Menyja kryesore:
Islami > Mendimi islam
Doc. Dr. Metin Izeti
TRĖNDAFILI I MĖSHIRĖS MBIU MBI RĖRĖN E SHKRETĖTIRĖS
Zoti dėrgoj urtėsinė
qė e naltėson njerinė
pa qendroj nė mest tė tyre
ishte njeri prej fytyre.
Ajy ishte Muhameti
(Naim Frashėri, Qerbelaja)
Shkretėtira ėshtė vendi ku pritet amshueshmėria e rėrės dhe yjeve. Ėshtė njė hapėsirė e lirisė ku aspak nuk bėhet llogaria e djesė, sodit dhe nesrės. Njė shkollė e dashurisė ku pėrmasat janė tė hapura vetėm drejt qiellit. Nė shkretėtirė nuk ka rrugė, nuk ka gjurmė. Asnjė shenjė nė rėrėn e butė dhe emocionale tė shkretėtirės nuk ka fuqi ti kundėrvihet pėrkėdheljes mahnitėse tė erės sė muzgut. Kodrinat e vogla rrėnore pandėrprerė kalojnė prej njė trajte nė tjetrėn, sikur nė ēdo moment shkretėtira e ripėrtėrinė e reformon vetveten. Edhe kėnga e shkretėtirės ėshtė nė ujdi me strukturėn e saj. Nė ritmin e erės dhe jetės qė ec bashkė me erėn, nė melodinė e paarritshmėrisė pėrkapėse tė amshueshmėrisė dhe nė pafundėsinė e sė tashmes lind kjo kėngė. Ēdokush qė ec nė shkretėtirė nuk ka mundėsi ta harrojė kėtė kėngė. Shkretėtira, thotė njė poet, ėshtė gjuha e Zotit e cila bėn zė nga guralecėt e imėt tė rėrės shkretinore.
Tė kuptosh shkretėtirėn do tė thotė ta kuptosh Pejgamberin a. s.. Pejgamberi a. s. kėtu e ka kulluar shpirtin, kėtu ka pėrfituar vetėdijen e zotėrimit tė hapėsirės dhe kohės.
Ideja e besimit dhe njėshmėrisė kalon nėpėr shkretėtirė, faltorja kryesore e saj ėshtė nė mesin e shkretėtirės. Kėmbėt e udhėtarit tė urtė drejtė rrjedhave reale tė qenies duhet tė prekin nė rėrėn e shkretėtirės, buzėt e tij tė pėlcasin prej nxehtėsisė, ndėrsa gjuha ti thahet prej etjes.
Udhėtari i parė i kėsaj rruge primordiale Ademi a. s. dhe bashkėshortja e tij Havva, tė humbur dhe tė rraskapitur prej ndarjes me Zotin u bashkuan nė rėrėn shkretinore tė kodrės sė shenjtė tė Arafatit. Zonja e Ibrahimit a. s., Haxhereja ujin e jetės pėr birin e saj e kishte gjetur nė mesin e shkretėtirės. Ndėrsa nė njė natė tė ftohtė dhe tė errėt tė dimrit duke u kthyer prej Medjeni pėr nė Egjipt me zonjėn e tij, Musai a.s. e kishte humbur rrugėn nė mes tė shkretėtirės. Shkretėtira e Musait ishte Sinaji, ndėrsa mbi tė ngrihej kodra e Turit. Flaka e Shpirtit Hyjnor i ėshtė flakur Musait a.s. nė trungun e njė druri dhe ka kėrkuar prej tij qė tė hedhė prej vetes tė gjitha pėrmasat materiale dhe tė pėrjetojė pelegrinazhin e Sinajit kuptimor.
Nė shkretėtirėn ku krahėt engjėllore duke kėnduar me zė tė lartė Subhanekellahumme ve bihamdike ve tebarekesmuke ve teala xhedduke ve la ilahe gajruke ( I lartmadhėrishėm je O Zot, Ty tė takon lavdi, Emri Yt ėshtė i bekuar, e lartė ėshtė Qėnia Jote, ska tjetėr pėrveē Teje) kishin hedhur themelet e faltores sė parė nė faqen e dheut, Abdulmutalibi kishte marrė nė prehėr zotėriun e gjithėsisė qė sapo kishte lindur dhe me fjalėt e njėjta si Imrani dhe Hana kur e kishin dhėnė Merjemen pėr shėrbim nė Bejtul-Makdis, me lot gėzimi pėr faqe belbėzonte: Ja ty oj faltore, qė edhe pse je mbushur me idhuj, nga tė katėr anėt e mureve tua e dėgjoj brohoritjen e motos Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut, ta dhuroj kėtė foshnje tė mbėshtjellė me perla tė dritės.Mė duket se kėto fjalė tė Abdulmutalibit me erėn pėrkėdhelėse tė shkretėtirės ishin bartur nė frymėzimin e Wagnerit dhe operės sė tij Die Gutterdammerung. Nė njė flakė e cila e kaplon botėn, zotat njė nga njė digjen. Do tė lindė njė epokė e re.Bota ėshtė njė shkretėtirė e errėt qė dritėn e merr prej diellit. Ndėrsa dielli atė e merr prej folesė sė nurit, prej Muhammedit a.s.. Bota ėshtė bimė qė ujin e merr prej Muahmmedit a.s.. Bota ėshtė rrėnjė qė ushqimin e merr prej Muhammedit a.s.. Bota pa tė ėshtė pa dritė, ėshtė pa ujė, ėshtė pa ushqim, tė gjitha vlerat nė tė janė tė shkapėrderdhura si idhujt nė operėn e Wagnerit.
