EL - HIKMEH

Kėrko

Shko te permbajtja e faqes

Menyja kryesore


Trajnimi i imamėve nė Zvicėr...

Nė Perėndim


Trajnimi i imamėve dhe i mėsuesve tė edukatės islame nė Zvicėr mes nevojės reale vendore dhe frikės sė importuar


Mr. Rejhan Neziri

(Kumtesė e autorit nė Konferencėn Ndėrkombėtare me titull
" Trajnimi i Imamėve dhe Mėsuesve pėr Edukatė Islame nė Evropėn Juglindore" tė mbajtur nė Prishtinė mė 21.10.2011)


Abstrakt: Vendosja e muslimanėve nė Zvicėr tėrheq pas vete edhe hapjen e xhamive dhe ardhjen e imamėve. Imamėt ballafaqohen me sfida reale gjuhėsore, kulturore e profesionale. Vėrehet nevoja e qartė si te muslimanėt ashtu edhe te jo-muslimanėt e Zvicrės pėr krijimin e institucioneve pėr edukimin dhe/ose trajnimin e imamėve kėtu nė tokėn dhe realitetin zviceran. Pėr momentin, si masa tė pėrkohshme, ofrohen kurse tė ndryshme rreth Islamit, dialogut ndėrfetar dhe kulturės zvicerane.

Fjalėt kyēe:
migracion, musliman, Zvicėr, imam, mėsues i edukatės fetare islame, pėrkujdesės shpirtėror, integrim, trajnim i imamėve...


Valėt e para tė migrimit tė muslimanėve drejt Zvicrės kanė ndodhur me emigrantėt e krahut tė punės nė vitet 1960 dhe 1970 pėr tė vazhduar mė vonė me migrimin azilkėrkues tė viteve 1980 dhe 1990 dhe pėr t’u zgjeruar me sjelljen e familjeve tė punėtorėve nga viti 1990 e kėndej.

Hapja e xhamive dhe e qendrave islame, andaj edhe angazhimi i imamėve dhe i mėsuesve fetarė, nė Zvicėr zė fill pikėrisht nė vitet 1990, kur kėta mėrgimtarė kishin sjellė me vete edhe familjet e tyre dhe kishin kuptuar se ata nuk po ktheheshin sė shpejti pėrgjithmonė nė vendlindje, porse do tė qėndronin kėtu edhe pėr njė kohė tė gjatė.

Pėr momentin nė Zvicėr janė aktive afro 200 xhami, faltore apo qendra islame tė cilat kryesisht ndahen sipas gjuhės sė predikimit dhe gjuhės sė xhematit shumicė qė kanė, nė xhami: shqiptare, boshnjake, turke, arabe etj. dhe tė cilat kanė tė punėsuar mbi 100 imamė dhe mėsues tė edukatės islame. Jo tė gjitha xhamitė kanė punėsuar imam tė rregullt. Disa prej tyre kanė nga njė imam qė angazhohet nė xhami vetėm pėr fundjavė, si angazhim plotėsues krahas angazhimit tė plotė nė fabrikė a gjetiu. E disa xhami, pėr shkak tė numrit tė vogėl tė anėtarėve dhe tė mjeteve tė mangėta financiare, mjaftohen me nga njė imam qė e angazhojnė vetėm gjatė muajit tė Ramazanit.

Ėshtė vėrejtur se pėrgatitja arsimore, profesionale dhe gjuhėsore e njė pjese tė kėtyre imamėve dhe gjysmė-imamėve (njerėz qė kryejnė funksionin e imamit edhe pse nuk kanė kryer ndonjė arsimim adekuat), edhe ashtu tė paktė nė numėr sidomos nė vitet e para tė vendosjes sė tyre nė Zvicėr, nuk ka qenė e lakmueshme as edhe pėr vetė besimtarėt muslimanė, tė cilėt ose vetė ose pėrmes fėmijėve tė tyre, janė ballafaquar me njė realitet tė ri, me njė rreth kulturor e mendor tjetėr nga ai qė e kanė lėnė nė vendlindje. Ndėr sfidat e para tė kėtyre imamėve ka qenė trajtimi i vendit pritės si vend jo-islam ku nuk duhet qėndruar gjatė nė tė dhe si vend ku gjithsesi do tė ndodhė asimilimi apo tjetėrsimi fetar, kulturor e kombėtar i brezave tė ardhshėm tė mėrgimtarėve muslimanė. E gjithė kjo si pasojė e vazhdimit tė koncepteve tė vjetra tė ndarjes sė botės nė islame dhe jo-islame dhe si pasojė e mungesės sė aftėsisė pėr tė bėrė ndarjen midis
tekstit islam dhe kontekstit tė ndryshėm kohor e hapėsinor, siē do tė kishte thėnė Tariq Ramadan. Sfida e dytė e madhe ėshtė vėrejtur nė mosnjohjen e njė gjuhe tė huaj lokale pėr tė komunikuar sė paku me njė gjuhė bashkuese me vetė muslimanėt e nacionaliteteve tė ndryshme nė xhami si dhe me tė rinjtė, tė cilėt mė vonė mė mirė do ta kuptojnė njė gjuhė tė vendit pritės sesa gjuhėn standarde tė imamit. E njėjta ka munguar edhe nė komunikimin me autoritetet vendore si dhe me pėrfaqėsuesit e feve tė ndryshme tė atij lokaliteti ku ka vepruar imami. Sfida e tretė me radhė e imamėve ėshtė shprehur nė mosnjohjen e historisė, kulturės, strukturės sociale e sistemit politik tė vendit pritės, gjė qė e ka shtuar akoma mė shumė arsyen pėr tė mos komunikuar me vendorėt dhe pėr t’u izoluar gjithnjė e mė shumė brenda mureve tė xhamisė apo brenda komunitetit tė njėjtė fetar e nacional.

Kėtyre sfidave reale nė terren, sidomos pas 11 shtatorit 2001, fillon t’i bashkėngjitet edhe importimi i frikės qė krijohet nė arenėn ndėrkombėtare kundrejt Islamit dhe muslimanėve. Kjo frikė - qė me tė drejtė e quajmė tė importuar, ngase muslimanėt e Zvicrės nuk kanė planifikuar e lėre mė tė kenė ndėrmarrė ndonjė aksion ekstremist kundrejt shtetit apo popullit zviceran qė do t’u pėrngjante atyre qė janė kryer nė pėrmasa ndėrkombėtare - pėrmes diskursit tė ashpėr politik e medial zviceran arrin tė transformohet nė fobi tė vėrtetė ndaj Islamit dhe muslimanėve, tė cilėt fillojnė tė shikohen nga vendasit si kėrcėnim dhe rrezik potencial pėr qetėsinė e tyre tė gjithėmbarshme. Vlen tė theksohet se derisa nuk kishin ndodhur ngjarjet ekstremiste nė arenėn ndėrkombėtare (sulmet nė Qendrėn Botėrore Tregtare tė Nju Jorkut, sulmet nė Madrid e Londėr si dhe reaksionet e dhunshme ndaj publikimit tė karikaturave tė Muhammedit s. a. v. s. nė Danimarkė...) qė lidheshin me Islamin dhe muslimanėt, mėrgimtarėt me pėrkatėsi muslimane nuk karakterizoheshin nga shoqėria pritėse si muslimanė apo pjesėtarė tė Islamit, porse nė bazė tė pėrkatėsisė sė prejardhjes sė tyre nacionale. Kėshtu, frika e pavend ndaj Islamit dhe muslimanėve u pėrdor nga elemente politike tė mbėshtetura nga medie tė caktuara sa herė qė e shihnin tė nevojshme kėtė. Kjo u shpreh nė referendumin e vitit 2004 kundėr lehtėsimit tė procedurės pėr marrjen e nėnshtetėsisė pėrmes lindjes, nė referendumin e 2009 kundėr ndėrtimit tė minareve etj.



Lexoni tekstin e plotė nė
Word ose nė PDF.


Ballina | Aktualitet | Islami | Nė Perėndim | Kur'ani | Tefsiri | Hadithi | Akaidi | Fikhu | Etika | Tesavvufi | Filozofia | Sociologjia | Psikologjia | Ekonomia | Historia | Historia e feve | Analiza | Intervista | Dr. I. Bardhi | Dr. Ali Iljazi | Argėtim | Lidhje | L. i vizitorėve | Shkarkime | Harta e faqes

Aktualizuar mė: 27 Jan 2012
info@el-hikmeh.net

Kthehu te permbajtja e faqes | Kthehu te menyja kryesore