EL - HIKMEH

Kėrko

Shko te permbajtja e faqes

Menyja kryesore


Teologjia e Ramazanit

Dr. I. Bardhi



Teologjia e Ramazanit
Dr. Ismail Bardhi

Shkarko nė



-Teologjia e emancipimit

-Relativizmi nė kėrkimin e tė vėrtetės

-Ortodoksia dhe ortopraktika

-Paraqitja e "New age"

-Parimi i shumicės

-Temat aktuale

-Si pėrfundim


"Hā, Mīm. Pasha Librin e qartė, Ne atė e zbritėm nė njė natė tė bekuar. Ne me siguri tėrheqim vėrejtjen kur zgjidhet ēdo ēėshtje e urtė sipas urdhėrit Tonė! Ne me tė vėrtetė kemi dėrguar profetė, nga mėshira e Zotit tėnd, Ai me tė vėrtetė dėgjon dhe i di tė gjitha" (Duhan: 1-6)


Muaji i Ramazanit konsiderohet si muaji nė tė cilin pėrsėritet dhe verifikohet teksti i shenjtė i muslimanėve, sepse nė kėtė muaj ka zbritur Kur'ani nė natėn e cila shquhet me emrin Lejletin mubareketin. Muslimanėt sipas traditės nė kėtė muaj fizikisht dhe psiqikisht bėjnė njė pėrgatitje shumė tė madhe pėr pritjen dhe pėrcjelljen e Ramazanit, i cili konsiderohet muaj i lutjes, i Kur'anit, i dashurisė dhe i reformės shpirtėrore. Interpretuesit e fesė duhet tė jenė tė kujdesshėm ndaj leximit dhe interpretimit tė Kur'anit, sidomos gjatė kėtij muaji kur te ne mbahen ligjėrata tė shumta, as mos t'i shtojnė e as mos t'i lėnė gjė mangut fesė.

Nė kėtė vrojtim dėshiroj qė shkurtimisht t'a parashtroj atė qė ndodh nė botėn e teologjisė, se si shpirti i kohės pasqyrohet mbi teologjinė sot, sepse teologjia dėshiron ta ndriēojė tėrė botėn e krijuar dhe jetėn nė tė, qė nga guri i vdekur deri tek galaksitė qiellore, qė nga ameba deri te ringjallja e njeriut dhe jeta e tij nė amshimin e Zotit. Ajo interesohet pėr tė gjitha dukuritė dhe ngjarjet qė sjellin njohje tė reja dhe krijojnė vlera tė reja tė cilat e pėrcaktojnė dhe formojnė njeriun dhe shoqėrinė, duke futur shpirtin e ri tė kohės nga e cila dhe sipas sė cilės jeton ai. Gėzimi dhe shpresa, hidhėrimi dhe brenga e njerėzve tė kohės sonė, e sidomos tė tė varfėrve dhe tė gjithė atyre qė vuajnė, janė gėzim dhe shpresė, hidhėrim dhe brengė edhe tė teologjisė, kėshtu qė nuk ka pothuajse asgjė vėrtet njerėzore qė nuk do tė gjente jehonėn nė zemrat e tyre. E gjithė kjo reflektohet nė teologjinė e cila para vetes ka Kur'anin si fenomen tė shpėtimit dhe mbarė gjininė njerėzore me realitetin e llojllojshėm, botėn si skenė tė historisė njerėzore, tė shėnuar me ndėrmarrjet e tij, disfatat dhe fitoret e tija. Kėshtu ajo mendon pėr problemet tė cilat sidomos sot e shėnojnė dhe e mundojnė Ummetin dhe botėn bashkėkohore: Pėr muslimanėt dhe
kur'anizimin e tyre, pėr agnosticizmin, pėr pluralizmin, pėr afrimin e religjioneve botėrore nė kėrkimin e konsenzusit rreth vlerave tė pėrbashkėta njerėzore dhe religjioze, pėr globalizimin dhe neokolonializmin - politik, ekonomik, kulturor; pėr terrorizmin - kriminel, tė armatosur, tė masmediave, pėr frikėn nga ai dhe nga ardhmėria, pėr ndeshjen mes qytetėrimeve, pėr tė drejtėn e pronėsisė dhe solidaritetin, pėr dinjitetin e njeriut dhe devijimet e ndryshme tė tij tė cilat pėrligjen si vlera tė pranuara, e kėshtu me radhė.

