Dua hatmeje e grave nga Kreuzlingeni, 2010
Më 27 qershor 2010, e diel, pas namazit të drekës, në xhaminë tonë “Hëna e re” në Kreuzlingen u mbajt një program me rastin e përmbylljes së leximit të Kur’anit (hatmes) nga ana e tri grave në mësimin fetar të organizuar vetëm për gra të rritura pranë mektebit të xhamisë sonë.
Iftar për azilkërkuesit e qendrës në Kreuzlingen
Të shtunën, 22.08.2009, xhamia jonë shtroi një iftar për mbi 90 azilantë (muslimanë e jomuslimanë) të Qendrës për pranim të azilantëve në Kreuzlingen. Të pranishëm ishin edhe udhëheqës e ndihmës të kësaj qendre.
"Ummeti mesatar" tribunë islame
Më 15 qershor 2009, pas namazit të akshamit, në xhaminë tonë në Kreuzlingen u mbajt një tribunë fetare, ku u trajtua kryesisht çështja e gjendjes së ummetit islam në pergjithësi dhe e muslimanëve në Perëndim.
Kuizi islam në Kreuzlingen, 2009
Më 21 mars 2009, pas namazit të akshamit, Bashkësia Islame Shqiptare “Hëna e re” dhe Forumi i të Rinjve Muslimanë nga Kreuzlingeni, për hir të ditëlindjes së Muhammedit a.s. organizuan një kuiz diturie për të rritur.
Duaja e haxhilerëve, 2008
Më 16.11.2008, ditë e diel, në ora 11:45 në xhaminë tonë filloi prezantimi përmes video-
Hyrja në objektin e ri të xhamisë
Më 2 mars 2008 për xhematin e Kreuzlingenit ishte një ditë e veçantë, ditë feste, ngase atë ditë u kurorëzua puna pesëmujore e mjeshtërve tanë të shkathtë në rinovimin e objektit të blerë për xhami.
Që nga 1 tetori 2007 e deri më 1 mars 2008, këta dashamirë të xhamisë e të fesë, përjashtuar të dielat, kanë punuar për çdo ditë të Zotit, duke sakrifikuar vetveten, familjen e miqtë e tyre, vetëm e vetëm t'i përfundojnë punët që i kishin filluar te kjo xhami.
Hapja solemne e xhamisë, 12 prill 2008
Në qytetin e Kreuzlingenit të kantonit të Thurgaut në Zvicër në Zvicër, dje më 12 prill 2008, u bë hapja e objektit të xhamisë së re. Në aktin solemn, merrnin pjesë krerët e bashkësive fetare nga Maqedonia, Kosova si dhe autoritetet e komunës dhe të kishës katolike të Kreuzlingenit. Në hyrje të këtij objekti sapo të rinovuar, shiritin e prenë Myftiu i BI të Kosovës, Naim ef. Tërnava, kryetari i Komunës së Kreuzlingenit, Andreas Netzle dhe Reis ul-
Faqja 6 nga gjithsej 11