Iftar për azilkërkuesit e qendrës në Kreuzlingen


Të shtunën, 22.08.2009, xhamia jonë shtroi një iftar për mbi 90 azilantë (muslimanë e jomuslimanë) të Qendrës për pranim të azilantëve në Kreuzlingen. Të pranishëm ishin edhe udhëheqës e ndihmës të kësaj qendre.

Pas njoftimit që imami i xhamisë ua bëri të pranishmëve rreth xhamisë sonë dhe aktivitetet e saj, u sqaroi atyre edhe parimet bazë të Islamit. Pjesë e këtij programi ishte edhe ndjekja e një filmi dokumentar rreth mëshirës së Muhamemdit a.s., të gjitha këto në gjuhën angleze.

Udhëheqësit dhe shoqëruesit e të pranishmëve shprehën mirënjohjet e tyre si dhe kënaqësinë që e ndjenë ata në këtë natë të veçantë, sidomos për azilantët muslimanë.

Më poshtë mund të shikoni disa foto nga kjo natë.