Më 1 nëntor 2015, e diel, pas namazit të drekës, në xhaminë tonë në Kreuzlingen u mbajt mbledhja për themelimin e Forumit të Grave Muslimane, të lajmëruar paraprakisht. Në praninë e një numri të konsiderueshëm të vajzave, të grave të reja e më të moshuara, u lexua një raport i hollësishëm rreth letërnjoftimit, synimeve dhe projekteve të këtij Forumi. Pas disa pyetjeve sqaruese lidhur me këtë Forum, të pranishmet e zgjodhën kryesinë e Forumit me këtë përbërje:

1.  Zulkeflie Nuredini - kryetare

2.  Ibadet Neziri - nënkryetare

3.  Mujasere Imeri - sekretare

4.  Ajshe Aziri - anëtare kryesie

5.  Amra Kahrimanović - anëtare kryesie

6.  Melek Aziri - anëtare kryesie

7.  Gëzime Pirra - anëtare kryesie

8.  Sahide Pajaziti - anëtare kryesie

9.  Razije Emini - anëtare kryesie

 

Më poshtë në mënyrë të përmbledhur mund të lexoni synimet dhe projektet që i ka ndërmend t’i realizojë ky Forum, ndoshta i pari në xhamitë shqiptare në Zvicër.

 

Ç’është Forumi i Grave Muslimane në Kreuzlingen?

-  Është organ i Xhamisë Shqiptare “Hëna e re” në Kreuzlingen dhe me këtë i nënshtrohet statutit të xhamisë,

-  Përbëhet nga gratë muslimane me prejardhje të ndryshme kulturore dhe gjuhësore,

-  Në fokus të punës së tij qëndron fusha fetare dhe sociale,

-  Financohet kryekëput nga donacionet e ndryshme dhe nga buxheti i xhamisë shqiptare në Kreuzlingen.

 

Synimet e FGM:

-  Përmirësimi i pjesëmarrjes së grave muslimane në xhami dhe në shoqëri,

-  Rrjetëzimi i kompetencave,

-  Mbështetja e grave muslimane në perceptimin e të drejtave të tyre,

-  Njoftimi, lidhja e raporteve dhe krijimi i besimit me gratë që janë aktive në shoqëri,

-  Avancimi i shkollimit dhe arsimimit të grave muslimane, në fushën e Islamit dhe në fushat tjera,

-  Organizimi i projekteve dhe manifestimeve në nivelin lokal në bashkëpunim me xhaminë shqiptare në Kreuzlingen.

 

Projektet e FGM:

-  Aktivizimi më i madh i grave në xhami:

-  Në namazet e ditës,

-  Në namazet e së premtes dhe të dielës si dhe në ligjëratat (derset) e këtyre ditëve,

-  Shkëmbimi i ndërsjellë rreth jetës së përditshme,

-  Bashkëveprimi në aktivitetet e ndryshme brenda dhe jashtë xhamisë, si koncerti islam, dialogu ndërfetar etj.

 

-  Programe speciale për gratë:

-  Kurse për namaz,

-  Kurse për shkrimin arab dhe Kur’anin,

-  Ligjërata islame, enkas për gratë,

-  Kurse të gjuhës gjermane për gratë,

-  Grup loje për fëmijë të vegjël, çerdhe fëmijësh (Spielgruppe),

-  Ligjërata rreth amvisërisë, shëndetit, modës islame, edukimit të fëmijëve etj.

-  Ekspozita për punë dore ...

 

-  Oferta:

-  I këshillon dhe i mbështet gratë, në qoftë se ndeshen me diskriminim,

-  I këshillon dhe i mbështet çiftet bashkëshortore për problemet në martesë,

-  Kujdeset për të sëmurët dhe ata që ndodhen para vdekjes,

-  I analizon dhe i diskuton pyetjet që kanë të bëjnë me gratë në nivel lokal,

-  Është aktiv në dialogun brenda- dhe ndërfetar,

-  Bashkëpunon me forumet dhe shoqatat tjera të grave muslimane dhe jo-muslimane.

 

 

Foto të shkrepura në këtë takim...