Më 06 shkurt 2011, e diel, pas namazit të drekës, në xhaminë tonë në Kreuzlingen u mbajt një program i shkurtër me rastin e hatmes së 6 të rriturve nga mesi i xhematlinjve tanë.
Ata që e kryen hatmen ishin:
1. Haxhi Kadri Aziri nga Vrapçishti i Gostivarit
2. Haxhi Vajdin Memeti nga Zhelina e Tetovës
3. Haxhi Neshat Odai nga Reçica e Tetovës
4. Haxhi Llokman Rexhepi nga Debërca e Tetovës
5. Halil Veseli nga Xhepçishti i Tetovës
6. Ishak Pjaniq nga Bosnja
Pas disa fjalëve të rastit të mbajtura nga ana e imamit, Mr. Rejhan ef. Neziri, lidhur me suksesin e këtyre xhematlinjve, për të cilët mosha nuk kishte qenë pengesë për ta mësuar këndimin e Kur'anit në gjuhën arabe, u uroi atyre sukses edhe në të ardhmen dhe shprehu dëshirën që edhe këta t'i përmbahen fjalës së Pejgamberit a.s. kur thotë: "Më i miri prej jush është ai që e mëson Kur'anin dhe ua mëson edhe të tjerëve".
Kryerësve të hatmes imami u ndau nga një diplomë, kurse kryetari i xhamisë, z. Faredin Xhaferi, u ndau nga një dhuratë në emër të xhamisë.
Pas këndimit të disa pjesëve kur'anore nga kryerësit e hatmes, imami e bëri duanë me çka edhe përfundoi ky program plot gëzim e mallëngjim të të pranishmëve...
Më poshtë keni mundësinë të shikoni disa foto nga kjo ngjarje...