EL - HIKMEH

Kėrko

Shko te permbajtja e faqes

Menyja kryesore


Tė jesh musliman evropian

Nė Perėndim


TĖ JESH MUSLIMAN EVROPIAN

Njė studim i burimeve islame nė kontekstin evropian

Tariq Ramadan

Pėrkthimi i veprės:

To be a European Muslim
A Study of Islamic Sources in the European Context

Nga anglishtja: Mr. Rejhan Neziri



Hyrje


Sot ekziston njė presion i fuqishėm mbi muslimanėt qė jetojnė nė vendet evropiane. Vala e imigrimit, qė ka filluar pas Luftės sė Dytė Botėrore, i solli nė Evropė burrat e parė muslimanė, pastaj gratė e tyre dhe mbarė familjen. Pesėdhjetė vjet mė vonė, numri i muslimanėve qė jetojnė nė vendet e Evropės Perėndimore sillet te 15 milionė, nė mos mė shumė. Vetėm pėrmendja e kėsaj pamjeje duhet tė na kėnaqė: prania e muslimanėve nė Evropė ėshtė me rėndėsi tė veēantė dhe nė ēdo shtet ne mund tė gjejmė njė bashkėsi (muslimane), qė pak a shumė ėshtė e strukturuar. Ky ėshtė njė fakt, i ri si i tillė, pėr tė cilin shpesh vetė muslimanėt nuk janė tė vetėdijshėm. Natyrisht ata e kthejnė shikimin e tyre drejt njė realiteti tjetėr, njė realiteti qė ėshtė mė pranė jetės sė tyre tė pėrditshme, ku ata ndeshen me vėshtirėsinė e praktikės sė zakonshme, respektimit tė vėrtetė tė rregullave tė Islamit, ngarkesės sė tė qenit pjesė e njė pakice shpesh tė etiketuar si e huaj, e ndryshme, nėse jo edhe barbare, fundamentaliste ose fanatike. Madje edhe nėse ata ecin mė tej pėrkundėr kėtij presioni permanent, situata megjithatė ndikon nė mendimet dhe veprimet e tyre: njė qėndrim reaktiv ngjethet nė ndėrgjegjet e tyre dhe, pėr ta mbrojtur vetveten nga njė mjedis jo-islam, ata finalisht e determinojnė identitetin e tyre nė kundėrshtim me atė qė ai nuk ėshtė. Pėrndryshe, ngandonjėherė ata ose e harrojnė origjinėn dhe fenė e tyre ose mundohen ta shlyejnė veēantinė e tyre me qėllim tė fshehjes nė shoqėri dhe, kėshtu, tė bėhen sa mė shumė tė padukshėm qė tė jetė e mundur, tė bėhen
njė prej tyre, njė evropian autentik.

Sido qė tė jetė, nė tė dyja rastet vėrehet se muslimanėt nuk e pėrkufizojnė identitetin e tyre islam vetė, nga brenda, ashtu siē ėshtė ai
per se. Kjo ėshtė e vėrtetė jo vetėm pėr ata qė kanė qėndrime ekstremiste, por po ashtu edhe pėr shumicėn dėrmuese tė muslimanėve tė cilėt janė ndeshur me vėshtirėsi edhe nė vetė deklarimin se kush dhe ēka janė ata. Pse kjo tė jetė kėshtu? A ka ndonjė vėshtirėsi tė qenėsishme nė pėrkufizimin se ēka ėshtė muslimani vis-ą-vis qytetėrimit perėndimor? A ėshtė kjo rezultat i kontekstit tė ri evropian? Mos pėrvoja e tė qenit pakicė dhe kalimi i jetės si i tillė ka zhvilluar njė lloj sindromi brenda mendjes muslimane-evropiane qė i pengon muslimanėt ta shikojnė vetveten ndryshe pėrpos se pėrmes pasqyrės sė njė bote tė refuzuar? Secila prej kėtyre supozimeve bart nga njė pjesė tė sė vėrtetės. Pavarėsisht nga kjo, megjithatė, do tė duket se ne mund tė gjejmė njė shkak mė global pėr kėtė lloj qėndrimi.

