Më 28 shkurt 2015 në xhaminë tonë "Hëna e re" në Kreuzlingen u mbajt një tribunë fetare, me ç'rast ligjërues ishte Mr. Ferit ef. Zekiri, imam në Regensdorf dhe njëkohësisht arkëtar i Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër.

Ferit ef. Zekiri ligjëroi në temën: "Islami - fe e mesatares". Me këtë rast ai ndër të tjera theksoi pozicionin mesatar të mësimeve islame kur është në pyetje besimi në Zot, në pejgamberët e Zotit, në krijesat e Zotit e në veçanti të njeriut, pastaj qëndrimin mesatar të Islamit në sferat e tjera si në ibadete/adhurime, në jetën ekonomike, në ruajtjen e mjedisit etj.

Mbrëmjen e zbukuroi me këndim Kur'ani dhe ilahije edhe i mirënjohuri hafiz Sabaatin ef. Nuhiu.

Të pranishëm ishin edhe imami i Wilit, njëkohësisht edhe nënkryetar i Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër, pastaj Nasih ef. Shehu, përkohësisht imam në xhaminë shqiptare në Bülach (ZH) si dhe shumë xhematlinj nga xhamia e Regensdorfit, e Wilit, e St. Gallenit, e Romanshornit etj.

Të gjithëve falënderimet më të sinqerta për vizitën! Na keni nderuar, Allahu ju nderoftë edhe juve!