Nuk ka dyshim se teologjia duhet tė merret me problemet bashkėkohore, kėtu nuk ka asgjė tė diskutueshme. Mirėpo, teologjia nuk ka guxuar tė lejojė qė shpirti i kohės tė futet nė tė, qė nė mėnyrė negative tė pasqyrohet nė tė, qė t'i vėrė nė pyetje vetė themelet e fesė, gjegjėsisht ekzegjezėn, Sunnetin, ibadetin dhe lutjen.

Lart

Teologjia e emancipimit


Ne sot e pėrjetojmė botėn, nė tė cilėn shihen vetėm varfėri, sėmundje, fatkeqėsi, katastrofa, shtypje (mynxyra), padrejtėsi tė tė gjitha llojeve, vuajtjet e tė drejtėve dhe tė pafajshmėve, kriminalitet, korrupcion, terror, luftėra, vrasje... Tė gjitha kėto janė shenja tė kohės sė sotme, por edhe tė tė gjitha kohėrave tė mėparshme. Pėr shkak tė kėsaj vuajnė individė dhe bashkėsi, popuj dhe mbarė gjinia njerėzore. Gjendja e kėtillė, mendojnė njerėzit me vullnet tė mirė, nuk guxon tė mbetet kėshtu. Gjendja e kėtillė e keqe, mėson teologjia e emancipimit, mund tė tejkalohet me ndryshim radikal tė strukturave tė botės sonė, strukturat e mėkatit, tė cilat nė tė vėrtetė janė strukturat e tė Ligut. Kjo nuk mund tė arrihet vetėm me qėllime tė mira dhe me konvertim individual tė zemrės por me luftė dinjitoze kundėr tė ligės.

Kėtu feja nga teoria kalon nė praktikė, bėhet akt shpėtimi nė procesin e ēlirimit. Kėtu filozofia marksiste ka ofruar disa udhėrrėfyes. Tė gjitha premtimet e paplotėsuara tė religjioneve dukeshin tė realizueshme pėrmes praktikės shkencėrisht tė themeluar politike. Mirėpo, kur teologjia shndėrrohet nė politikė, ajo premton shumė pak. Ndėrsa aty ku politika dėshiron tė jetė shpėtim, ajo premton tepėr. Aty ku ajo dėshiron tė kryejė vepėr tė Zotit, ajo nuk bėhet hyjnore por jonjerėzore. Ajo nuk mund tė jetė njė formulė pėrgjithėsisht e vlefshme pėr formimin shpėtimtar tė rrjedhės historike tė veprimit. Plani shpėtimtar ndėrtimor i historisė sė botės ėshtė njė plan tjetėr -
sunnetullah - plani i Zotit, i cili vetėmse sa vjen e pėrtėrihet me kuptime tė reja. Teologjia e emancipimit apo ēlirimit nė kėtė muaj nga ne kėrkon shqyrtimin dhe ruajtjen e emanetit tė dhėnė nė Eden. Nėse nuk e bėjmė kėtė atėherė ne kemi tradhtuar premtimin e dhėnė Zotit. Emancipimi shpirtėror, kulturor, shkencor mund tė bėhet kurdoherė. Roli i teologjisė ėshtė shumė i madh qė garanton suksese vetėm atėherė kur me vetėdije, dashuri e dėshirė i nėnshtrohemi Zotit, pėrndryshe nuk do t'i largohemi hijes sė robėrimit.

Lart

Relativizmi nė kėrkimin e tė vėrtetės


Relativizmi ėshtė bėrė problem kryesor pėr fenė nė kohėn tonė. Ai ėshtė krijuar si dorėheqje para pafundėsisė tė sė vėrtetės, e cila si e tillė paraqitet njėsoj pėr tė gjithė. Karakteristika kryesore e saj ėshtė toleranca e cila promovon njohjen dhe lirinė dialogjike. Religjionin e sheh si pikėnisje filozofike tė demokracisė qė bazohet mbi atė se askush nuk guxon ta pėrvetėsojė tė drejtėn se e di rrugėn e drejtė, se e di tė vėrtetėn. Tė gjitha rrugėt pranohen si drejtime legjitime tė arsyes, tė cilėt nė dialog e kėrkojnė korridorin e pėrbashkėt tė rrugės. Sistemi i lirisė sipas pėrkufizimit tė vet duhet tė jetė pėrbėrje e pozicioneve relative, qė pėrpiqen tė merren vesh mes vete, tė cilat para sė gjithash varen nga konstelacionet historike qė duhet tė jenė tė hapura ndaj proceseve zhvillimore.

Mirėpo nuk ekziston relativizėm total: ekziston e padrejta e cila kurrė nuk mund tė bėhet e drejtė (pėr shembull vrasja e tė pafajshmit). Dhe e kundėrta, ekziston e drejta e cila kurrė nuk guxon tė bėhet e padrejtė (pėr shembull e drejta pėr jetė). Nė jetėn politike shoqėrore relativizmit mund t'i jepet njė e drejtė e caktuar. Mirėpo, kur ai dėshiron tė zbatohet nė fushėn e etikės, atėherė shndėrrohet nė problem. Sot e a.q. teologji "pluraliste" e zė pothuaj se atė vend tė cilin njė kohė e zinte teologjia e emancipimit.

Duke u thirrur nė dallimin e Kantit mes
"phainomenon" dhe "noumenon", ne kurrė nuk mund ta shohim realitetin pėrfundimtar nė veten e tij, por gjithnjė vetėm paraqitjen e tij nė mėnyrėn e perceptimit tonė pėrmes thjerrave tė ndryshme tė cilat i kemi nė sytė tanė. Mėsimi ynė fetar na mėson se ēdo gjė ėshtė relative, pėrpos vexh'hullahit - fytyrės sė Zotit. E gjithė ajo qė ne e vėrejmė nuk ėshtė ai realiteti i vėrtetė qė ėshtė nė vetveten e tij, por ai ėshtė vetėm pasqyrim i tij sipas masave tona. Absolutja gjegjėsisht Absoluti personalisht nuk mund tė ekzistojė nė histori, por mund tė ekzistojnė vetėm modele, pamje ideale tė cilat na orientojnė nė diēka krejtėsisht tjetėr, gjegjėsisht nė dikė krejtėsisht tjetėr, qė si i tillė aspak nuk mund tė paraqitet.

Relativizmi religjioz mbėshtetet mbi filozofinė pas-metafizike tė Evropės dhe mbi teologjinė negativiste tė Azisė, pėr tė cilėn hyjnorja kurrė vetė dhe pa u fshehur nuk mund tė paraqitet nė botėn e halucinacionit nė tė cilėn jetojmė ne. Ajo gjithnjė paraqitet vetėm nė pasqyrime relative, ndėrsa personalisht ngel jashtė tė gjitha fjalėve dhe jashtė tė gjitha kuptimeve nė transcendencėn absolute.

Edhe pse tė dy filozofitė, edhe sipas pikėnisjes sė tyre edhe sipas orientimit, janė tėrėsisht tė ndryshme, duket sikur megjithatė tė dyja dėshmohen mes vete nė relativizmin dhe metafizikėn e vet religjioze. Relativizmi nė shenjėn e takimit tė kulturave krijon filozofinė e njerėzimit, e cila nė Lindje dhe nė Perėndim dukshėm e pushton hapėsirėn dhe fiton fuqi tė tillė depėrtuese, e cila pamundėson ēdo pėrpjekje tė kundėrvėnies. Kushdo qė i kundėrvihet, i kundėrvihet demokracisė dhe tolerancės, qė paraqesin "rregullat themelore" tė unitetit njerėzor. I tilli i largohet unitetit tė kulturave, qė qartas ėshtė urdhėr i ēastit tė tashėm. Kushdo qė dėshiron tė ngelė nė fenė e Librit tė Shenjtė, duhet qė nė rend tė parė tė jetė i kujdesshėm nė leximin dhe praktikimin e fesė por jo duke kėrkuar "tė metat dhe shtrembėrimet" nė kulturat dhe religjionet e tjera.

