EL - HIKMEH

Kėrko

Shko te permbajtja e faqes

Menyja kryesore


Thirrja islame

Analiza


Sali Shasivari



Thirrja islame




Ditėve tė fundit, anekand Britanisė sė Madhe, nėn organizim tė Akademisė Islame pėr Edukim dhe Gjurmime (Islamic Education and Research Academy) 1, po qarkullon njė turne nėn moton: Periudhė e re nė da've (thirrje islame); "Thirrja e njerėzimit pėr kthim tek Allahu", e qė pata rastin ta ndjek njė nga panelet e tij qė u mbajt nė njė nga xhamitė e Manēesterit.

Nuk ėshtė hera e parė qė po prezentoj nė njė panel nė lidhje me da'ven (thirrjen islame), madje shumica prej lexuesve ka parasyshė aspektet dhe rėndėsinė qė ka thirrja islame nė pėrgjithėsi; mirėpo, paneli nė fjalė ishte i veēantė, edhe atė pėr arsyet qė vijojnė:

1. Vendmbajtja: Nė njė shtet me pakicė muslimane (Britani).
2. Objekti: Nė njė nga xhamitė e Manēesterit, gjegjėsisht xhamia e Didsbjurit (Didsbury Mosque), objekti i sė cilės dikur     ka qenė kishė.
3. Prezentėt: Njė xhemat qė pėrbėhej thuajase nga tė gjitha racat dhe nacionalitetet e botės, nė mesin e tė cilėve shumė     tė konvertuar nė Islam.
4. Udhėheqėsi i panelit: Hamza Andreas Tzortzis 2, me origjinė greke, i konvertuar nė Islam, dhe i cili jeton nė Britaninė e     Madhe.
5. Panelistėt:

- Jusuf Estes (Yusuf Estes), nga Teksasi i SHBA-ve, i cili e kishte pranuar Islamin duke u munduar ta konvertojė njė     musliman nė krishterizėm 3.
- Husejn Jii (Hussain Yee), ish-budist nga Malajzia, me origjinė kineze,
- Omer Veston (Omar Weston), me origjinė britaneze, i cili jeton nė Meksikė,
- Abdurrahim Griin (Abdurraheem Green), nga Britania e Madhe.

Pėr panelin nė fjalė ishte paralajmėruar poashtu prezenca e:

- Jahja Sakuillo (Yahya Saquillo), nga Ekuadori,
- Jusuf Ēambers (Yusuf Chambers), nga Britania e Madhe,
- Isa Garsia (Isa Garcia), nga Kollumbia dhe
- Dr. Bilal Filips (Dr. Bilal Philips), nga Kanada,

mirėpo pėr shkaqe objektive, kėta tė fundit nuk mundėn tė prezentojnė.

Vlen tė pėrmendet fakti se gjithė tė lartėpėrmendurit janė persona tė konvertuar nė Islam dhe se shumica prej tyre janė personalitete tė njohura nė sferėn e da'ves (thirrjes islame).

Vetė aspektet e lartėpėrmendura tė bėjnė tė kuptosh se bėhet fjalė vėrtetė pėr njė periudhė tė re nė thirrjen islame.

Qėllimi i panelit nė fjalė si dhe turneut nė pėrgjithėsi, ashtu siē shpjegoi organizatori i kėsaj nisiative, Abdurrahim Griin (Abdurraheem Green), ishte grumbullimi i fondeve pėr themelimin e njė lėvizje tė gjithmbarshme tė thirrjes islame. Nė mes tjerash, z. Griin pėrmendi rėndėsinė e themelimit tė njė lėvizje tė kėtillė nė nivel mbarėbotėror, lėvizje kjo e cila do tė veprojė nė mėnyrė institucionale dhe tė koordinuar. Madje, ai pėrmendi se pėr njė nisiativė tė kėtillė ishte motivuar nga faktet qė vijojnė:

  • Njė lėvizje misionare krishtere me emrin Campus Crusade for Christ 4 ka arritur tė rekrutojė 25,000 misionarė tė trajnuar mirė dhe me pagesė tė plotė si dhe 250,000 vullnetarė tė trajnuar; madje, lėvizja nė fjalė, vetėm vitin e kaluar kishte arritur tė tubojė njė buxhet prej 650 milionė dollarėve amerikanė.
  • Kjo, pėrreth qindra organizatave tjera misionare tė cilat veprojnė anekand botės.
  • Bota krishtere shpenzon tė holla pėr qėllime misionare mė shumė se pėr ēdo gjė tjetėr, si p.sh. pėr ndihmė ndaj tė varfėrve.
  • Njė misionar krishter kishte studjuar plotė 30 vite njė gjuhė tė cilėn e flasin 18 persona, me qėllim tė pėrkthimit tė Biblės nė atė gjuhė!