E tillė ishte periudha kur dėshira hyjnore deshi tė zgjasė dorėn e ndihmės dhe nė mesin e kėsaj shkretėtire botėrore tė kultivojė trėndafilin e mėshirės, ujin e jetės, Muhammedin a.s.. Ai ėshtė kuptimi qė bashkoi Ademin me Havvanė nė kodrėn e Arafatit, qė nxori ujin e jetės nė mesin e Safasė dhe Merves dhe i lagu buzėt e Ismailit nė prehrin e Haxheres, qė u bė dritė e udhėrrėfyes i Musait nė shkretėtirėn e Sinajit, qė ishte dhe do tė jetė pishtari i besimit, mirėsisė, drejtėsisė dhe humanizmit deri nė fund tė kėsaj trajte ekzistuese.
Muhammedi a.s. ky fener i natės sė errėt botėrore e kėshillon njeriun si duhet ta jetojė pėrditshmėrinė e tij. E mėson atė pėr cakun final tė jetės, pėr vėshtrimin pėrfshirės vlerėsor tė tė gjithė lėmenjve jetėsorė. Tradita profetike nė fillim individėve tė caktuar u dha njė filozofi jetėsore, ndėrsa me kalimin e kohės dhe socializimin e ndjenjės fetare tė individėve kjo filozofi u shndėrrua nė njė kulturė shoqėrore dhe identitet tė veēan.
Pejgamberi a.s. ka bėrė njė reformė tė pashoq tė mendimit dhe sjelljes njerėzore. Shoqėria e tij ka paraqitur njė shembull tė mirė tė takimit tė fesė me kulturėn dhe me identitetin shoqėror. Jeta dhe vepra e tij ėshtė njė paradigmė e cila i pėrmbledh tė gjitha vlerat dhe elementet kuptimore tė jetės sonė fizike dhe metafizike. Kjo frymė profetike ėshtė transferuar nė mėnyrėn e jetės, pėrkapjes, dhe ndjesisė muslimane shekuj me radhė deri nė ditė tė sodit. Egzegjeza dhe hermeneutika fetaro-kulturore tė cilėn shoqėritė e ndryshme muslimane e kanė zhvilluar nė procesin historik tė vendzėnies sė tyre qytetėruese nė arenėn botėrore ka qenė e ndėrtuar mbi tipologjinė shoqėrore tė shekullit tė artė.
Bota bashkėkohore e ka humbur orientimin e saj dhe feja, kultura dhe identiteti nė tė kanė marrė formėn e kodrave ranore tė shkretėtirės sė errėt, tė cilat me njė erė tė lehtė kanė mundėsi ta ndėrrojnė formėn e tyre. Pėrplasja e qytetėrimeve e Huntigtonit, Dita e Fundit e Fukujamės na dhanė njė liri me dhunė. Kėtė dukuri tė lirisė sė tyre mas-mediumet janė duke e bėrė kuēedėr kryesore tė ekzistimit dhe lumturisė njerėzore. Nėse e analizojmė gjendjen e muslimanėve atėherė shohim se tė tjerėt dhe ne me ne jemi duke luajtur njė lojė shumė perfide: disa na mashtrojnė me pastėrtinė e fesė, kinse jemi mė tė mirėt nė botė, e disa tė tjerė na thėrrasin qė ne nuk duhet tė jemi tė angazhuar dhe pjesėmarrės nė reformat e mėdha qė po ndodhin. Kėtu kemi edhe lojėra tė tjera siē ėshtė konvertimi dhe kriptot e tjera tejet tė rrezikshme. Kemi fraksione qė thirren dhe mbijetojnė me emrin e Islamit e nė thelb me mish e me shpirt e mohojnė dhe e injorojnė atė.
Botėkuptimi kulturor brenda tė cilit gjendemi ne si njerėz bashkėkohorė, i ka marrė nė hetim tė gjitha fetė dhe kulturat tjera pėrveē tė vetes dhe ato i quan si elemente rrezikuese pėr spektrin personal. Sot feja dhe kultura rrezikun kryesor mė nuk e ka nė teoritė pozitiviste dhe ateiste, por nė kulturėn populiste tė pėrditshmėrisė njerėzore. Kultura populiste ėshtė rreziku mė i madh pėr zhvillimin dhe vazhdimėsinė e personit religjioz nė kuadėr tė kritereve pozitive.
