EL - HIKMEH

Kėrko

Shko te permbajtja e faqes

Menyja kryesore


Ta presim Ramazanin sikur...

Dr. Ali Iljazi




TA PRESIM RAMAZANIN SIKUR ME QENĖ I FUNDIT



Allahu i madhėrishėm nė Kur'anin fisnik urdhėron e thotė:

"O ju qė besuat, agjėrimi u ėshtė bėrė obligim sikurse qė ishte obligim edhe i atyre qė ishin para jush, kėshtu qė tė bėheni tė devotshėm.

(Jeni tė obliguar pėr) Ditė tė caktuara, e kush ėshtė i sėmurė prej jush ose ėshtė nė udhėtim (e nuk agjėroi), atėherė ai (le tė agjėrojė) mė vonė aq ditė. E ata qė i rėndon ai (nuk mund tė agjėrojnė), janė tė obliguar pėr kompensim, ushqim (ditor), i njė tė varfėri, ai qė nga vullneti jep mė tepėr, ajo ėshtė aq mė mirė pėr te. Mirėpo, po qe se e dini, agjėrimi ėshtė mė i mirė pėr ju.

(Ato ditė tė numėruara janė) Muaji i Ramadanit qė nė te (filloi tė) shpallet Kur'ani, qė ėshtė udhėrrėfyes pėr njerėz dhe sqarues i rrugės sė drejtė dhe dallues (i tė vėrtetės nga gėnjeshtra). E kush e pėrjeton prej jush kėtė muaj le tė agjėrojė, ndėrsa kush ėshtė i sėmurė ose nė udhėtim, le tė agjėrojė aq ditė nga ditėt e mėvonshme. All-llahu me kėtė dėshiron lehtėsim pėr ju, e nuk dėshiron vėshtirėsim pėr ju. (Tė agjėroni ditėt e lėshuara mė vonė) Qė tė plotėsoni numrin, ta madhėroni All-llahun pėr atė se u udhėzoi dhe qė tė falėnderoni." (El - Bekare, 183 - 185)

Kur njeriu kryen njė punė, ose viziton njė vend tė caktuar, apo takohet me njė person tė dashur dhe me kėtė rast mendon qė nuk do tė ketė rastin tjetėr, kjo i fuqizon ndjenjat qė kėtė rast duhet shfrytėzuar sa mė mirė ngase nuk pėrsėritet mė. Kur sahabėt dėgjonin kėshillat e Pejgamberit s.a.v.s. sytė u lotonin, zemrat u dridheshin, thonin:
"Sikur kjo ėshtė kėshilla e fundit, lamtumirėse e cila nuk kthehet mė!?" (Tirmidhiu)

Nė haxhin lamtumirės, Pejgamberi s.a.v.s. para turmės sė mbledhur u drejtoi fjalėt e udhėzimet dhe kėshillave qė ishin pėrmbledhje e pejgamberisė shumėvjeēare. Njė fshehtėsi e kėshillės sė tij drejtuar njė njė sahabiu ishte:
"Kur ngritesh pėr tė falė namazin, fale sikur me qenė i fundit nė jetė!" (Ibn-Maxhxheh)

Paramendoni njeriun i cili falet me sinqeritet duke ditur se ėshtė namazi i fundit i tij . . ., sa do tė mundohet ta kryejė me pėrkushtim . . ., me pėrulėsi . . ., i sinqertė nė lutjet e tija!? Pejgamberi s.a.v.s. na udhėzon dhe kėshillon si tė lirohemi nga kurtha e transformimit tė ibadetit nė adet - imitim.

Pėrse edhe ne nuk pėrpiqemi qė ibadetet tona t'i bėjmė me pėrkushtim, sikur me qenė tė fundit?! Gjithsesi jemi nė udhėtim pa fund. Namazet tona nuk janė tė vetmit qė janė tė ekspozuar rrezikut qė tė transformohen nga ibadeti nė adet.

Ramazani ėshtė mysafiri ynė mė i dashur. Ai do tė na fisnikėrojė nėse ndaj tij jemi fisnik. Me ardhjen e tij, pėrjetojmė ardhjen e bereqetit dhe mirėsive tė panumėrta. Ai ėshtė mysafir qė duhet pritur bukur. Ndoshta dikush prej nesh do ta pret pėr herė tė fundit. Andaj ta gostitim bukur mysafirin e dashur! T'i shfrytėzojmė momentet qė t'i kalojmė me te!
Besimtar tė nderuar, ejani qė bashkėrisht tė arrijmė ndjenjat tė cilat i ka dikush kur me njė tė dashur ndahet pėrgjithmonė, ta forcojmė besimin tonė duke kaluar kėtė muaj tė bekuar nė shkallėn mė tė lartė tė vėmendjes dhe brengės sikurse me qenė i fundit nė jetė duke shpresuar fuqishėm nė shpėrblimin dhe faljen e Allahut ndaj mėkateve tona tė cilat janė tė shumta.

Le tė pėrpiqemi qė kėtė Ramazan, ta studiojmė Kur'anin fisnik duke medituar thellė pėr versetet e tij.

Pėrveē ushqimit trupor le tė pasurohemi me ushqim shpirtėror, tė mundohemi t'i gėzojmė familjet tona, farefisin tonė dhe besimtarėt e tjerė.

Le tė pėrpiqemi tė bėjmė sa mė shumė vepra tė mira.

Kėtė vit le tė pėrpiqemi qė nė vetmi tė bėjmė llogari me vetveten.

Afrohu nė safė me ata qė nuk i njeh! Renditi rreshtat pas imamit me qėllim tė bashkimit tė zemrave nė rrugėn e vėrtetė.

Edhe unė edhe ti kemi armiq. Tė mbrohemi nga ata me lutje.

Pėr ēdo vit dėgjojmė pėr vlerat e mėdha tė kėtij muaji tė bekuar. Mundohu kėtė vit qė brenga yte kryesore tė shfrytėzosh tė gjitha begatitė e kėtij muaji.

Vlera kulmore e ramazanit arrin nė natėn e Kadrit. A ke menduar ndoshta viteve tė kaluara ke lėshuar rastin e kėtyre vlerave? Shfrytėzoje kėtė vit qė sa mė shumė tė kalosh nė ibadet, dhikėr, mirėsi, sepse ndoshta nuk do ta pėrjetosh mė kėtė!

Bjerė vendim tė fuqishėm pėr fillim tė ri me pendim tė sinqertė dhe kthim kah Allahu i madhėrishėm.

Zot i dashur, na beko nė kėtė muaj. Na ndihmo tė agjėrojmė nė mėnyrė tė drejtė dhe na bėj prej atyre qė u ke pranuar agjėrimin dhe na bėj prej tė devotshmėve.



kthehu lart



Ballina | Aktualitet | Islami | Nė Perėndim | Kur'ani | Tefsiri | Hadithi | Akaidi | Fikhu | Etika | Tesavvufi | Filozofia | Sociologjia | Psikologjia | Ekonomia | Historia | Historia e feve | Analiza | Intervista | Dr. I. Bardhi | Dr. Ali Iljazi | Argėtim | Lidhje | L. i vizitorėve | Shkarkime | Harta e faqes

Aktualizuar mė: 14 Mai 2012
info@el-hikmeh.net

Kthehu te permbajtja e faqes | Kthehu te menyja kryesore