Kur merren parasyshė kėto dhe shumė fakte tė tjera, si dhe mungesa e njė lėvizje tė mirėfilltė mbarėbotėrore pėr thirrje islame, shtoi z. Griin, atėherė e kuptojmė rėndėsinė e themelimit tė lėvizjes mbarėbotėrore pėr thirrje, sidomos kur kemi parasyshė fjalėt e Allahut tė Madhėrishėm nė Kur'anin famėlartė:

"Ju jeni populli mė i dobishėm, i ardhur pėr tė mirėn e njerėzve, tė urdhėroni pėr mirė, tė ndaloni nga veprat e kėqija dhe tė besoni nė All-llahun. ...". (Ali Imran: 110)

"Ne dėrguam nė ēdo popull tė dėrguar qė t'u thonė: "Adhuroni vetėm All-llahun, e largojuni djajve (adhurimit tė tyre)!"...". (En-Nahl: 36)

"Ti (Muhammed) thirr pėr nė rrugėn e Zotit tėnd me urtėsi e kėshillė tė mirė dhe polemizo me ata (kundėrshtarėt) me atė mėnyrė qė ėshtė mė e mira. ...". (En-Nahl: 125)

"Thuaj: "Kjo ėshtė rruga ime, e vėnė nė fakte tė qarta, e qė unė thėrras te All-llahu, unė dhe ai qė vjen pas meje. Larg tė metave ėshtė All-llahu, e unė nuk jam nga idhujtarėt"". (Jusuf: 108)

"Nga ju le tė jetė njė grup qė thėrret nė atė qė ėshtė e dobishme, urdhėron pėr punė tė mbara dhe ndalon nga e keqja. Tė tillėt janė ata tė shpėtuarit". (Ali Imran: 104)

"E kush ėshtė nė rrugė mė tė mirė se ai qė thėrret nė rrugėn e All-llahut, qė bėn vepra tė mira dhe qė thotė: "Unė jam prej muslimanėve?". (Fussilet: 33)

"Pasha kohėn! Nuk ka dyshim se njeriu ėshtė nė njė humbje tė sigurt. Me pėrjashtim tė atyre qė besuan, qė bėnė vepra tė mira, qė porositėn njėri-tjetrin t'i pėrmbahen tė vėrtetės dhe qė kėshilluan njėri-tjetrin tė jenė tė durueshėm". (El-Asr: 1-3)

Poashtu, Pejgamberi (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) ka thėnė:

"Nėse ndonjėri prej juve vėren ndonjė vepėr tė keqe, ai duhet ta ndryshojė atė me duart e tij, nėse nuk mundet, atėherė duhet ta ndryshojė atė pėrmes gojės sė tij, e nėse nuk mundet, atėherė duhet sė paku ta urrejė atė me zemrėn e tij, e njė gjė e kėtillė ėshtė forma mė e dobėt e besimit". (Transmeton Muslimi)

"Ju duhet patjetėr tė urdhėroni nė tė mirė dhe tė ndaloni nga e keqja, pėrndryshe, Allahu do tė sjell mbi ju fatkeqėsi, me ē'rast ju do tė luteni (do tė bėni dua'), mirėpo lutja (duaja) juaj nuk do tė pranohet".

"Kushdo qė inkurajon ndonjė person qė tė bėjė njė punė tė mirė, ata do tė fitojnė shpėrblimet pėr atė person i cili vepron atė punė tė mirė, pa mos e pakėsuar shpėrblimin e atij personi".

Nėn dritėn e kėtyre ajeteve Kur'anore si dhe haditheve tė Pejgamberit (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) dolėn edhe konkluzat e panelit, nė mesin e tė cilave veēojmė:


Obligimi i thirrjes:

  • Thirrja jonė ndaj njerėzimit nuk qėndron nė ftesėn e tyre pėr t'u konvertuar, por pėr t'u kthyer prapa tek origjinalja; e ajo ėshtė besimi nė Allahun Fuqiplotė dhe ndjekja e rrugės sė tij.
  • Ne jemi tė obliguar qė tė thirrim, e jo tė udhėzojmė nė Islam, pasi udhėzimi i takon Allahut Fuqiplotė.
  • Njė nga shkaqet kryesore tė fatkeqėsive tė njėpasnjėshme qė po e godasin ummetin Islam si dhe mbarė njerėzimin nė ditėt e sotme ėshtė lėnia pasdore e obligimit hyjnor tė thirrjes nė tė mirė dhe ndalimit nga e keqja.
  • Thirrja nė tė mirė dhe ndalesa nga e keqja nuk ėshtė obligim qė bie vetėm mbi supet e imamėve dhe dijetarėve, por secili musliman e ka pėr obligim qė tė thirr nė rrugėn e Allahut, nė suaza tė kapacitetit, mundėsive dhe rrethanave tė tij.
  • Thirrėsi nuk ėshtė e domosdoshme qė tė jetė dijetar, mirėpo, sė paku duhet tė dijė se ēka flet, ose tė konsultojė dikend qė din.



