Printo!
Kategoria: Aktivitete
Lexuar: 1105 herë

Në organizim të Forumit të Grave Muslimane pranë Bashkësisë Islame Shqiptare "Hëna e re" në Kreuzlingen, më 5 mars 2016, pas namazit të akshamit, në xhaminë tonë në Kreuzlingen u mbajt një ligjëratë fetare enkas për gratë me temën "GRUAJA DHE ISLAMI".

Ligjëruese ishte mr. Zelije Sulejmani-Bunjaku nga Cyrihu.

Në ligjëratë morën pjesë një numër i konsiderueshëm i grave dhe vajzave, të cilat pos ligjëratës patën mundësinë të dëgjojnë edhe disa ilahije, të parashtrojnë pyetje që i tangojnë gratë dhe natyrisht për fund edhe shërbimi me pije dhe ëmbëlsira në kafenenë e xhamisë, e cila për këtë kohë ishte e rezervuar vetëm për gratë...