Lart

Ortodoksia dhe ortopraktika


Premisa bazohet mbi pėrparėsinė e ortopraktikės para ortodoksisė. Kjo ngritje e praktikės mbi njohjen ėshtė trashėgimi komuniste. Me flakjen e metafizikės materializmi nė mėnyrė logjike konstaton: aty ku njohja ėshtė e pamundshme, mbetet vetėm veprimi. Shkatėrrimi i komunizmit shtrihet pikėrisht nė atė se ėshtė vepruar, por nuk ėshtė dėshiruar tė dihet pėr ēka, dhe sepse bota nuk u bė mė "e mirė".

Kjo ėshtė ajo pikė me tė cilėn ortopraktika e ka dėnuar veten me dėshtim. Ajo, nė tė vėrtetė, presupozon ortodoksinė. Ortodoksia do tė thotė tė menduarit e drejtė, tė dihet mėnyra e drejtė se si Zoti dėshiron tė lavdėrohet. Kjo ka tė bėjė me besimin, ndėrsa nga besimi bartet nė jetė. Duhet njohur mėsimin e detyrueshėm tė fesė dhe tė pranohet
kredoja e pėrkufizuar saktė. Pra, fillimisht njohje e pastaj veprim! Nė diskutimin relativist pėr etikėn thuhet se e mira si e tillė dhe e liga si e tillė nė tė vėrtetė nuk ekzistojnė. Teoritė relativiste nuk dėshirojnė kurrfarė obligimi me ēka veten e shpallin si tė tepėrta, tė panevojshme. Aty ku nuk ekziston mė gajbi (Zoti), aty ideologjia dhe politika bėhen religjion.

Ortodoksia pėr tė cilėn bėhet fjalė kėtu, dhe e cila shpesh herė gabimisht kritikohet duke thėnė se ėshtė pengesė pėr zhvillim, ėshtė ortodoksia ndaj Fjalės sė Zotit, ndaj tekstit tė shenjtė, e cila arrihet vetėm se me besim tė thellė nė origjinalitetin e tij. Brenda kėsaj ortodoksie ne mund ta gjejmė lirinė. Zoti nė Kur'an thotė
"Unė udhėzoj... dhe kush dėshiron beson, e kush nuk dėshiron nuk beson..." Kjo ėshtė pra ajo ortodoksi: kush si dėshiron tė besojė, sepse kjo ka tė bėjė me pronėsinė dhe tė drejtėn e Zotit. Ne si duket shpesh herė kėtė e shndėrrojmė nė pronėsi dhe tė drejtė tonėn dhe marrim ingerenca tė cilat as qė guxojmė t'i ėndėrrojmė. Si teologė, dijetarė ne jemi tė thirrur t'i paraqesim kėshillat qė gjenden brenda tekstit tė shenjtė dhe traditės sė Pejgamberit a.s. dhe jetėn tonė ta jetojmė tė pajisur me kulturė dhe siguri, sepse feja nuk i njeh termet "por" dhe "ose".

