Ligjëratë: "Misvaku në Islam dhe në shkencë"
Më 23 janar 2016, pas namazit të jacisë, patëm rastin që ligjërues në xhaminë tonë në Kreuzlingen ta kemi Dr. Naim Alilin, dentist i diplomuar dhe doktor i stomatologjisë.
Tema e ligjëratës ishte: "Misvaku në Islam dhe në shkencë".
Temën rreth misvakut ai e ka pasur edhe punim doktorature në Universitetin e Baselit.
Në fjalën hyrëse të takimit, imami i xhamisë Rejhan ef. Neziri, pasi foli për rëndësinë e pastrimit në Islam, ai citoi edhe disa hadithe të Muhammedit a.s. rreth përdorimit të misvakut, duke theksuar se me këtë rast Muhammedi a.s. e ka preferuar misvakun si mjetin më të efektshëm atëherë dhe në ato vende për pastrimin e dhëmbëve. Këtu më me rëndësi është pastërtia dhe ruajtja e shëndetit sesa mjeti pastrues.
Takim informativ i FGM dhe ligjëratë fetare
Më 6 dhjetor 2015, pas namazit të drekës Forumi i Grave Muslimane në Kreuzlingen organizoi një takim informativ ku u prezantua Forumi, synimet dhe projektet e tij; si dhe u mbajt një ligjëratë nga hafize Emine Sopi.
Integrim e jo asimilim
Një kontribut i TV ART nga Tetova lidhur me integrimin e muslimanëve shqiptarë në Zvicër. Një shembull i mirë për këtë shërben xhamia jonë "Hëna e re" nga Kreuzlingeni...
Në xhaminë „Hëna e re“ në Kreuzlingen themelohet Forumi i Grave Muslimane
Më 1 nëntor 2015, e diel, pas namazit të drekës, në xhaminë tonë në Kreuzlingen u mbajt mbledhja për themelimin e Forumit të Grave Muslimane, të lajmëruar paraprakisht. Në praninë e një numri të konsiderueshëm të vajzave, të grave të reja e më të moshuara, u lexua një raport i hollësishëm rreth letërnjoftimit, synimeve dhe projekteve të këtij Forumi. Pas disa pyetjeve sqaruese lidhur me këtë Forum, të pranishmet e zgjodhën kryesinë e Forumit me këtë përbërje:
Tribunë islame me Mr. Ferit ef. Zekirin
Më 28 shkurt 2015 në xhaminë tonë "Hëna e re" në Kreuzlingen u mbajt një tribunë fetare, me ç'rast ligjërues ishte Mr. Ferit ef. Zekiri, imam në Regensdorf dhe njëkohësisht arkëtar i Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër.
Faqja 4 nga gjithsej 15