Metodat e thirrjes:

  • Thirrja me urtėsi dhe kėshillė tė mirė.
  • Thirrja pėrmes kontaktit direkt.
  • Thirrja pėrmes shembėlltyrės, sjelljes, karakterit dhe moralit tė mirė.



Gabimet gjatė thirrjes:

  • Thirrja me vrazhdėsi dhe fanatizėm.
  • Thirrja e tjerėve pėr t'iu bashkangjitur njė sekti apo grupacioni tė caktuar.
  • Thirrja nė njė nga aspektet e Islamit, duke i lėnė anash aspektet tjera.
  • Kur veprat e thirrėsit janė nė kundėrshtim me atė nė tė cilėn thėrret.



Nevojat kryesore tė thirrjes islame nė ditėt e sotme:

  • Resurset njerėzore
  • Resurset materiale



Pse duhet thirrur nė Islam?

Shkaqet se pse jemi tė obliguar tė thirrim nė Islam janė si vijojnė:

  • Thirrja nė tė mirė dhe ndalesa nga e keqja ėshtė obligim i ēdo muslimani nga ana e Allahut xh.sh.
  • Nėse ne nuk e kryejmė njė obligim tė kėtillė, a thua vallė kush do ta kryejė?
  • Nė qoftė se nuk e kryejmė njė obligim tė kėtillė, do ta humbim njerėzimin.


Husejn Jii (Hussain Yee), nė qasjen e tij me titull "Islami do tė hyjė nė ēdo shtėpi", pėrmendi se ne si muslimanė deri tash kemi dėshtuar nė thirrjen e njerėzimit nė Islam. Nė pyetjen e tij drejtuar prezentėve nė lidhje me atė se 'cili prej jush ėshtė orvatur sė paku njė herė nė jetėn e tij qė ta thirr dikend nė Islam?', numri i atyre qė u pėrgjigjėn pozitivisht mundej tė numrohet nė gishta. Madje, ai theksoi rėndėsinė e pėrdorimit tė mjeteve bashkėkohore, siē janė mjetet e ndryshme tė komunikimit, nė pėrcjelljen e mesazhit Islam tek tė tjerėt. Fjalimin e tij e pėrmbylli me porosinė: "Secili prej neve e ka pėr obligim qė gjatė ditės tė bejė da've (thirrje) ndėrsa gjatė natės tė bėjė dua' (lutje)".

Mėpastaj, panelistėt ndanė me prezentėt disa momente tė rrugėtimit tė tyre nė Islam, rrugėtim ky i cili ishte i mbushur pėrplotė me sfida dhe momente emocionale dhe interesante.

Ndėrsa kulminacioni i mbrėmjes qe nė konvertimin e njė vajze qė ishte prezente nė xhami, ndodhi kjo e cila nė ditėt e sotme nuk ėshtė e rrallė pėr Islamin, si fe qė pėrhapet mė me shpejtėsi nė Botė, duke e vėrtetuar kėshtu thėnien e Pejgamberit (sal-lallahu alejhi ve sel-lem):

"Kjo ēėshtje (Islami) do tė pėrhapet gjersa tė arrijė nė tė gjitha vendet nė tė cilat arrin dita dhe nata...". (Musnedi i Imam Ahmedit)

Ajo qė na mbetet neve ėshtė tė pyesim vetveten: A thua vallė sa kontribuam dhe ndihmuam karvanin e thirrjes islame?!

____________________

1 www.iera.org.uk
2 Mė gjėrėsisht nė lidhje me aktivitetet e tij: http://hamzatzortzis.com
3 Lexo ngjarjen e plotė tė konvertimit tė tij nė: www.famousmuslims.com
4 www.ccci.org



shko lart


Ballina | Aktualitet | Islami | Nė Perėndim | Kur'ani | Tefsiri | Hadithi | Akaidi | Fikhu | Etika | Tesavvufi | Filozofia | Sociologjia | Psikologjia | Ekonomia | Historia | Historia e feve | Analiza | Intervista | Dr. I. Bardhi | Dr. Ali Iljazi | Argėtim | Lidhje | L. i vizitorėve | Shkarkime | Harta e faqes

Aktualizuar mė: 27 Jan 2012
info@el-hikmeh.net

Kthehu te permbajtja e faqes | Kthehu te menyja kryesore