Cikël ligjëratash lidhur me “Radikalizimin e të rinjve muslimanë në Perëndim – procesi dhe sfidat”
Më 21 shtator 2016 në Weinfelden, më 8 shkurt 2017 në Amriswil dhe më 21 shkurt 2017 në Kreuzlingen, imami dhe mësuesi i lëndës fetare islame nga Kreuzlingeni mr. Rejhan ef. Neziri ka mbajtur një cikël ligjëratash lidhur me procesin dhe sfidat e radikalizimit të të rinjve muslimanë në Perëndim për drejtorë shkollash, punonjës socialë, psikologë e pedagogë të shkollave në tri qytetet e lartpërmendura në kantonin Thurgau.
Turniri i futbollit në sallë, Kreuzlingen 2017
Për herë të katërt, Forumi i të Rinjve Muslimanë pranë xhamisë “Hëna e re” në Kreuzlingen, më 25 dhe 26 shkurt 2017, organizoi turnirin e futbollit në sallë, për fëmijë dhe të rritur nga i gjithë rajoni i Zvicrës lindore. Ky turnir sa karakterizohet për aktivitetin sportiv dhe kulturor, po aq edhe për tiparin integrues, pasi në të marrin pjesë ekipe të ndryshme dhe të përziera nga aspekti nacional/etnik dhe ai fetar/religjioz.
Koncerti islam në Kreuzlingen, 2017
Më 5 shkurt 2017, për herë të katërt, tanimë në mënyrë tradicionale, Xhamia “Hëna e re” nga Kreuzlingeni organizoi koncertin islam me këndim Kur’ani, ilahije, recitime, humor, lojë shpërblyese për fëmijë etj. Koncerti filloi me këndim Kur’ani nga zëëmbli Enis Alili nga Winterthuri.
Dua hatmeje e grave nga Kreuzlingeni, 2017
Më 19 shkurt 2017, e diel, pas namazit të drekës, në xhaminë tonë “Hëna e re” në Kreuzlingen u mbajt një program me rastin e përmbylljes së leximit të Kur’anit (hatmes) nga ana e 12 grave në mësimin fetar të organizuar vetëm për gra të rritura pranë mektebit të xhamisë sonë, nën kujdesin e mualimes Ibadete Neziri.
Konfirmandët e vizitojnë xhaminë tonë, 2017
Si çdo vit, edhe sonte, xhaminë tonë e vizitoi një grup prej 17 nxënësve të kl. 9, të cilët përgatiten për "konfirmacionin" sipas botëkuptimit të kishës së reformuar evangjeliste në Kreuzlingen nën udhëheqjen e priftit Dr. Damian Brot dhe famullitarit Tobias Günter. Pas sqarimit të inventarit të xhamisë nga ana e imamit Rejhan Neziri, mysafirët patën mundësinë ta ndjekin drejtpërdrejtë edhe namazin e jacisë.
I falënderojmë për vizitën dhe i mirëpresim edhe herave të tjera!
Faqja 2 nga gjithsej 15