Menyja kryesore
Sociologjia
- Tevhidi dhe rendi politik - Dr. Ismail Raxhi el-faruki
- Tevhidi dhe parimi i ummetit - Dr. Ismail Raxhi el-Faruki
- Rendi shoqėror nė Islam - Dr. Ismail Raxhi el-Faruki
- Islami dhe sfidat e globalizimit - dr. Halef Muhammed el-Xherrad
- Idetė socio-politike tė Farabiut - mr. Rejhan Neziri
- Jeta fetare nė Tetovė dhe rrethinė (studim sociologjik) - mr. Rejhan Neziri
- Familja nė Islam - mr. Rejhan Neziri
- Sociologjia islame - dr. Ali Sheriati
...............................................................................................................
Tevhidi dhe rendi politik
Dr. Ismail Raxhi el-Faruki
Vizioni i ummetit ėshtė njė, tė tilla janė edhe ndjenjat a vullneti si dhe veprimi i tij. Ekziston njė konsensus nė mendimin, vendimin, qėndrimin, karakterin dhe armėt e anėtarėve tė ummetit. Ummeti ėshtė njė rend njerėzish i pėrbėrė prej njė konsensusi trepalėsh: mendjes, zemrės dhe armėve. Ai ėshtė njė vėllazėri universale e cila nuk njeh as identitetin racor, as atė etnik. Sipas tij, tė gjithė njerėzit janė njė dhe vlerėsohen vetėm sipas pėrkushtimit e devotshmėrisė. Nė qoftė se ndonjėri prej anėtarėve tė tij fiton dituri, fuqi, ushqim e rehati, detyrė e tij ėshtė qė kėtė ta ndajė me tė tjerėt. Nėse ndonjėri arrinė mirėqenie, sukses apo pėrparim, ėshtė detyrė e tij tu ndihmojė tė tjerėve qė edhe ata ti arrijnė tė njėjtat. Ai ėshtė njė rend i qenieve njerėzore qė vendosin ta qeverisin jetėn e tyre dhe tė gjithė njerėzve tė tjerė sipas vlerave dhe parimeve tė ummetit. Ata mund tu takojnė viseve e bashkėsive tė ndryshme. Anėtarėsimi i tyre nė ummet, Sheriatit i jep autoritetin e plotė mbi dallueshmėritė e tyre. Ummeti nuk mbėshtetet as nė racė, as nė territor, as nė gjuhė, as nė sovranitet politik e ushtarak e as nė histori tė shkuar. Ai mbėshtetet nė fenė Islame. Secili qė vendos Islamin ta marrė si fe tė veten dhe ta drejtojė jetėn e tij sipas ligjeve tė Islamit, ipso facto, bėhet anėtar i ummetit. Ky ėshtė kuptimi i kėrkesės juridike tė Shehādetit. Nuk nevojitet ndonjė kėrkesė tjetėr. Duke e zgjedhur kėtė opcion, secili person e autorizon vetveten qė ti ushtrojė tė gjitha tė drejtat, ti gėzojė tė gjitha privilegjet dhe ti marrė tė gjitha detyrat qė i parasheh Sheriati.
Ky ėshtė kapitulli X i librit Tevhidi implikimet e tij mbi mendimin dhe jetėn (Al-Tawhid Ist Implications for Thought and Life) tė autorit Ismail Raxhi el-Faruki, pėrkth. Rejhan Neziri, bot. Logos-A, Shkup, 2006.
Lexo tekstin e plotė nė
ose
.
Tevhidi dhe parimi i ummetit *
Dr. Ismail R. el-Faruki
Termi ummet nuk ėshtė i pėrkthyeshėm dhe, pėr kėtė arsye, duhet tė pėrdoret nė trajtėn e tij origjinale islame, arabe. Ai nuk ėshtė sinonim as i "popullit", as i "kombit" e as i "shtetit", shprehje kėto qė gjithnjė janė tė determinuara ose nga raca, gjeografia, gjuha dhe historia, ose nga ndonjė kombinim i tė gjitha kėtyre. Nga ana tjetėr, ummeti ėshtė tejvendor (translokal), qė aspak nuk determinohet nga faktorė gjeografikė. Territori i tij nuk ėshtė vetėm e tėrė Toka, por mbarė krijesat. Ummeti nuk ėshtė i kufizuar as edhe nė ndonjė racė. Ai ėshtė tejracor (transracial) dhe tė gjithė njerėzit i konsideron si anėtarė tė tij aktualė apo potencialė. Ai nuk ėshtė as "shtet", sepse ėshtė njė shtet mbarėbotėror qė nė vete mund tė ngėrthejė disa "shtete". Po kėshtu, pėrbėrėsit e ummetit quhen pėrbėrės tė ummetit pavarėsisht nėse ata bijnė apo jo nėn varshmėrinė politike tė ndonjė shteti, qoftė ky edhe ndonjė shtet islam. Ummeti ėshtė njė lloj "Kombesh tė Bashkuara" me njė ideologji tė fortė e pėrmbledhėse, me njė qeveri dhe armatė botėrore qė ka pėr qėllim zbatimin e parimeve dhe vendimeve tė tij. Ummeti ėshtė rendi shoqėror i Islamit, ndėrkaq lėvizja qė e pretendon atė, respektivisht qė kėrkon sendėrtimin e qėllimeve tė tij, quhet ummetizėm.
