Printo!
Kategoria: Aktivitete
Lexuar: 1740 herë

 

Më 16.11.2008, ditë e diel, në ora 11:45 në xhaminë tonë filloi prezantimi përmes video-bimerit e mënyrës së kryerjes së haxhit. Prezantimin e udhëhoqi imami i xhamisë Rejhan ef. Neziri.

Pas faljes së namazit të drekës u bë edhe duaja për nisjen e haxhilerëve për në vendet e shenjta, që do të bëhet më 23. dhe 24.11.2008 nga aeroporti i Gjenevës, nën udhëheqjen e Nebi ef. Rexhepit dhe imamëve të tjerë përcjellës.


Nga xhamia jonë sivjet për në haxhxh nga Zvicra nisen: Kadri Aziri, Zulxhevat Memeti me bashkëshorten si dhe Vajdin Memeti me bashkëshorten.


Dy xhematlinj tanë nisen për në haxh nga vendlindja: Abdullah Imeri dhe Hasan Canoski.


Pas duasë së haxhilerëve vijoi përshëndetja e të pranishmëve me nijetlinjtë për në haxh si dhe shërbimi me ëmbëlsirat e pijet tjera freskuese nga ana e familjarëve të kandidatëve për në haxh.


Ne e lusim All-llahun xh.sh. që këtyre haxhilerëve t'ua mundësojë një udhëtim të lehtë si dhe haxh e ibadetet të pranuara.


Më poshtë keni disa foto nga kjo ditë e veçantë në xhaminë tonë në Kreuzlingen.