Lart

Paraqitja e "New age"


Relativizmit se "ēdo gjė ėshtė relative" nė shumė ēka i bashkangjitet edhe New age, apo Epoka e Re. Ngjashėm si gnoza antike, ėshtė nė pajtim me ēdo gjė qė na mėson shkenca. Nga ana tjetėr, ajo i drejtohet njė lloji tė "mistikes" moderne: nė Absoluten nuk besohet, por ajo pėrjetohet me pėrvojė. Zoti nuk ėshtė person i cili qėndron pėrballė botės, por ai ėshtė energji shpirtėrore e cila pėrshkon ēdo gjė. Religjion do tė thotė ngritja e "unit" personal deri te "Ēdo gjė" kozmike. Unė-ekzistenca na ndan nga plotėsia e realitetit kozmik, e shkatėrron harmoninė e tėrėsisė dhe ėshtė arsyeja e vėrtetė e mosshpagimit tonė. Shpagimi pėrbėhet nė ēlirimin e "unit" personal pėrmes zhytjes nė tėrėsinė e tė Gjallit, nė kthimin gjithėsisė. Kėrkohet ekstaza, dehja me tė Pamatshmin, qė mund tė ndodhė nė tekno-muzikėn, nė ritmin, nė vallėzimin, nė lojėn e shkėmbyeshme tė dritės dhe errėsirės, nė masėn e njerėzve etj. Prakulturat duhen pėrtėrirė, nė tė cilat "uni" im futet nė fshehtėsinė e gjithėsisė dhe lirohet nga vetvetja. Njerėzit, sidomos tė rinjtė, duhet tėrhequr me aktivitetin e tyre personal, qė dehja e vėrtetė, tė cilėn e pėrjetojnė nė ekstazat, t'i pėrfshijė nė mėnyrė aq tė pasionuar qė tė paktėn pėr njė ēast tė ndjehen tė lumtur, duke e harruar tėrė mjerimin e jetės.

Njeriu i ri i New Age nuk ka mė nevojė pėr fenė: atė e zėvendėson gnoza, frymėzim nė tė cilin njeriu bėhet i vetėdijshėm se ėshtė vet hyjnor. Njeriu i New Age nuk ka mė nevojė pėr mėshirė: mjafton qė tė vihen nė lėvizje fuqitė e vetėdijes sė tij tė cilat akoma janė pamjaftueshėm tė shfrytėzuara. Ai ėshtė i pavarur, kėshtu qė nuk ka nevojė pėr shpėtim: deri te shpėtimi ai do tė ngjitet pėrmes frymėzimit tė brendshėm dhe njė vargu tė lindjeve tė sėrishme, tė cilat pa kurrfarė ndėrmjetėsimi do t'i sigurojnė pastrim dhe vetėdijėsim gjithnjė e mė tė fuqishėm. Shpirtėsia e religjiozitetit tė ri ėshtė shpirtėsi e shpėtimit tė njeriut sipas njeriut.

Kjo mėnyrė e mendimit dhe veprimit, e cila ėshtė bėrė njė dukuri e shpeshtė edhe nė hapėsirėn tonė nėn petkun e modernizmit, ėshtė nė kundėrshtim me traditėn fetare dhe me vetė fenė. Aty humb besimi nė Zotin me tė gjitha format e lezetshme qė i ka, siē janė
imani, takvaja, ibadeti por dhe aroma e Ramazanit. Kur’ani gjendjen e lartpėrmendur e konsideron si kohė tė injorancės - xhahilije. Paraqitja e Ramazanit faktikisht ėshtė njė thirrje qė shpirtin e njeriut ta mbajė nėn kontrollin e burimit tė vet.

Lart

Parimi i shumicės


Pėrveē atyre ofertave "shpaguese" dhe pos zgjidhjeve tė teologjisė sė emancipimit vėrehen edhe dy fenomene nė bashkėsinė fetare sot. Fenomeni i parė ėshtė pėrpjekja qė parimi i shumicės tė shtrihet mbi fenė dhe moralin, ashtu qė pėrfundimisht institucioni fetar tė "demokratizohet". Kjo do tė thotė: ēka nuk pranon shumica, nuk mund tė jetė e detyrueshme. Kėtu menjėherė duhet pyetur: Cila shumicė? Mirėpo feja, tė cilėn vetė ne mund ta pėrcaktojmė, aspak nuk ėshtė fe. Dhe asnjė pakicė nuk ka arsye tė lejojė qė shumica t'ia pėrshkruajė fenė. Feja dhe praktika e saj vijnė tek ne ose nga Zoti, ose aspak nuk ėshtė fe.