* Ky ėshtė kapitulli VIII i librit Tevhidi - Implikimet e tij pėr mendimin dhe jetėn, tė autorit Dr. Ismail Raxhi el-Faruki, nga anglishtja pėrktheu Mr. Rejhan Neziri, bot. Logos-A, Shkup, 2006.
Lexo artikullin e plotė nė
ose
.
Rendi shoqėror nė Islam
Dr. Ismail Raxhi el-Faruki
Nė dimensionin e tij shoqėror Islami ėshtė absolutisht i vetėm dhe unik midis feve dhe qytetėrimeve tė cilat i ka njohur bota. Pėrkundėr feve tė tjera botėrore, Islami fenė e pėrkufizon si vetė ēėshtje tė jetės, si vetė lėndė tė hapėsirės-kohės, si vetė proces tė historisė - tė cilėn ai e shpall tė dėlirė, tė mirė dhe tė dėshirueshme nė vetvete, sepse ėshtė krijesė, dhuratė e Zotit. Vetė ēėshtjen e jetės, vetė lėndėn e hapėsirės-kohės, vetė procesin historik - tė gjitha kėto - Islami i shpall elemente pėrbėrėse tė fesė.
Lexo artikullin e plotė nė
ose ![]()
Ky ėshtė kapitulli VII i librit Tevhidi - Implikimet e tij pėr mendimin dhe jetėn, tė autorit Dr. Ismail Raxhi el-Faruki, nga anglishtja pėrktheu Mr. Rejhan Neziri, bot. Logos-A, Shkup, 2006.
Islami dhe sfidat e globalizimit
Dr. Halef Muhammad el-Xherrad
Nga arabishtja: mr. Rejhan Neziri
Ēėshtja e globalizimit nė pesėmbėdhjetė vitet e fundit ka formuar njė bosht themelor pėr njė numėr tė madh tė takimeve e konferencave intelektuale e kulturore si dhe tė dhjetėra veprave, studimeve e hulumtimeve shkencore. Ajo ēka ka rezultuar prej tyre ėshtė se globalizimi paraqet njė sfidė tė madhe tė shekullit aktual pa marrė parasysh dallimet nė pikėnisjet, kėndvėshtrimet dhe pikat e pėrqendrimit sidomos lidhur me vendet nė zhvillim e sipėr dhe me popujt qė mburren me vlerat e tyre kulturore dhe qytetėrimore tė nxjerra nga burimet shpirtėrore universale, siē janė popujt muslimanė. Fjala "el-'avlemeh" ėshtė njė term i ri nė gjuhėn arabe si pėrkthim pėr termin anglez Globalization dhe atij frėng Globalisation, qė tė dy me prejardhje latine nga fjala Glob qė do tė thotė "rruzull tokėsor". ( lexo mė tepėr...)
Burimi: www.annabaa.org
Idetė socio-politike tė Farabiut
Mr. Rejhan Neziri
Duke u mbėshtetur nė mėsimet antike greke lidhur me njeriun si zoon politikon (qenie shoqėrore / politike), Farabiu flet pėr domosdoshmėrinė e krijimit tė shoqėrisė pa tė cilėn jeta e njeriut si individ do tė ishte e pamundshme...; Shoqėria-domosdoshmėria dhe qėllimi i saj; shteti ideal dhe udhėheqėsi i tij; shtetet joideale-tipologjia dhe veēoritė e tyre. ( lexo mė tepėr...)
Jeta fetare nė Tetovė dhe rrethinė
Mr. Rejhan Neziri
Kjo ėshtė njėra kaptinė e punimit tė pabotuar tė magjistraturės sė autorit, ku mėtohet tė identifikohen grupet fetare, religjioziteti, faktorėt e religjiozitetit, bestytnitė etj. nė Tetovė dhe rrethinė. ( lexo mė tepėr...)
Familja nė Islam
Mr. Rejhan Neziri
Familja nga aspekti sociologjik; llojet e familjes; familja nė perėndim; familja te muslimnėt dhe te muslimanėt shqiptarė; familja nė Islam; struktura e familjes islame; funksionet dhe qėllimet e familjes nė Islam...janė disa nga temat e trajtuara nė kėtė punim. ( lexo mė tepėr...)
Sociologjia islame
Dr. Ali Sheriati
Mendimtari, ideologu dhe sociologu iranian Ali Sheriati historinė, historinė e filozofisė, fenė, sheriatin dhe sociologjinė ēdoherė i ka analizuar nga kėndi i qėndrimit monoteist. Kėshtu ėshtė arritur qė monoteizmi tė jetė baza e historisė sė filozofisė qė e ndriēon historinė e njerėzimit dhe bazė e qėndrimit mendimtar dhe ideologjik qė e ndriēon ardhmėrinė e asaj historie. ( lexo mė tepėr...)