Më 30 teor 2011, e diel, pas namazit të drekës, në xhaminë tonë në Kreuzlingen u mbajt një program i shkurtër me rastin e hatmes së 9 të rriturve nga mesi i xhematlinjve tanë. Ata që e kryen hatmen ishin:

Më 09 tetor 2011, pas namazit të drekës, në xhaminë tonë "Hëna e re" në Kreuzlingen u bë duaja e haxhilerëve të sivjetëm. Në fillim Shefket ef. Muaremi këndoi një asher, më pas haxhi Sadri Shabani këndoi një ilahije të bukur lidhur me hazreti Ibrahimin, më pastaj imami i xhamisë Rejhan ef. Neziri mbajti ligjëratën e rastit lidhur me vlerën e haxhit. Ndërkaq duanë e haxhilerëve e bëri imami mysafir nga vendlindja, respektivisht nga fshati Forinë e Gostivarit, Ibrahim ef. Shabani. Më në fund për të pranishmit u shtrua një ushqim modest.

Më 15 maj 2011, e diel, pas namazit të drekës, në xhaminë tonë “Hëna e re” në Kreuzlingen u mbajt një program me rastin e përmbylljes së leximit të Kur’anit (hatmes) nga ana e katër grave në mësimin fetar të organizuar vetëm për gra të rritura pranë mektebit të xhamisë sonë, nën kujdesin e mualimes Ibadete Neziri.

06 shkurt 2011, e diel, pas namazit të drekës, në xhaminë tonë në Kreuzlingen u mbajt një program i shkurtër me rastin e hatmes së 6 të rriturve nga mesi i xhematlinjve tanë. Ata që e kryen hatmen ishin:

Më 27 qershor 2010, e diel, pas namazit të drekës, në xhaminë tonë “Hëna e re” në Kreuzlingen u mbajt një program me rastin e përmbylljes së leximit të Kur’anit (hatmes) nga ana e tri grave në mësimin fetar të organizuar vetëm për gra të rritura pranë mektebit të xhamisë sonë.

Të shtunën, 22.08.2009, xhamia jonë shtroi një iftar për mbi 90 azilantë (muslimanë e jomuslimanë) të Qendrës për pranim të azilantëve në Kreuzlingen. Të pranishëm ishin edhe udhëheqës e ndihmës të kësaj qendre.

Më 15 qershor 2009, pas namazit të akshamit, në xhaminë tonë në Kreuzlingen u mbajt një tribunë fetare, ku u trajtua kryesisht çështja e gjendjes së ummetit islam në pergjithësi dhe e muslimanëve në Perëndim.