Ne nuk duhet tė harrojmė se nė historinė islame natyra e pranisė sonė tė sotme nė Perėndim ėshtė e njė lloji tė ri. Ne sigurisht qė gjatė historisė sonė kemi pėrjetuar faktin tė jemi pakicė, mirėpo kjo nuk ka asgjė tė bėjė me praninė qė e shohim sot. Esencialisht, ėshtė konteksti ynė i ri evropian ai qė na ngatėrron faktet. Sot, mėnyra perėndimore e jetesės nuk ėshtė vetėm njė qėndrim specifik qė ne e vėzhgojmė ose zbulojmė te njė mashkull apo femėr si njė tipar partikular brenda sjelljes sė tij ose saj. Ėshtė e qartė se kjo ėshtė shumė mė e komplikuar dhe mė e mprehtė: Qytetėrimi perėndimor, me makinerinė e vlerave tė tij, ėshtė i armatosur me asi mjete tė fuqishme saqė e bėn tė vėshtirė pėr secilin qė jeton nė Evropė
(1) ta pėrkufizojė se ēfarė ai ose ajo ėshtė ose nuk ėshtė nė tė vėrtetė. Mediet, kultura popullore, muzika, kinemaja dhe reklamat shėrbejnė si njė mjet pėr shpėrndarjen e koncepteve mbi individin dhe shoqėrinė, mbi lirinė dhe moralitetin, mbi argėtimin dhe detyrėn. Pahetueshėm, kėto koncepte kanė lėshuar rrėnjė nė zemrat dhe mendjet e individit, nėse edhe nuk e kanė nėnshtruar atė plotėsisht, dhe ia kanė bėrė tė vėshtirė tė pėrcaktojė se ēfarė nė tė vėrtetė rrjedh prej tij, prej vullnetit tė tij, dhe ēfarė vjen si pasojė e kontributeve apo ndikimeve tė jashtme. Muslimanėt nuk janė tė kursyer nga kėto tensione. Pėr mė tepėr, kjo ėshtė bėrė mė e qartė nga prezenca e dy tendencave tė kundėrta: njė kulturė fillestare dhe e ngushtė e detyrės dhe e shoqėrisė nė kontrast me njė mjedis qė promovon lirinė dhe autonominė, por e cila, nė fakt, shfaq njė atraksion natyror mbi njerėzit. E pra, kush jemi ne? Pėr ata qė janė rritur nė Evropė kjo pyetje bėhet gjithnjė e mė komplekse. Kjo ėshtė njė turmė e madhe tė rinjsh qė i takojnė gjeneratės sė dytė, tė tretė e tė katėrt. Kush do tė pėrgjigjet? Kush do t’ua rikthejė atyre elementet dhe sensin pėr identitetin e tyre. Kush do ta rikonstruktojė atė ose, sė paku, t’u japė atyre disa shenja qė do t’u lejonte atyre ta gjenin, me vetėdije e lirshėm, rrugėn e tyre personale?

Islami mund tė prezantohet, dhe kjo ndodh shpesh brenda familjeve muslimane nė Evropė, pėrmes njė serie tė tėrė rregullash, urdhėresash ose ndalesash, vendime qė e sqarojnė Islamin brenda kornizės sė njė lidhjeje specifike tė mbrojtjes nga njė mjedis qė konsiderohet si shumė tolerant e madje edhe armiqėsor. Kryesisht ky ka qenė qėndrimi i gjeneratės sė parė, anėtarėt e sė cilės, me njohuri tė dobėta rreth Islamit, sė pari kanė tentuar ta mbrojnė vetveten nga humbja e traditės sė tyre. Tradita pėr ta, nė fakt, ka nėnkuptuar njė ide tė mjegullt, njė pėrzierje tė turbullt tė elementeve tė llojeve tė ndryshme siē ėshtė tradita familjare ose lokale e importuar nga vendi i prejardhjes, me rregullat e parimet (dhe disa herė edhe besėtytnitė) e saj karakteristike, pa qenė e domosdoshme tė lidhet me Islamin, por shpesh e ngatėrruar me tė, ose me njė ide tė qartė tė asaj se ēfarė ėshtė pėrmbajtja e identitetit tė tyre.

Para se tė jetė njė mjet mbrojtjeje, Islami megjithėkėtė ėshtė njė besim afirmativ i cili bart me vete njė kuptim global mbi krijimin, jetėn, vdekjen dhe njerėzimin. Ky kuptim ėshtė, ose duhet tė jetė, burimi i rregullave tė tė menduarit dhe sjelljes islame dhe, nė tė njėjtėn kohė, duhet tė formėsohet nga njė lloj specifik i adhurimit i cili pėrfshinė sferėn e adhurimit (
ibadat) dhe, akoma mė gjerė, mbarė fushėn e punėve sociale (mu’amelat). Gjithandej nėpėr Kur’an gjendet njė lėvizje e vazhdueshme para – prapa, midis njė vizioni global tė universit dhe njerėzimit – i cili krijohet nga vetė esenca e besimit – dhe, pėr pasojė, implikimeve tė kėtij vizioni nė praktikė me pesė namazet ditore, pagesės vjetore tė zekatit, agjėrimit tė Ramazanit dhe detyrės sė involvimit tė vazhdueshėm social. Kėto tė fundit tė gjitha janė akte adhurimi dhe, sipas rendit, ato e riforcojnė, e konsolidojnė dhe e brumosin vetė besimin.

Me qėllim qė njerėzit ta kuptojnė identitetin islam ne duhet ta sqarojmė kėtė vizion global tė asaj se ēfarė ėshtė besimi islam – me fushėpamjen e tij specifike – dhe ēfarė janė konsekuencat e drejtpėrdrejta tė tij mbi fushat e ndryshme tė jetės njerėzore. Pėr mė tepėr, ne duhet t’ua sqarojmė njerėzve parimet bazė ashtu siē janė dhe mbi tė gjitha t’i bėjmė ato tė kuptueshme nė dritėn e kontekstit tonė tė ri brenda shoqėrisė evropiane. Ne besojmė se kjo ėshtė rruga qė do tė na mundėsojė ne t’u mbetemi besnikė tė dyjave: edhe mėnyrės kur’anore tė paraqitjes sė lidhjes midis besimit dhe rregullave tė veprimit edhe problemit tė tė qenit musliman nė Evropė. Pėrpjekja pėr ta zgjidhur kėtė problem nėnkupton qė ne ta prezantojmė fenė tonė pėrmes besimit qė kemi ne universalitetin e tij por nė njė mėnyrė relevante pėr kontekstin tonė: kjo do tė ishte mėnyra qė u lejon muslimanėve ta kuptojnė pozitivisht praninė e tyre nė Evropė.

Mungesa e dijes islame, shtuar disa rrethanave specifike si mėrgimi shpesh i rėndė, ndenja e tė qenit i huaj, problemet ekonomike etj., kanė krijuar njė situatė tė kėtillė reaktive qė po e vėrejmė sot. Ky qėndrim natyrisht ka qenė i pėrhapur brenda gjeneratės sė parė, mirėpo gjurmėt e tij evidente hasen edhe sot ndėr gjeneratat mė tė reja: vetė-pohimi, shpesh i lidhur me njė harresė totale tė origjinės, si dhe pėrpjekja pėr t’u mbetur besnik referencave islame ėshtė pėrkthyer, si nė mendim ashtu edhe nė veprim, me reaksion, refuzim, kundėrshtim dhe herė-herė me agresion.
(2)

