Printo!
Kategoria: Aktivitete
Lexuar: 990 herë

Ummeti mesatar


Më 15 qershor 2009, pas namazit të akshamit, në xhaminë tonë në Kreuzlingen u mbajt një tribunë fetare, ku u trajtua kryesisht çështja e gjendjes së ummetit islam në pergjithësi dhe e muslimanëve në Perëndim.

Të pranishëm ishin mysafirët nga vendlindja të cilët u gjendën për një vizitë njëditore në Kreuzlingen, pasi ishin kthyer nga Shtutgarti i Gjermanisë ku kishin qenë të ftuar nga qendra islame e Feuerbachut të Shtutgartit: Dr. Metin Izeti, Dr. Musa Musai, Dr. Qani Nesimi dhe Mr. Selver Xhemaili.

Për momentin Dr. Izeti është predikues në xhaminë e Sahatit në Tetovë, pedagog në Universitetin e Tetovës, në Universitetin e Prishtinës dhe në Universitetin e Novi Pazarit; Dr. Musai është poashtu predikues në xhaminë e Sahatit në Gostivar, pedagog në Universitetin e Tetovës dhe në Universitetin e Novi Pazarit; Dr. Nesimi është pedagog i rregullt në Universitetin e Tetovës dhe Mr. Xhemaili është imam në lagjen Drenoc të Tetovës.

Më poshtë keni mundësinë ta dëgjoni ligjëratën me programin Flash Player.