Printo!
Kategoria: Aktivitete
Lexuar: 676 herë

 

Për herë të katërt, Forumi i të Rinjve Muslimanë pranë xhamisë “Hëna e re” në Kreuzlingen, më 25 dhe 26 shkurt 2017, organizoi turnirin e futbollit në sallë, për fëmijë dhe të rritur nga i gjithë rajoni i Zvicrës lindore.

Ky turnir sa karakterizohet për aktivitetin sportiv dhe kulturor, po aq edhe për tiparin integrues, pasi në të marrin pjesë ekipe të ndryshme dhe të përziera nga aspekti nacional/etnik dhe ai fetar/religjioz.

Të shtunën, 25.02.’17, para dite luajtën 5 ekipet e futbollit për fëmijë të moshës 11-13 vjeçare, të ardhur nga Kreuzlingeni dhe rrethina.

Tri vendet e para i zunë ekipet:

1. “FC Kreuzlingen 2” nga Kreuzlingen

 

2. “#Speedis”, nga Kreuzlingeni

 

3. “KF Ikre Rorschach”, nga xhamia e Rorschachut.

 

Tri vendet e para fituan nga një kupë, ndërkaq lojtarët e të gjitha ekipeve të fëmijëve fituan nga një medalje nga ana e Xhamisë “Hëna e re”.

 

Të shtunën pas dite si dhe të dielën gjithë ditën kanë vazhduar lojërat me të rinjtë e rritur. Gjithsej morën pjesë 24 ekipe nga mbarë rajoni.

Tri ekipet fituese të turnirit të sivjetmë te të rinjtë ishin:

 

 

1. "Nichtfussballer" nga Weinfelden/Kreuzlingen/Konstanz

 

 

2. "Strubi Strubazki", nga Amriswil/Romanshorn

 

 

3. "FC Albania Zürich", nga Cyrihu.

 

Tri vendet e para, përveç kupave që i morën nga xhamia “Hëna e re”, ata fituan edhe çmimet në vijim të dhuruara nga sponsorët e xhamisë, afaristët e mëdhenj shqiptarë nga Kreuzlingeni dhe rrethina. Kështu:

1. Vendi i parë fitoi 600.- Sfr. nga bashkësponsorët z. Daut Neziri pronar i firmës “Top Speed Garage” dhe z. Jusuf Xheladini, pronar i firmës “Euro Term Swiss”.

2. Vendi i dytë fitoi 400.- Sfr. nga z. Blerim Kabashi, pronar i firmës “E Werk”, dhe

3. Vendi i tretë fitoi 200.- Sfr. nga z. Isa Osmanaj, pronar i firmës “Godeni Versicherungen”.

 

Xhamia “Hëna e re” në Kreuzlingen i falënderon dhe i uron të gjitha ekipet që morën pjesë në turnirin e sivjetmë e në veçanti tri ekipeve fituese nga mesi i fëmijëve dhe i të rinjve. Ata, përveç angazhimit të tyre sportiv, ditën të manifestojnë edhe edukatë dhe kulturë të lartë humane, në veçanti mirëkuptim e tolerancë për përbërjet e përziera të ekipeve që vinin nga i gjithë rajoni.

Një falënderim të veçantë xhamia “Hëna e re” ua shpreh sponsorëve tanë për mbështetjen e pa rezervë që ia ofrojnë xhamisë sonë si çdo herë. E lusim All-llahun Fuqiplotë që këta sponsorë t'i shpërblejë shumëfish dhe t'ua shtojë begatitë në të dyja botët.

Nuk harrojmë t'i falënderojmë edhe anëtarët e kryesisë së xhamisë, aktivistët e përkushtuar të Forumit të të Rinjve Muslimanë të xhamisë sonë si dhe të gjithë vullnetarët tjerë, të cilët brenda këtyre dy ditëve vazhdimisht ishin në shërbim të turnirit.

Allahu i begatoftë me të mirat e Tij të pafundme!

Mirë u takofshim në turnirin e vitit të ardhshëm!

 

 

Pamje nga lojërat e fëmijëve

 

5 ekipet prezente të fëmijëve

 

Nisja e lojës finale e të rinjve

 

Tri ekipet e para te të rinjtë