Shaban ef. Sulejmani nga f. Pallçisht i Tetovës
7. Muqerem ef. ? nga f. Stremnicë e Tetovës
8. I ndjeri Zulfiqar ef. ? nga f. Stremnicë e Tetovës
9. Qani ef. Baftijari nga Gostivari
10. Taxhedin ef. Misimi nga f. Bogovinjë e Tetovës, momentalisht imam në Romanshorn
11. Shefket ef. Muaremi nga f. Poroj i Tetovës, sot me qëndrim në Kreuzlingen

Më pastaj imami i falënderoi përzemërsisht edhe 40 persona të përzgjedhur nga mesi i xhematit, tre prej tyre tanimë të ndjerë, të cilët kishin kontribuar më së shumti për xhaminë në fjalë. Për këta 40 persona kryesia e xhamisë ndau nga një mirënjohje me shkrim. Ata ishin:

1. Hasan Durmishi, i ndjerë
2. Ebib Xhelili, i ndjerë
3. Nevzat Nuhiu, i ndjerë
4. Servet Qazimi, kryetari i parë i xhamisë
5. Imer Mislimi
6. Ilas Emini
7. Haxhi Vehbi Sulejmani
8. Haxhi Besir Ziberi
9. Haxhi Nehat Ziberi
10. Asllan Rexhepi
11. Haxhi Mevaip Pajaziti
12. Amet Hasani
13. Idris Idrisi
14. Mirtezan Memishi
15. Haxhi Zujdi Rexhepi
16. Ibrahim Ziberi
17. Haxhi Neshat Odai
18. Haxhi Kadri Aziri
19. Kadri Selimi
20. Haxhi Sadri Shabani
21. Haxhi Bejtullah Saliu
22. Alifekri Murati
23. Haxhi Servet Salija
24. Haxhi Fejzulla Rexhepi
25. Xhelal Qazimi
26. Besir Halili
27. Elgadaf Aziri
28. Blerim Kabashi
29. Zeqirja Amiti
30. Haxhi Bunjamin Aliji
31. Raif Ajdini
32. Nagip Memedi
33. Haxhi Medi Xheladini
34. Ismail Beluli
35. Besir Ameti
36. Shemsedin Bilali
37. Nexhat Bajrami
38. Adem Imeri
39. Haxhi Sabit Rustemi
40. Samet Idrizi

 

Më poshtë mund të shikoni disa foto të shkrepura nga Elgadaf Aziri ...

 

Kurse këtu mund të lexoni një artikull në gj. gjermane të publikuar në të pëditshmen kantonale "Thurgauer Zeitung".

 

Ndërkaq më poshtë një artikull të shkurtër të publikuar në Kreuzlinger Zeitung.