Fenomeni tjetėr ka tė bėjė me
ibadetin - lutjen. Fazat e ndryshme tė "reformės" sė ibadetit kanė krijuar mendimin se ai mund tė ndryshojė sipas dėshirės dhe tekeve. Ezegjeza e teologjisė islame mundėson kuptime tė ndryshme tė cilat nuk janė nė kundėrshtim me thelbin e fesė. Mirėpo, nuk duhet harruar se ibadeti, lutja aspak nė vete nuk ka energjinė e konfliktit; konsenzusi fetar ėshtė i pranuar dhe i lejuar me qėllim qė njerėzit tė kenė tė drejtė tė jenė nėn hijen e marrėveshjes, nė tė cilėn ėshtė edhe mėshira e Zotit. Format asnjėherė nuk guxojnė tė bėhen shkak i pėrēarjes dhe mosmarrėveshjes. Pėr njė gjė tė tillė kėrkohet njohja, dituria dhe strategjia e ekzistimit tė qėndrimit tė njė harmonie dhe dashurie tė Ummetit musliman. Mu pėr kėtė arsye energjie e New age-it nuk ka mundėsi tė gjejė strehim nė fenė qė ka Shpalljen dhe Pejgamberin.

Ēėshtja e ekzegjezės dhe ajo pėr kufijtė dhe mundėsitė e arsyes sonė, qartazi paraqesin problem kryesor nė teologjinė bashkėkohore, i cili njėkohėsisht ka sjellur edhe deri te kriza e fesė tek njerėzit (nė Perėndim). Sa i pėrket vetė ekzegjezės, gjithsesi duhet theksuar se kėtu nuk bėhet fjalė pėr rezultat tė njohur dhe tė dėshmuar. Kjo, shikuar pastėr historikisht dhe fjalėpėrfjalshėm, thjesht nuk ėshtė e mundshme. Prandaj, bėhet fjalė pėr interpretim tė tekstit dhe asgjė mė tepėr. Ekzegjeza kurrė nuk guxon tė bėhet filozofi. E kėtu vlen edhe e kundėrta: filozofia kurrė nuk mund tė bėhet ekzegjezė, por qė tė dyjave u duhet Shkrimi i Shenjtė si themel, qė tė mund gjithnjė mė shumė e mė mirė ta kuptojnė porosinė e Shpalljes sė Zotit.

Lart

Temat aktuale


Pėrveē pėrpjekjeve tė arsyeshme rreth ēlirimit nga teologjia hegjemoniste evropiane dhe promovimit tė teologjive kontekstuale rajonale, temat aktuale, tė cilat e kaplojnė vėmendjen teologjike, siē janė homoseksualizmi, eutanazia, aborti, mbarsja artificiale, klonimi, bioetika, ekologjia e tė tjera, kanė tė bėjnė me ēėshtjet kufitare shkencore, tė cilat mund tė reduktohen nėn njė emėrues tė pėrbashkėt: A ėshtė, sa ėshtė dhe si ėshtė etikisht dhe moralisht e lejuar tė bėhet e gjithė ajo qė ėshtė e mundur nė mėnyrė shkencore-teknologjike? Ose, thėnė ndryshe, a guxon njeriu - krijesė ta zė vendin e Zotit - Krijuesit nė botė?

Pavarėsisht nga dhe duke pasur parasysh tė gjitha kėto, kėtu vlen parimi themelor: Nėse pėrjashtohet Zoti, nėse nuk ka Zot, ēdo gjė lejohet dhe qėllimi arsyeton ēdo mjet (komunizmi). Nė rast se nga ana tjetėr pranohet se ka Zot, atėherė pyetjet kufitare nga temat e lartpėrmendura nuk do tė duhej tė mbeteshin pa pėrgjigje, gjegjėsisht Zoti e ka krijuar botėn dhe Ai ėshtė Zotėrues i tij. Ai ia ka dorėzuar njeriut qė tė jetė drejtues dhe shfrytėzues i tij. Kjo do tė thotė se njeriu ėshtė pėrgjegjės para Zotit pėr botėn, se ėshtė i obliguar ta ruajė dhe ta shfrytėzojė pėr ato qėllime pėr tė cilat ėshtė i krijuar nga Zoti dhe qė atij i ėshtė besuar. Njeriu nuk ka tė drejtė tė pakufizuar qė me botėn tė bėjė ēfarė tė dojė dhe si tė dojė, por qė me tė tė veprojė sipas ligjeve tė pėrhershme dhe tė pandryshueshme tė cilat Zoti i ka vėnė nė natyrėn njerėzore, nė natyrė dhe nė mbarė gjithėsinė.

