Më 7, 8 dhe 9 janar 2011 nëpër disa xhami shqiptare u zhvilluan takime fetare me teologë të njohur nga RM. Krahas ligjëratave, në këto takime u kënduan edhe ilahije dhe u zhvilluan biseda të lira.

Mysafirët ishin dr. Metin Izeti, Dr. Musa Musai, Dr. Ali Pajaziti, Dr. Qani Nesimi, Selver ef. Xhemaili, Abdirrahim ef. Murati, Husein ef. Rizai dhe Naser ef. Rushani.

Më 7 janar '11 pas namazit të jacisë u mbajt tribuna e parë në xhaminë "El-Hidaje" në St. Gallen me ligjërues Dr. Musa Musain, pedagog në Universitetin Shtetëror të Tetovës, i cili e shtjelloi temën "Muslimani bashkëkohor mes izolimit dhe integrimit".

Më 8 janar '11, po ashtu pas namazit të jacisë në xhaminë tonë "Hëna e re" në Kreuzlingen ligjërues patëm Dr. Ali Pajazitin, pedagog në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, i cili ligjëroi në temën "Mërgimtari ndërmjet Eldorados, humbëtirës dhe varkës së shpëtimit".

Më 9 janar '11, pas namazit të drekës u mbajtën dy ligjërata në dy xhami të ndryshme. Njëra në xhaminë shqiptare të Zürichut me ligjërues Dr. Metin Izetin, pedagog në Universitetin Shtetëror të Tetovës, i cili e shtjelloi temën "Metafizika e antropologjisë kur'anore". Kurse tjetra u zhvillua në xhaminë shqiptare "Mëshira" në Luzern, me ligjërues Dr. Qani Nesimin, pedagog në Universitetin Shtetëror të Tetovës, i cili e ligjëroi në temën "Burimi i fjalës së mirë".

 

Më poshtë mund të shikoni disa foto nga takimi në xhaminë tonë në Kreuzlingen: