Printo!
Kategoria: Aktivitete
Lexuar: 1184 herë

 

Më 21 gusht 2012, e martë, Bashkësia Shqiptare Islame “Hëna e re” në Kreuzlingen të Zvicrës priti për së dyti herë me radhë të krishterët e qytetit dhe të rrethinës me rastin e Fitër Bajramit.

Pas ngrënies së darkës në kafenenë e xhamisë imami i kësaj qendre islame Mr. Rejhan Neziri i shëtiti të 40 mysafirët nëpër lokalet tjera të xhamisë, si klasa e mësimit fetar islam, faltorja për gratë, faltorja kryesore, me ç’rast ai u sqaroi mysafirëve funksionet e pjesëve përbërëse të xhamisë.

Pas këtij prezantimi, në faltoren kryesore u mbajt edhe një ligjëratë e përbashkët në gjuhën gjermane me titull “Elementet e përbashkëta në Bibël dhe në Kur’an”. Ligjërues ishin imami i xhamisë Rejhan ef. Neziri si dhe prifti evangjelist/reformist z. Gunnar Brendler. Pas ligjëratës interesante të pranishmit patën mundësinë të parashtronin pyetje lidhur me temën në fjalë.

Të pranishëm në këtë mbrëmje ishin ndër të tjerët edhe:

1. Oliver Lind – I deleguar për integrim pranë zyrës për migracion të kantonit Thurgau
2. Lisa Seydel – Praktikante në të njëjtën zyrë
3. Gunnar Brendler – prift evangjelist me bashkëshorten e tij
4. Andrea Stüven – priftëreshë evangjeliste
5. Susanne Dschulnigg – kryetare e kishës evangjeliste si dhe koordinatore e Tryezës së  Rrumbullakët të Feve në Kreuzlingen
6. Dr. Hisham Maizar – kryetar i DIGO-
s (www.digo.ch) dhe i FIDS-it (www.fids.ch)
7. Jetmir Shakiri -
sekretar i DIGO-s
8. Dr. Jürgen G. Klaumünzner – kryetar i Rrethit Punues Ndërfetar në kantonin Thurgau (www.thurgau-
interreligioes.ch)
9. Astrid Hollenstein Enk – anëtare kryesie në të njëjtën organizatë, pjesëtare e sektit Bahai
10. Christine Demel – priftëreshë katolike dhe anëtare kryesie e organizatës së mësipërme
11. Bruno Schwaller – kateket/mësues fetar i kishës katolike
12. Zeljka Blank Antakli – kryetare e zyrës për integrim pranë qytetit të Kreuzlingenit
13. Përfaqësues të xhamisë turke në Kreuzlingen

Telegram-
urimet dhe arsyet për mosardhjen e tyre paraprakisht patën dërguar:

1. Andreas Netzle – prefekti i Kreuzlingenit
2. Dorena Ragenbass – përgjegjëse e Departamentit për kulturë dhe rekreacion pranë komunës së Kreuzlingenit
3. Jürg Schenkel – kryetari i shkollave të Kreuzlingenit
4. Alois Jehle – prifti i sapo-
inauguruar katolik në Kreuzlingen

Bashkësia Islame Shqiptare “Hëna e re” nga Kreuzlingeni shpreh mirënjohjet e përzemërta për të gjithë ata që prezantuan në këtë mbrëmje dhe që e begatuan atë me pjesëmarrje dhe diskutim konstruktiv ndërfetar...

 

Më poshtë mund të shikoni disa foto nga kjo mbrëmje...