Imami nga Kreuzlingeni: «Ky rast është absurd dhe i tmerrshëm»
DEBATI MBI LËNDËN E NOTIT Rehan Neziri është imam në Bashkësinë Islame Shqiptare në Kreuzlingen. Ai angazhohet si këshilltar në shkollat e qytetit kur janë në pyetje çështjet rreth Islamit. Ai nuk shpreh mirëkuptim për refuzimin e lëndës së notit.
Festimi i njëvjetorit të Forumit të Grave Muslimane në Kreuzlingen
Më 27 nëntor 2016 Forumi i Grave Muslimane (FGM) pranë xhamisë shqiptare “Hëna e re” në Kreuzlingen festoi njëvjetorin e themelimit të tij. Të pranishme ishin afro 30 gra muslimane dhe jo-muslimane.
Festë e dyfishtë në xhaminë tonë
Sot, më 2 tetor 2016, xhamia jonë festoi dyfish:
1. Vitin e ri hixhrij 1438
2. Pagesën e borxhit ndaj bankës
Në ora 10 nisi, si zakonisht, mësimi fetar me fëmijët e mektebit. Sot nuk pati mësim, sepse ishte ditë feste. Nxënësit ngjyrosën shkrime të ndryshme me mesazhe urimi për vitin e ri islam, frynë ballonë, ngjitën figurën e devesë nëpër mure e dritare, si simbol i përkujtimit të hixhretit të Muhammedit a.s., bashkë me Forumin e Grave të xhamisë nxënësit përgatitën brumin e biskotave ...
Ftesë për tubim informativ në gjuhen shqipe të organizuar nga zyra për këshillime profesionale në Thurgau
A jeni ju të interesuar për një të ardhme të suksesshme e profesionale për fëmijët tuaj?
Shfrytëzojeni këtë mundësi që të informoheni falas për mundësitë e ndryshme që ju ofron sistemi arsimor zviceran për të vazhduar shkollimin e mëtutjeshëm për fëmijët tuaj.
Ligjëratë për gratë: "Gruaja dhe Islami"
Në organizim të Forumit të Grave Muslimane pranë Bashkësisë Islame Shqiptare "Hëna e re" në Kreuzlingen, më 5 mars 2016, pas namazit të akshamit, në xhaminë tonë në Kreuzlingen u mbajt një ligjëratë fetare enkas për gratë me temën "GRUAJA DHE ISLAMI".
Ligjëruese ishte mr. Zelije Sulejmani-Bunjaku nga Cyrihu.
Në ligjëratë morën pjesë një numër i konsiderueshëm i grave dhe vajzave, të cilat pos ligjëratës patën mundësinë të dëgjojnë edhe disa ilahije, të parashtrojnë pyetje që i tangojnë gratë dhe natyrisht për fund edhe shërbimi me pije dhe ëmbëlsira në kafenenë e xhamisë, e cila për këtë kohë ishte e rezervuar vetëm për gratë...
Faqja 3 nga gjithsej 15