Festivali i mundësve në Weinfelden, 2014
Më 1 qershor 2014 Xhamia jonë "Hëna e re" nga Kreuzlingeni organizoi festivalin e mundësve që në qytetin Weinfelden organizohet tanimë qe 14 vjet me radhë. Sponsor kryesor i këtij festivali ishte pronari i firmës "Ardival", z. Samet Iseini, i cili ka qenë edhe organizator i saj vite me radhë.
Turniri i tretë i futbollit, shkurt 2014
Më 15 dhe 16 shkurt 2014 në sallën e sportit të shkollës Egelsee në Kreuzlingen të Zvicrës, xhamia jonë bashkë me Forumin e të rinjve të xhamisë sonë organizuan turnirin e tretë të futbollit, në të cilin morën pjesë 13 ekipe fëmijësh dhe 24 të të rriturve.
Shënimi i 20 vjetorit të xhamisë sonë
Në kuadër të “Javës së feve”, që është një manifestim ndërfetar i organizuar në nivel zviceran nga IRAS-COTIS, më 3 nëntor 2013 Bashkësia Islame Shqiptare “Hëna e re” në Kreuzlingen të Zvicrës pati rastin të festojë trefish:
- Fillimin e “Javës së feve” në Kreuzlingen
Turniri i dytë i futbollit, maj 2013
Përfundoi me sukses turniri i futbollit që u mbajt në sallën sportive Egelsee, më 25 dhe 26 maj 2013, organizuar nga xhamia "Hëna e re" në Kreuzlingen. Në të moren pjesë 4 ekipe juniorësh dhe 20 të të rriturve. I falënderojmë të gjithë për pjesëmarrjen.
Takime islame me teologë nga vendlindja
Më 7, 8 dhe 9 janar 2011 nëpër disa xhami shqiptare u zhvilluan takime fetare me teologë të njohur nga RM. Krahas ligjëratave, në këto takime u kënduan edhe ilahije dhe u zhvilluan biseda të lira.
Faqja 6 nga gjithsej 15