Për herë të tretë …
Më 19 shkurt 2017, e diel, pas namazit të drekës, në xhaminë tonë “Hëna e re” në Kreuzlingen u mbajt një program me rastin e përmbylljes së leximit të Kur’anit (hatmes) nga ana e 12 grave në mësimin fetar të organizuar vetëm për gra të rritura pranë mektebit të xhamisë sonë, nën kujdesin e mualimes Ibadete Neziri.
Gratë që e përfunduan hatmen ishin:
1. Besime Omeri
2. Emsale Iljazi
3. Fatime Sinani
4. Hatije Asipi (hatmeja e dytë)
5. Haxhije Kastrati (hatmeja e dytë)
6. Mirije Rexhepi
7. Razije Emini (hatmeja e dytë)
8. Rexhije Pajaziti
9. Sahide Pajaziti
10. Shenur Iseni
11. Xhezmije Beluli
12. Zulkeflije Nuredini
Programi filloi me fjalën përshëndetëse të mualimes, e cila foli për vullnetin dhe suksesin e këtyre grave në mësimin e Kur’anit fisnik; për rëndësinë e mësimit të këtij Libri të shenjtë duke e mbështetur me ajete dhe hadithe të Pejgamberit a.s. si dhe për gatishmërinë e saj për të vazhduar me këtë mësim apo kurs edhe me të gjitha ato gra të tjera që kanë interesim për këtë.
Pastaj fjalë përshëndetëse pati edhe kryetarja e Forumit të Grave Muslimane pranë xhamisë sonë znj. Zulkefije Nuredini, e cila ndër të tjera i uroi gratë që kishin kryer hatmn si dhe mualimen për kontributin e saj në mësimin e Kur’anit për gratë e rritura.
Më pas gratë që kishin bërë hatmen e lexuan suren Jasin, poezi dhe ilahije të ndryshme si dhe 10 suret e fundit të Kur’anit duke u përmbyllur me duanë e hatmes që u bë nga ana e mualimes.
Pastaj programi vazhdoi me ndarjen e diplomave si dhe të dhuratave nga ana e xhamisë për gratë që e kishin mbaruar hatmen.
Më në fund, gratë që kishin kryer hatmen shtruan ëmbëlsira nga më të ndryshmet për afro 200 gratë e pranishme në këtë manifestim.