Kėtė rrezik duhet analizuar me gjakftohtėsi nėse kemi dėshirė qė ta evitojmė kaosin fetar, etik dhe intelektual tė gjinisė njerėzore. Tė jemi tė bindur se problemi nuk do tė zgjidhet me rreshtimin tonė nė rreshtat modernė ose antimodernė. Problemi kryesor ėshtė nė atė se ne jemi treguar negligjentė dhe jemi vonuar nė diagnostifikimin pragmatik tė ēėshtjes. Nė pah ėshtė edhe njė mungesė evidente e aktualizimit tė ēėshtjeve. Ēėshtjet e sodit kemi mundėsi ti zgjidhim vetėm nėse e kemi parasysh botėn e sodit dhe nėse tipologjinė reveluese profetike e marrim si bazė tė aktivitetit tonė.
Tipologjia e shoqėrisė profetike ėshtė e pėrfaqėsuar nė ujdinė e fesė dhe botės. Kultura e saj nuk i ka parasysh vetėm dallimet ideologjike dhe praktike nė suaza tė veta, por edhe dallimet jashtė vetes i konsideron si realitete njerėzore dhe pėrpiqet tė gjejė sfond pėr harmoni shoqėrore me to. Pėrmasa njerėzore dhe prezantimi i saj si mjet pėr ndritjen e gjinisė njerėzore nė pėrgjithėsi ėshtė thelbi i porosisė universale tė Pejgamberit a. s.. Pėrpjekja kryesore e saj ka qenė vendosja e pėrditshmėrisė sė qetė, religjiozitetit nė themele tė vetėbesimit, ideali i pajtimit tė njeriut me vetveten dhe rrethin e tij dhe pėrfaqėsimi ideal i vlerave etike.
Sot nė secilėn prej parimeve tė lartpėrmendura, ne si muslimanė jemi duke pėrjetuar njė serė problemesh. Koncepti i mėshirės mbarėnjerėzore nė Islam vendin ia ka lėshuar njė numri tė madh tė pyetjeve dhe paqartėsive, madje edhe pesimizmit. Assesi nuk mund tė bėhet fjalė pėr pėrsosurinė e njė fetarie e cila ka dalė jashtė binarėve tė arsyes dhe dijes sė shėndoshė. Pikėrisht pėr kėtė duke u nisur prej realitetit historik dhe aktual tė tipologjisė profetike duhet qė ēėshtjet komplekse tė periudhės kohore nė tė cilėn jetojmė edhe njė herė ti analizojmė.
Tradita profetike pėrveē pėrmasės sė saj fetare ėshtė pjesė e pandarė edhe e kulturės tonė. Ajo, i pėrmban shifrat pa tė cilat nuk mund tė lexohet kujtesa jonė kulturore dhe kombėtare.
Unė mendoj se ėshtė koha e fundit qė ne tė shpėtojmė prej sindromit ballkanik, i cili u shndėrrua nė njė metaforė paradoksale pėr mentalitet joqytetėrues dhe primitiv. Tė lirohemi prej semantikės sė ballkanizimit tė shoqėrisė qė sot kryesisht nėnkupton fjalė fyese dhe shėnon fragmentimin e kolektiviteteve tė mėdha nė grupe gjithnjė e mė tė vogla tė cilat pa pra dėshmohen nė gjakderdhje dhe urrejtje tė ashpėr, nė pafajėsinė dinake morale dhe thirrjen rituale tė fantazmave tė fiseve tė lashta.
Sot mbrojtja e identitetit tonė personal dhe tė nijansuar shumėdimensional ėshtė e pamundshme pėrmes ngritjes sė digave fizike, mentale, ideologjike dhe nacionale dhe ndėrtimit tė kullave-roje personale dhe ēatmave shtėpiake tė tė gjitha llojeve para vėrsuljes sė gjenit religjioz, kulturor dhe qytetėrues tė tjetrės dhe tė ndryshmes, madje edhe nėse ajo vėrsulje interpretohet si fenomen i akulturimit dhe inkulturimit.
Vetėm nė fuqinė e natyrshmėrisė metafizike dhe ontologjike, qė nė pragmatikė ėshtė sendėrtuar me personin e Pejgamberit a. s., mund tė ngrihet fortesa nė shkretėtirėn e intimės personale, si gjen i ēdo shpirti individual, mundėsisht tė kultivuar njerėzor, nga i cili buron ndjenja primordiale e religjiozes dhe heshtja e personalitetit tė mbjellė nė ēdo segment tė qenėsisė njerėzore. Dhe vetėm ajo fortesė, pėr shkak se nė vete ėshtė pjesė e asaj universales dhe lirisė sė pakushtėzuar dhe zemėrgjerėsisė sė lirė ndaj universales, mes Lindjes dhe Perėndimit, reziston para vėrsuljes sė valės universale ose planetare tė kulturės dhe qytetėrimit globalizues tė botėrores dhe tė pėrbotshmes.