Printo!
Kategoria: Aktivitete
Lexuar: 1077 herë

 

TURNIRI I FUTBOLLIT 2012
 

Më 12 dhe 13 maj 2012 në organizim të Bashkësisë Islame Shqiptare "Hëna e re" nga Kreuzlingeni u mbajt turniri i futbollit për juniorë dhe seniorë. Turniri u mbajt në sallën sportive të shkollës Egelsee në Kreuzlingen të Zvicrës.

Në këtë turnir morën pjesë tri ekipe juniorësh dhe i zunë vendet në vijim:

-
 Vendin e parë e zuri ekipi i xhamisë turke "Anadolu Camii" nga Kreuzlingeni
-
 Vendin e dytë e zuri ekipi i xhamisë sonë "Hëna e re" nga Kreuzlingeni
-
 Vendin e tretë e zuri ekipi i xhamisë së Wilit

Në grupin e seniorëve morën pjesë 20 ekipe nga Kreuzlingeni, Kradolfi, Wili, Diessenhofen dhe Zürichu.

-
 Vendin e parë e zuri ekipi "Oktisi" nga Landschlachti pranë Kreuzlingenit
-
 Vendin e dytë e zuri ekipi "Q" nga Wili
-
 Vendin e tretë e zuri ekipi "Wili 2" po ashtu nga Wili


Përveç kupave, fituesit morën edhe nga një dhuratë në të holla nga sponsorët, edhe atë si vijon:

-
 Vendi i parë mori 300 Fr. nga ana e xhamisë sonë "Hëna e re"
-
 Vendi i dytë mori 200 Fr. nga pronari i IKT Transporte, z. Qatip Imeri
-
 Vendi i tretë mori 100 Fr. nga pronari i PEP, z. Petrit Plakiqi


Ne i falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit aktivë në turnir si dhe ata që në mënyra të ndryshme kontribuan që ky turnir të realizohet me sukses dhe me pjekurinë e maturinë e duhur islame... 

Në veçanti i falënderojmë referët: Ali Dauti, Sulejman Myrtaj dhe Alajdin Pajaziti.


Urime fituesve dhe falënderimet më të sinqerta pjesëmarrësve dhe organizatorëve...


Më poshtë mund të shikoni disa foto nga ky turnir.