Më 09 tetor 2011, pas namazit të drekës, në xhaminë tonë "Hëna e re" në Kreuzlingen u bë duaja e haxhilerëve të sivjetëm. Në fillim Shefket ef. Muaremi këndoi një asher, më pas haxhi Sadri Shabani këndoi një ilahije të bukur lidhur me hazreti Ibrahimin, më pastaj imami i xhamisë Rejhan ef. Neziri mbajti ligjëratën e rastit lidhur me vlerën e haxhit. Ndërkaq duanë e haxhilerëve e bëri imami mysafir nga vendlindja, respektivisht nga fshati Forinë e Gostivarit, Ibrahim ef. Shabani. Më në fund për të pranishmit u shtrua një ushqim modest.

Haxhilerët e sivjetëm janë:

1. Sami Jakupi me bashkëshorten, nga fshati Forinë e Gostivarit, banon në Ermatingen
2. Liman Veseli me bashkëshorten, nga fshati Çajle e Gostivarit, banon në Kreuzlingen
3. Sabit Rustemi me bashkëshorten, nga fshati Xhepçisht i Tetovës, banon në Kreuzlingen

Haxhilerëve u dëshirojmë shëndet, durim dhe kthim në gjirin familjar me haxh të pranuar!

Më poshtë disa foto nga ky manifestim: