Printo!
Kategoria: Aktivitete
Lexuar: 3510 herë

 

Më 27 nëntor 2016 Forumi i Grave Muslimane (FGM) pranë xhamisë shqiptare “Hëna e re” në Kreuzlingen festoi njëvjetorin e themelimit të tij. Të pranishme ishin afro 30 gra muslimane dhe jo-muslimane. Fillimisht u raportua për aktivitetet njëvjeçare që i ka zhvilluar ky forum, me çka u pa qartë se që nga themelimi i këtij forumi gratë e të gjitha grup moshave nga Kreuzlingeni dhe rrethina kanë qenë më aktive në xhami dhe në shoqëri. Si mysafire speciale e pranishme ishte teologia znj. Jasemin Duran. Me ligjëratën e saj “Të jesh muslimane në shoqërinë e sotme” ajo zgjoi një interesim dhe mahnitje të paparë në mesin e grave të pranishme.

Më pas u ofrua një apero me gatime dhe ëmbëlsira tradicionale shqiptare, të përgatitura nga gratë e FGM. Me kafe dhe torte të pranishmet patën mundësinë edhe të zbaviten dhe të shkëmbenin mendime e përvoja të ndryshme nga jeta e përditshme.

Në emër të FGM ne i falënderojmë të gjitha gratë që morën pjesë në këtë kremte. Po ashtu i falënderojmë të gjitha gratë, të cilat gjatë tërë vitit janë angazhuar si brenda ashtu edh jashtë xhamisë ne kuadër të FGM. Në veçanti ne dëshirojmë ta falënderojmë imamin tonë Rejhan Neziri, anëtarët e kryesisë si dhe anëtarët e Forumit të të Rinjve Muslimanë të xhamisë sonë për bashkëpunimin e ngushtë që kemi pasur brenda këtij viti.

 

Forumi i Grave Muslimane pranë xhamisë shqiptare në Kreuzlingen

Zulkjeflije Nuredini