Nė pjesėn e parė tė kėtij libri ne do tė pėrpiqemi ta skicojmė kornizėn globale tė konceptit islam mbi Zotin, krijimin, adhurimin, moralin dhe punėt sociale. Kjo do tė na ndihmojė t’i kuptojmė burimet e Islamit nga tė cilat, rrjedhimisht, janė marrė parimet e pėrgjithshme tė bazave tė jurisprudencės islame (
usul el-fikh). Nė seksionin e dytė tė pjesės sė parė tė kėtij libri do tė trajtohen disa aspekte qenėsore tė rregullave tė jurisprudencės islame me qėllim tė sqarimit tė disa koncepteve – shpesh tė keqkuptuara – dhe tė ofrimit tė njė kornize e cila do t’i mbėshtesė muslimanėt nė orvatjet e tyre pėr tė trajtuar dhe zgjidhur ēėshtjet e prekshme me tė cilat ata ndeshen sot sidomos nė vendet perėndimore. Nė pjesėn e dytė tė librit ne do tė diskutojmė disa ēėshtje tė rėndėsishme qė kanė tė bėjnė me situatėn tonė nė Evropė: “ku jemi ne?” dhe “kush jemi ne?”. Kjo do tė na sigurojė elementet e pėrgjigjes ndaj disa problemeve tė koklavitura siē ėshtė rasti me definimin e nocioneve dar el-islam, dar el-harb ose dar el-‘ahd, dhe do tė na japė njė pėrkufizim tė qartė tė asaj se ēfarė ėshtė identiteti i muslimanit. Njė studim i kėtillė ėshtė i domosdoshėm pėr t’i vėnė gurėt e parė pėr njė koekzistencė te vėrtetė.

Pėr t’u ballafaquar me problemet tona nė Evropė ėshtė qenėsore qė ne ta kemi ndėr mend vetė natyrėn e burimeve islame, gjegjėsisht t’i kuptojmė implikimet praktike tė tyre. Ne duhet tė pranojmė se feja jonė ka tė gjitha parimet globale pėrmes tė cilave ne mund tė ballafaqohemi me problemet bashkėkohore dhe tė gjejmė zgjidhje tė pėrshtatshme pėr to. Parimisht, ne duhet t’i bėjmė hulumtimet tona tė pajisur sė paku me tri mjete: e para, njė kuptim i qartė i referencave islame; e dyta, njė vetėdije e thellė se ato duhen konsideruar si universale nga ana e besimtarėve dhe, pėrfundimisht, se ēfarėdo njė dėshtim sot pėr tė gjetur pėrgjigje tė pėrshtatshme varet nga negligjenca e vetė muslimanėve dhe se nuk ka tė bėjė fare me Islamin, mėsimet e tė cilit, pėrkundrazi, vazhdimisht i nxisin tė dyja: edhe hulumtimet e zbulimet shkencore edhe ato juridike.



(1) Pėrjashtuar disa fise e grupe etnike tradicionale, i kėtillė ėshtė rasti edhe nė Botėn e Tretė pėr shkak tė difuzionit tė kulturės Perėndimore anekėnd botės. Shiko analizėn e kėtij procesi te The Westernisation of the World (Serge Latouche, La Decouverte, Paris, 1990).

(2) Agresioni ndaj Perėndimit disa herė bėhet kriter me tė cilin muslimanėt e masin edhe pėrkatėsinė e vėrtetė tė tyre ndaj Islamit po edhe tė muslimanėve tė tjerė. Thuajse ėshtė e mjaftueshme qė Islami tė definohet sipas asaj qė s’ėshtė dhe, mbi tė gjitha, pėrmes njė qėndrimi konfliktual. Shikoni diskutimet tona tė mėposhtme.



Kjo ėshtė vetėm pjesa hyrėse e kėtij libri, i cili ėshtė nė pėrkthim e sipėr nga Mr. Rejhan Neziri




shko lart


Ballina | Aktualitet | Islami | Nė Perėndim | Kur'ani | Tefsiri | Hadithi | Akaidi | Fikhu | Etika | Tesavvufi | Filozofia | Sociologjia | Psikologjia | Ekonomia | Historia | Historia e feve | Analiza | Intervista | Dr. I. Bardhi | Dr. Ali Iljazi | Argėtim | Lidhje | L. i vizitorėve | Shkarkime | Harta e faqes

Aktualizuar mė: 27 Jan 2012
info@el-hikmeh.net

Kthehu te permbajtja e faqes | Kthehu te menyja kryesore