Lart

Si pėrfundim


Por, ne si muslimanė nė prag tė Ramazanit me kėtė kapacitet a thua vallė kemi mundėsi tė merremi me kėto ēėshtje tė rėndėsishme me njė institucion i cili me vite tė tėra ėshtė duke u zhytur nė provincializmin religjioz dhe arrogancėn fetare, i cili lirisht mund tė thuhet se ka humbur garancėn e besimit dhe mėshirėn e Zotit. Vetėdija pėr "fjalėt e kota" nė radhėt e kierarkisė sė institucionit fetar, si dhe nė teologji, gjithsesi se ekziston, por akoma nė masėn mė tė madhe mbetet vetėm "shaka me kripė" nė bisedat private. Arsyeja pėr kėtė me siguri qėndron nė faktin se nė kėto hapėsirat tona nė qarqet teologjike ėshtė zhdukur kundėrshtimi apo qortimi si vlera aq tipike tė fesė sonė, me ēka ėshtė nxitur hipokrizia e vetė institucionit dhe pėrgjegjėsisė sė tij. Prandaj nuk ėshtė aspak pėr t'u habitur se kohėve tė fundit nė opinionin mė tė gjerė leksionet morale popullit aq shpesh ua ndajnė njerėz nga qarqet ateiste - duke na pėrkujtuar pėr koordinatat e harruara tė tė jetuarit etik (fetar).

Qė tė mundet fjalėt t'i drejtohen botės, duhet qė fillimisht ne tė jemi tė prekur nga ato fjalė, e pas kėsaj tė guxojmė t'i ndajmė ato me tė tjerėt. Nė tė kundėrtėn, vetėm do t'u ndajmė fjalė boshe, gjegjėsisht leksione. Pra, ēėshtja ėshtė se paraprakisht a na trondisin vetė fjalėt tona, a janė ato fryt i mrekullisė personale tė "hapjes sė syve", tė cilėn e kemi pėrjetuar pėrmes tyre, ose nė masė mė tė madhe bėhet fjalė pėr pėrpjekjet pėr tė folurit e pėlqyeshėm (pėr hir tonin, pėr hir tė tė tjerėve, nga kujdesi pėr kierarkinė e institucionit fetar etj.), gjegjėsisht tė kryerjes sė obligimit? Ēėshtjet e reja me tė cilat ballafaqohemi dhe pėrpjekjet teologjike pėr nevojėn e mėnyrės sė re tė jetesės vajtojnė edhe pėr njė mėnyrė tė re tė tė folurit, sepse ekziston edhe etika e fjalės sė thėnė, pra edhe e tė folurit teologjik. Mu pėr kėtė arsye i lutem Zotit qė ky Ramazan tė jetė fillim i njė rilindjeje shpirtėrore!



kthehu lart


Ballina | Aktualitet | Islami | Kur'ani | Tefsiri | Hadithi | Akaidi | Fikhu | Etika | Tesavvufi | Filozofia | Sociologjia | Psikologjia | Ekonomia | Historia | Historia e feve | Analiza | Intervista | Dr. I. Bardhi | Dr. Ali Iljazi | Argėtim | Lidhje | L. i vizitorėve | Harta e faqes

Aktualizuar mė: 08 Sep 2010
info@el-hikmeh.net

Kthehu te permbajtja e faqes | Kthehu te menyja kryesore